Surja Ez-Zumer 39:7 الزمر
Ky është ajeti 7 nga 75 i sures Ez-Zumer, ajeti 4065 nga 6236 në Kuran, xhuzi 23. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 459.
إِن تَكۡفُرُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِيٌّ عَنكُمۡۖ وَلَا يَرۡضَىٰ لِعِبَادِهِ ٱلۡكُفۡرَۖ وَإِن تَشۡكُرُواْ يَرۡضَهُ لَكُمۡۗ وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٞ وِزۡرَ أُخۡرَىٰۚ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُم مَّرۡجِعُكُمۡ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَۚ إِنَّهُۥ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ
Nëse ju e mohoni Atë, dijeni se Allahu është vërtet i pavarur prej jush. Megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosmirënjohjen e robërve të Tij, por kënaqet me ju, nëse e falënderoni. Asnjë gjynahqar nuk do t’i mbartë gjynahet e tjetrit. Pastaj, do të ktheheni te Zoti juaj e Ai do t’ju njoftojë për atë që keni bërë, sepse Ai e di vërtet se ç’keni në zemrat tuaja.
39:7 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 39:7
Al-Mukhtasar
Nëse ju (o njerëz) e mohoni Zotin tuaj, atëherë dijeni se Allahu nuk ka nevojë për besimin tuaj dhe mohimi juaj nuk e dëmton Atë aspak. Përkundrazi, mohimi është vetëm në dëmin tuaj, pasi Ai nuk është i kënaqur kur robërit e Tij e mohojnë Atë. E nëse ju e falënderoni Atë për mirësitë që ju ka mundësuar dhe i besoni Atij, atëherë Ai është i kënaqur me mirënjohjen tuaj dhe ka për t’ju shpërblyer. Dijeni se asnjë gjynahqar nuk ka për t’i bartur gjynahet e ndonjë gjynahqari tjetër. Përkundrazi, çdo njeriu do t’i regjistrohet ajo që ka bërë dhe pastaj të gjithë do të ktheheni tek Zoti juaj në Ditën e Gjykimit për të dhënë llogari për gjithçka që keni bërë. Atë Ditë Ai ka për t’ju treguar se çfarë keni bërë në jetën e dynjasë, duke ju ndëshkuar apo shpërblyer sipas Drejtësisë apo Mëshirës së Tij. Madje, Ai është i Gjithëdijshëm edhe për atë që fshehin zemrat e robërve të Vet, se Atij nuk i fshihet asgjë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 23
- Numri i fjalëve
- 31
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 459
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 459
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 460
Në cilën sure është ajeti 39:7?
Surja Ez-Zumer (الزمر). Surja 39 nga 114 · 75 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 39:7?
Xhuzi: 23.
Në cilën faqe është ajeti 39:7?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 459 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 459 · Mushafi Naskh (612 faqe): 460.
Sa fjalë ka ajeti 39:7?
Numri i fjalëve: 31.
Sa shkronja arabe ka ajeti 39:7?
Ajeti 39:7: 126 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 39:7 në Kuran?
Ajeti 39:7 është ajeti 4,065 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Ez-Zumer?
Surja Ez-Zumer ka 75 ajete. Është surja numër 39 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Ez-Zumer është mekase apo medinase?
Surja Ez-Zumer klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 39:7?
Po. Ajeti 39:7 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Ez-Zumer?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 75 ajetet dhe 1,172 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.