Kalo te përmbajtja
Ajet pas ajeti

Rreth sures

Surja Abese është surja numër 80 nga 114 suret e Kuranit, klasifikohet si mekase dhe ka 42 ajete. Në mushafin e Medinës (604 faqe) fillon në faqen 585.

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. عَبَسَ وَتَوَلَّىٰٓ

    Ai393 u vrenjt dhe ktheu kurrizin,

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 393 Muhamedi (a.s.).
  2. أَن جَآءَهُ ٱلۡأَعۡمَىٰ

    kur i erdhi pranë i verbri.

  3. وَمَا يُدۡرِيكَ لَعَلَّهُۥ يَزَّكَّىٰٓ

    E ku e di ti, ndoshta ai dëshironte të pastrohej (nga gjynahet)

  4. أَوۡ يَذَّكَّرُ فَتَنفَعَهُ ٱلذِّكۡرَىٰٓ

    ose të merrte këshillë, e këshilla t’i sillte dobi atij?!

  5. أَمَّا مَنِ ٱسۡتَغۡنَىٰ

    Sa për atë që është i pasur,

  6. فَأَنتَ لَهُۥ تَصَدَّىٰ

    ti atij po i kushton vëmendje,

  7. وَمَا عَلَيۡكَ أَلَّا يَزَّكَّىٰ

    megjithëse nuk ke përgjegjësi, nëse ai nuk dëshiron të pastrohet.

  8. وَأَمَّا مَن جَآءَكَ يَسۡعَىٰ

    Sa për atë që të vjen duke nxituar

  9. وَهُوَ يَخۡشَىٰ

    dhe ndien frikë (nga Allahu),

  10. فَأَنتَ عَنۡهُ تَلَهَّىٰ

    ti atij nuk po ia vë veshin.

  11. كـَلَّآ إِنَّهَا تَذۡكِرَةٞ

    Mos vepro ashtu! Në të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë,

  12. فَمَن شَآءَ ذَكَرَهُۥ

    pra, kush të dojë, le të marrë këshillë!

  13. فِي صُحُفٖ مُّكَرَّمَةٖ

    Ai ndodhet në Faqe të nderuara,394

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 394 Në Leuhi Mahfûdh.
  14. مَّرۡفُوعَةٖ مُّطَهَّرَةِۭ

    të lartësuara, të pastra,

  15. بِأَيۡدِي سَفَرَةٖ

    në duart e shkruesve (engjëj)

  16. كِرَامِۭ بَرَرَةٖ

    të ndershëm dhe të drejtë.

  17. قُتِلَ ٱلۡإِنسَٰنُ مَآ أَكۡفَرَهُۥ

    Mallkuar qoftë njeriu! Sa mosmirënjohës që është ai!

  18. مِنۡ أَيِّ شَيۡءٍ خَلَقَهُۥ

    Prej çfarë gjëje e krijon Allahu atë?

  19. مِن نُّطۡفَةٍ خَلَقَهُۥ فَقَدَّرَهُۥ

    Prej pikës së farës e krijon dhe i jep përmasa të rregullta.

  20. ثُمَّ ٱلسَّبِيلَ يَسَّرَهُۥ

    Më pas ia lehtëson rrugën (e lindjes)

  21. ثُمَّ أَمَاتَهُۥ فَأَقۡبَرَهُۥ

    e pastaj e vdes dhe i cakton një varr,

  22. ثُمَّ إِذَا شَآءَ أَنشَرَهُۥ

    dhe, kur të dojë, Ai e ringjall.

  23. كـَلَّا لَمَّا يَقۡضِ مَآ أَمَرَهُۥ

    E megjithatë, njeriu ende nuk i ka plotësuar ato që i ka urdhëruar Ai!

