Kalo te përmbajtja

El-Adijat العاديات · Khalid Abdullah al-Qahtani

Reciton Khalid Abdullah al-Qahtani 11 ajete Hafs nga Asimi Murattal

përkthimi: Hasan Efendi Nahi

Lexo suren

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. وَٱلۡعَٰدِيَٰتِ ضَبۡحٗا

    Betohem për ata (kuaj) që vrapojnë duke dihatur,

  2. فَٱلۡمُورِيَٰتِ قَدۡحٗا

    që nxjerrin xixa nga thundrat421

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 421 Pra, nxjerrin xixa, duke goditur gurët me patkonjtë e tyre të hekurt.
  3. فَٱلۡمُغِيرَٰتِ صُبۡحٗا

    dhe trokojnë për sulm në mëngjes,

  4. فَأَثَرۡنَ بِهِۦ نَقۡعٗا

    duke çuar re pluhuri,

  5. فَوَسَطۡنَ بِهِۦ جَمۡعًا

    ndërsa çajnë armikun në dysh,

  6. إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لِرَبِّهِۦ لَكَنُودٞ

    se njeriu është vërtet mosmirënjohës ndaj Zotit të vet,

  7. وَإِنَّهُۥ عَلَىٰ ذَٰلِكَ لَشَهِيدٞ

    dhe ai, pa dyshim, këtë e dëshmon.

  8. وَإِنَّهُۥ لِحُبِّ ٱلۡخَيۡرِ لَشَدِيدٌ

    Vërtet, ai është i babëzitur për pasuri.

  9. ۞ أَفَلَا يَعۡلَمُ إِذَا بُعۡثِرَ مَا فِي ٱلۡقُبُورِ

    Vallë, a nuk e di ai se kur të nxirren jashtë ata që gjenden në varre422

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 422 Pra, kur Allahu i Lartmadhëruar të ringjallë të vdekurit.
  10. وَحُصِّلَ مَا فِي ٱلصُّدُورِ

    dhe, kur të dalë në shesh ajo që është në gjokse,

  11. إِنَّ رَبَّهُم بِهِمۡ يَوۡمَئِذٖ لَّخَبِيرُۢ

    Zoti i tyre, me siguri, atë Ditë di çdo gjë për ta?!

0/11
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Khalid Abdullah al-Qahtani El-Adijat 100:1 0:00 0:00

Sure të tjera nga Khalid Abdullah al-Qahtani

Recitues të tjerë

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play