Surja Jusuf 12:76 يوسف
Ky është ajeti 76 nga 111 i sures Jusuf, ajeti 1672 nga 6236 në Kuran, xhuzi 13. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 244.
فَبَدَأَ بِأَوۡعِيَتِهِمۡ قَبۡلَ وِعَآءِ أَخِيهِ ثُمَّ ٱسۡتَخۡرَجَهَا مِن وِعَآءِ أَخِيهِۚ كَذَٰلِكَ كِدۡنَا لِيُوسُفَۖ مَا كَانَ لِيَأۡخُذَ أَخَاهُ فِي دِينِ ٱلۡمَلِكِ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُۚ نَرۡفَعُ دَرَجَٰتٖ مَّن نَّشَآءُۗ وَفَوۡقَ كُلِّ ذِي عِلۡمٍ عَلِيمٞ
Dhe nisi të kontrollojë barrët e tyre para barrës së vëllait të Jusufit. Pastaj nxori gotën nga barra e vëllait të tij. Kështu, Ne e mësuam Jusufin, që ta bënte këtë dredhi. Ai, sipas ligjit të mbretit nuk mund ta merrte (për skllav) vëllanë e vet, përveç se me vullnetin e Allahut. Ne e ngremë lart atë që duam, e mbi çdo të ditur është një i Gjithëdijshëm.
12:76 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 12:76
Al-Mukhtasar
Kështu ata u kthyen tek Jusufi, që t’u kontrollonte ngarkesat. Ai filloi me kontrollimin e ngarkesave të vëllezërve të vet jo të lindjes, para se të kontrollonte ngarkesën e vëllait të vet të lindjes, në mënyrë që të fshihte planin e tij. Në fund kontrolloi ngarkesën e vëllait të vet të lindjes, duke nxjerrë kupën e mbretit prej saj. Ashtu siç Ne planifikuam për Jusufin, duke e drejtuar atë që të vendoste kupën në ngarkesën e vëllait të vet, ashtu planifikuam për të edhe një çështje tjetër: që të mbante vëllain e vet sipas ndëshkimit të ligjit nga vendi i tij, me pengmbajtjen e vjedhësit. Kjo nuk do të ishte realizuar nëse do të zbatohej ndëshkimi i ligjit të mbretit ndaj vjedhësit, i cili ishte me rrahje dhe gjobë për të, përveç nëse Allahu do dëshironte ndryshe, e për këtë Ai është i Plotfuqishëm. Kështu ua ngremë pozitat edhe atyre që dëshirojmë prej robve Tanë, ashtu siç ia ngritëm pozitën Jusufit. Mbi çdo njeri të ditur është dikush që është edhe më i ditur se ai dhe mbi dijen e të gjithëve është Dija e Allahut, i Cili di çdo gjë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 13
- Numri i fjalëve
- 33
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 244
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 244
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 245
Në cilën sure është ajeti 12:76?
Surja Jusuf (يوسف). Surja 12 nga 114 · 111 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 12:76?
Xhuzi: 13.
Në cilën faqe është ajeti 12:76?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 244 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 244 · Mushafi Naskh (612 faqe): 245.
Sa fjalë ka ajeti 12:76?
Numri i fjalëve: 33.
Sa shkronja arabe ka ajeti 12:76?
Ajeti 12:76: 122 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 12:76 në Kuran?
Ajeti 12:76 është ajeti 1,672 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Jusuf?
Surja Jusuf ka 111 ajete. Është surja numër 12 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Jusuf është mekase apo medinase?
Surja Jusuf klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 12:76?
Po. Ajeti 12:76 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Jusuf?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 111 ajetet dhe 1,777 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.