  24. فَلۡيَنظُرِ ٱلۡإِنسَٰنُ إِلَىٰ طَعَامِهِۦٓ

    Le të mendojë njeriu për ushqimin e vet:

  25. أَنَّا صَبَبۡنَا ٱلۡمَآءَ صَبّٗا

    Jemi Ne që lëshojmë ujë me bollëk,

  26. ثُمَّ شَقَقۡنَا ٱلۡأَرۡضَ شَقّٗا

    pastaj e çajmë tokën në thellësi

  27. فَأَنۢبَتۡنَا فِيهَا حَبّٗا

    dhe nxjerrim prej saj drithërat,

  28. وَعِنَبٗا وَقَضۡبٗا

    rrushin e perimet,

  29. وَزَيۡتُونٗا وَنَخۡلٗا

    ullirin e palmat,

  30. وَحَدَآئِقَ غُلۡبٗا

    kopshtet e dendura,

  31. وَفَٰكِهَةٗ وَأَبّٗا

    pemët dhe gjithë barërat,

  32. مَّتَٰعٗا لَّكُمۡ وَلِأَنۡعَٰمِكُمۡ

    që t’i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.

  33. فَإِذَا جَآءَتِ ٱلصَّآخَّةُ

    Por, kur të vijë Ushtima,

  34. يَوۡمَ يَفِرُّ ٱلۡمَرۡءُ مِنۡ أَخِيهِ

    atë Ditë njeriu do të ikë nga i vëllai,

  35. وَأُمِّهِۦ وَأَبِيهِ

    nga e ëma dhe nga i ati,

  36. وَصَٰحِبَتِهِۦ وَبَنِيهِ

    nga e shoqja dhe nga fëmijët e vet.

  37. لِكُلِّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُمۡ يَوۡمَئِذٖ شَأۡنٞ يُغۡنِيهِ

    Atë Ditë, secili prej tyre do të ketë aq shqetësim për veten, sa do t’i mjaftojë.

  38. وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٖ مُّسۡفِرَةٞ

    Atë Ditë do të ketë fytyra rrëzëllore,

  39. ضَاحِكَةٞ مُّسۡتَبۡشِرَةٞ

    të qeshura e të gëzuara.

  40. وَوُجُوهٞ يَوۡمَئِذٍ عَلَيۡهَا غَبَرَةٞ

    Atë Ditë do të ketë (edhe) fytyra të pluhurosura,

  41. تَرۡهَقُهَا قَتَرَةٌ

    që do t’i mbulojë errësira.

  42. أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡكَفَرَةُ ٱلۡفَجَرَةُ

    Këta janë jobesimtarët, gjynahqarët.

0/42
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy Abese 0:00 0:00

Surja Abese në mushaf

Zbritja
mekase
Xhuzi
30
Numri i fjalëve
133
Mushafi i Medinës (604 faqe)
585
Mushafi IndoPak (610 faqe)
589-590
Mushafi Naskh (612 faqe)
590-591

Pyetje rreth sures Abese

Sa ajete ka surja Abese?

Surja Abese ka 42 ajete. Është surja numër 80 nga 114 suret e Kuranit.

Në cilin xhuz është surja Abese?

Surja Abese: xhuzi 30 nga 30.

Surja Abese është mekase apo medinase?

Surja Abese klasifikohet si mekase.

Në cilën faqe është surja Abese?

Surja Abese në mushafin e Medinës (604 faqe): 585. Në mushafin IndoPak (610 faqe): 589-590. Në mushafin Naskh (612 faqe): 590-591.

Sa fjalë ka surja Abese?

Surja Abese: 133 fjalë, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe.

Sa shkronja arabe ka surja Abese?

Surja Abese: 548 shkronja, të numëruara nga i njëjti tekst uthmani, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet surja Abese në Kuran?

Surja Abese shkon nga ajeti 5,759 deri te ajeti 5,800 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

A ka surja Abese ajet sexhdeje?

Jo. Surja Abese nuk mban shenjë sexhdeje në mushafin e Medinës; nga 114 suret, 14 e mbajnë.

A mund ta dëgjoj suren Abese?

Po. Të 42 ajetet e sures Abese luhen këtu ajet pas ajeti, në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren Abese?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 42 ajetet dhe 133 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Dëgjo suren Abese

Recituesit e Kuranit

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play