Surja Gafir 40:28 غافر
Ky është ajeti 28 nga 85 i sures Gafir, ajeti 4161 nga 6236 në Kuran, xhuzi 24. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 470.
وَقَالَ رَجُلٞ مُّؤۡمِنٞ مِّنۡ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ يَكۡتُمُ إِيمَٰنَهُۥٓ أَتَقۡتُلُونَ رَجُلًا أَن يَقُولَ رَبِّيَ ٱللَّهُ وَقَدۡ جَآءَكُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ مِن رَّبِّكُمۡۖ وَإِن يَكُ كَٰذِبٗا فَعَلَيۡهِ كَذِبُهُۥۖ وَإِن يَكُ صَادِقٗا يُصِبۡكُم بَعۡضُ ٱلَّذِي يَعِدُكُمۡۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي مَنۡ هُوَ مُسۡرِفٞ كَذَّابٞ
Por një njeri besimtar, nga të afërmit e Faraonit, i cili fshihte besimin e vet, tha: “Vallë, do të vrisni një njeri vetëm se thotë Allahu është Zoti im”, ndërkohë që ai ju ka sjellë shenja të qarta prej Zotit tuaj?! Nëse është gënjeshtar, atij i përket dënimi i gënjeshtrës së vet e, nëse është i drejtë, atëherë ju do t’ju godasë diçka prej asaj me të cilën ju kërcënohet ai. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me të këqija dhe është gënjeshtar.
40:28 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 40:28
Al-Mukhtasar
Por një burrë besimtar, nga rangu i Faraonit, i cili e fshihte besimin e vet, kundërshtoi e tha: “A dëshironi ta vrisni një njeri, vetëm për shkak se ai thotë: “Zoti im është Allahu!” Ndërkohë, ai ju ka ardhur me argumente e mrekulli të qarta prej Zotit tuaj, me të cilat ai tregon të vërtetën në atë që pretendon?! Edhe nëse supozojmë se ai është mashtrues, atëherë kjo do të jetë në dëm të tij, e juve nuk ju dëmton kjo asgjë. Por, nëse është i drejtë dhe ju e mohoni të vërtetën e tij, atëherë me siguri që ka për t’ju goditur diçka prej asaj që ai është duke thënë. Allahu nuk e udhëzon askënd që është shpërdorues (duke i tejkaluar kufijtë e Tij) dhe që është gënjeshtar (duke i mveshur Allahut dhe të dërguarve të Tij atë që nuk i përket).
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 24
- Numri i fjalëve
- 39
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 470
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 470
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 471
Në cilën sure është ajeti 40:28?
Surja Gafir (غافر). Surja 40 nga 114 · 85 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 40:28?
Xhuzi: 24.
Në cilën faqe është ajeti 40:28?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 470 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 470 · Mushafi Naskh (612 faqe): 471.
Sa fjalë ka ajeti 40:28?
Numri i fjalëve: 39.
Sa shkronja arabe ka ajeti 40:28?
Ajeti 40:28: 144 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 40:28 në Kuran?
Ajeti 40:28 është ajeti 4,161 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Gafir?
Surja Gafir ka 85 ajete. Është surja numër 40 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Gafir është mekase apo medinase?
Surja Gafir klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 40:28?
Po. Ajeti 40:28 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Gafir?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 85 ajetet dhe 1,219 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.