Kalo te përmbajtja

Surja Ez-Zumer 39:23 الزمر

Ky është ajeti 23 nga 75 i sures Ez-Zumer, ajeti 4081 nga 6236 në Kuran, xhuzi 23. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 461.

ٱللَّهُ نَزَّلَ أَحۡسَنَ ٱلۡحَدِيثِ كِتَٰبٗا مُّتَشَٰبِهٗا مَّثَانِيَ تَقۡشَعِرُّ مِنۡهُ جُلُودُ ٱلَّذِينَ يَخۡشَوۡنَ رَبَّهُمۡ ثُمَّ تَلِينُ جُلُودُهُمۡ وَقُلُوبُهُمۡ إِلَىٰ ذِكۡرِ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكَ هُدَى ٱللَّهِ يَهۡدِي بِهِۦ مَن يَشَآءُۚ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنۡ هَادٍ

Allahu ka shpallur Fjalën më të bukur (Kuranin) në formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten. Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre e, mandej qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur përmendet Allahu. Ky Libër është udhëzim i Allahut. Nëpërmjet tij Allahu udhëzon kë të dojë. Ndërsa atë që Allahu e shpie në humbje, s’mund ta udhëzojë kush.

39:23 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja Ez-Zumer
0/75
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy Ez-Zumer 39:23 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 39:23

Al-Mukhtasar

Allahu shpalli për ju (o njerëz) po ashtu edhe Fjalën më të dobishme – një Libër, pjesët e të cilit në dukje janë të ngjashme me njëra-tjetrën. Tregimet, gjykimet, përgëzimet dhe paralajmërimet e të cilit përsëriten, por që kanë urtësi e mesazhe të caktuara, që tregojnë vërtetësinë, bukurinë, harmoninë dhe pajtueshmërinë mes tyre. Prej këtij Libri u rrëqethen lëkurat atyre (të diturve) që ia kanë frikën Zotit të tyre, sa herë që i lexojnë kërcënimet e Zotit të tyre. Pastaj, atyre përsëri u zbuten lëkurat e zemrat e tyre, sa herë që në të përmendet Allahu, mëshira e përgëzimi i Tij shpresëdhënës. Ja, pra, ky është udhëzim prej Allahut, me të cilin Allahu udhëzon kë të dëshirojë prej robërve të Vet (nëse në brendësinë e tyre Ai gjen mirësi). Ndërsa atë që Allahu e lë në humbje (për shkak të shpërfilljes së Udhëzimit të Allahut), atë nuk mund ta udhëzojë askush.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
23
Numri i fjalëve
34
Mushafi i Medinës (604 faqe)
461
Mushafi IndoPak (610 faqe)
461
Mushafi Naskh (612 faqe)
462
Në cilën sure është ajeti 39:23?

Surja Ez-Zumer (الزمر). Surja 39 nga 114 · 75 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 39:23?

Xhuzi: 23.

Në cilën faqe është ajeti 39:23?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 461 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 461 · Mushafi Naskh (612 faqe): 462.

Sa fjalë ka ajeti 39:23?

Numri i fjalëve: 34.

Sa shkronja arabe ka ajeti 39:23?

Ajeti 39:23: 130 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 39:23 në Kuran?

Ajeti 39:23 është ajeti 4,081 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja Ez-Zumer?

Surja Ez-Zumer ka 75 ajete. Është surja numër 39 nga 114 suret e Kuranit.

Surja Ez-Zumer është mekase apo medinase?

Surja Ez-Zumer klasifikohet si mekase.

A mund ta dëgjoj ajetin 39:23?

Po. Ajeti 39:23 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren Ez-Zumer?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 75 ajetet dhe 1,172 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play