Kalo te përmbajtja

Et-Tin التين · Ahmad Nauina

Reciton Ahmad Nauina 8 ajete Hafs nga Asimi Murattal

përkthimi: Hasan Efendi Nahi

Lexo suren

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. وَٱلتِّينِ وَٱلزَّيۡتُونِ

    Për fikun dhe ullirin,

  2. وَطُورِ سِينِينَ

    për malin e Sinait

  3. وَهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ ٱلۡأَمِينِ

    dhe për këtë Qytet të sigurt (Mekën)414,

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 414 Sipas disa dijetarëve, në tre vargjet e para, Allahu i Madhëruar është betuar për tre vende, prej të cilave ka nisur tre nga të dërguarit më të mëdhenj: Isanë (a.s.), Musanë (a.s.) dhe Muhamedin (a.s.). Kështu, fiku dhe ulliri simbolizojnë Jerusalemin, qytetin e Isait (a.s.), sepse ai është vendi i fiqve dhe i ullinjve. Mali i Sinait është vendi, ku Allahu ka folur me Musain (a.s.), ndërsa Qyteti i sigurt është Meka, qyteti i Muhamedit (a.s.), sepse kështu është cilësuar ky vend në Kuran, në suren 2, vargu 126.
  4. لَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ فِيٓ أَحۡسَنِ تَقۡوِيمٖ

    Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer,

  5. ثُمَّ رَدَدۡنَٰهُ أَسۡفَلَ سَٰفِلِينَ

    pastaj e çuam atë (kur nuk beson) në gjendjen më të ulët,

  6. إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَلَهُمۡ أَجۡرٌ غَيۡرُ مَمۡنُونٖ

    përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira: ata do të kenë shpërblime të pandërprera.

  7. فَمَا يُكَذِّبُكَ بَعۡدُ بِٱلدِّينِ

    Atëherë, çfarë të shtyn ty (o njeri), që ta mohosh Ditën e Kiametit?

  8. أَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِأَحۡكَمِ ٱلۡحَٰكِمِينَ

    A nuk është Allahu Gjykatësi më i drejtë?!

0/8
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Ahmad Nauina Et-Tin 95:1 0:00 0:00

Sure të tjera nga Ahmad Nauina

Recitues të tjerë

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play