Kalo te përmbajtja

Surja Ez-Zumer 39:8 الزمر

Ky është ajeti 8 nga 75 i sures Ez-Zumer, ajeti 4066 nga 6236 në Kuran, xhuzi 23. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 459.

۞ وَإِذَا مَسَّ ٱلۡإِنسَٰنَ ضُرّٞ دَعَا رَبَّهُۥ مُنِيبًا إِلَيۡهِ ثُمَّ إِذَا خَوَّلَهُۥ نِعۡمَةٗ مِّنۡهُ نَسِيَ مَا كَانَ يَدۡعُوٓاْ إِلَيۡهِ مِن قَبۡلُ وَجَعَلَ لِلَّهِ أَندَادٗا لِّيُضِلَّ عَن سَبِيلِهِۦۚ قُلۡ تَمَتَّعۡ بِكُفۡرِكَ قَلِيلًا إِنَّكَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلنَّارِ

Kur njeriun e godet një e keqe, ai i lutet Zotit të vet, duke iu drejtuar me pendesë. E kur atij i vjen një e mirë prej Zotit, ai harron se për çfarë ishte duke u lutur më parë dhe sajon zota të tjerë të barabartë me Allahun, për t’i larguar të tjerët nga rruga e Tij. Thuaj (o Muhamed)282: “Kënaqu pak me mosbesimin tënd! Ti, me siguri, do të jesh nga banorët e zjarrit!”

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 282 Pra, thuaji këtij lloj njeriu.

39:8 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja Ez-Zumer
0/75
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy Ez-Zumer 39:8 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 39:8

Al-Mukhtasar

Mirëpo njeriu është i tillë që, kur atë e godet ndonjë e keqe, si: sëmundje, humbje pasurie apo frikë nga vdekja, ai i lutet Zotit tërë sinqeritet, që t’ia largojë atë fatkeqësi, duke iu drejtuar vetëm Atij e askujt tjetër. Mirëpo, kur atij i jepet ndonjë e mirë nga ana e Tij, duke e shpëtuar apo duke ia kompensuar atë që pati humbur, ai menjëherë harron që i lutej vetëm Atij dhe shkon e i bën Allahut shirk (idhujtari), duke adhuruar dikë (a diçka) tjetër përveç Tij, me qëllim që t’i largojë njerëzit nga Rruga e Allahut (adhurimi vetëm i Tij). Thuaju ( o i Dërguar) mohuesve të tillë: “Kënaqu me mohimin në jetën tënde të shkurtër, pasi ti do të jesh prej banorëve të përjetshëm në Zjarrin e Xhehenemit!”.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
23
Numri i fjalëve
34
Mushafi i Medinës (604 faqe)
459
Mushafi IndoPak (610 faqe)
459
Mushafi Naskh (612 faqe)
460
Në cilën sure është ajeti 39:8?

Surja Ez-Zumer (الزمر). Surja 39 nga 114 · 75 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 39:8?

Xhuzi: 23.

Në cilën faqe është ajeti 39:8?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 459 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 459 · Mushafi Naskh (612 faqe): 460.

Sa fjalë ka ajeti 39:8?

Numri i fjalëve: 34.

Sa shkronja arabe ka ajeti 39:8?

Ajeti 39:8: 121 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 39:8 në Kuran?

Ajeti 39:8 është ajeti 4,066 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja Ez-Zumer?

Surja Ez-Zumer ka 75 ajete. Është surja numër 39 nga 114 suret e Kuranit.

Surja Ez-Zumer është mekase apo medinase?

Surja Ez-Zumer klasifikohet si mekase.

A mund ta dëgjoj ajetin 39:8?

Po. Ajeti 39:8 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren Ez-Zumer?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 75 ajetet dhe 1,172 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play