Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
Rreth sures
Surja En-Naziat është surja numër 79 nga 114 suret e Kuranit, klasifikohet si mekase dhe ka 46 ajete. Në mushafin e Medinës (604 faqe) fillon në faqen 583.
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلنَّٰزِعَٰتِ غَرۡقٗا
Për ata (engjëj) që marrin me forcë,389
Shënimet e përkthyesit (1)
- 389 D.m.th. shpirtrat e jobesimtarëve.
وَٱلنَّٰشِطَٰتِ نَشۡطٗا
për ata që marrin butësisht,390
Shënimet e përkthyesit (1)
- 390 D.m.th. shpirtrat e besimtarëve.
وَٱلسَّٰبِحَٰتِ سَبۡحٗا
për ata që notojnë në hapësirë,
فَٱلسَّٰبِقَٰتِ سَبۡقٗا
për ata që nxitojnë,391
Shënimet e përkthyesit (1)
- 391 D.m.th. të fusin në Xhenet shpirtrat e mirë.
فَٱلۡمُدَبِّرَٰتِ أَمۡرٗا
dhe për ata që i rregullojnë punët!392
Shënimet e përkthyesit (1)
- 392 D.m.th. zbatojnë urdhrat e Allahut në univers.
يَوۡمَ تَرۡجُفُ ٱلرَّاجِفَةُ
Ditën kur do të dridhet gjithçka nga ushtima (që lajmëron Kiametin),
تَتۡبَعُهَا ٱلرَّادِفَةُ
e cila do ta ndiqet nga një e dytë,
قُلُوبٞ يَوۡمَئِذٖ وَاجِفَةٌ
disa zemra do të jenë të mbushura me tmerr
أَبۡصَٰرُهَا خَٰشِعَةٞ
e shikimet e tyre do të bien përdhe.
يَقُولُونَ أَءِنَّا لَمَرۡدُودُونَ فِي ٱلۡحَافِرَةِ
Ata thonë: “Vallë, vërtet do të rikthehemi në jetë?!
أَءِذَا كُنَّا عِظَٰمٗا نَّخِرَةٗ
A thua, edhe kur të bëhemi eshtra të thërrmuara?!”
قَالُواْ تِلۡكَ إِذٗا كَرَّةٌ خَاسِرَةٞ
Dhe thonë: “Po qe kështu, atëherë ky kthim do të jetë humbje (për ne)!”
فَإِنَّمَا هِيَ زَجۡرَةٞ وَٰحِدَةٞ
Por, ajo do të jetë veç një fryrje e vetme (e Surit)
فَإِذَا هُم بِٱلسَّاهِرَةِ
dhe ata përnjëherësh do të brofin (të ringjallur).
هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ مُوسَىٰٓ
A e ke dëgjuar (o Muhamed) historinë e Musait?
إِذۡ نَادَىٰهُ رَبُّهُۥ بِٱلۡوَادِ ٱلۡمُقَدَّسِ طُوًى
Zoti i tij e thirri në luginën e shenjtë të Tuvas dhe i tha:
ٱذۡهَبۡ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ
“Shko te Faraoni, se ai, me të vërtetë, ka kaluar çdo kufi;
فَقُلۡ هَل لَّكَ إِلَىٰٓ أَن تَزَكَّىٰ
dhe thuaji: “A do ta pastrosh veten,
وَأَهۡدِيَكَ إِلَىٰ رَبِّكَ فَتَخۡشَىٰ
dhe të të udhëzoj te Zoti yt, që t’i frikësohesh?”
فَأَرَىٰهُ ٱلۡأٓيَةَ ٱلۡكُبۡرَىٰ
Musai ia tregoi mrekullinë më të madhe,
فَكَذَّبَ وَعَصَىٰ
por ai (Faraoni) e mohoi dhe e kundërshtoi.
ثُمَّ أَدۡبَرَ يَسۡعَىٰ
Pastaj i ktheu shpinën, duke u përpjekur (kundër së vërtetës)
فَحَشَرَ فَنَادَىٰ
dhe tuboi njerëzit e u deklaroi:
فَقَالَ أَنَا۠ رَبُّكُمُ ٱلۡأَعۡلَىٰ
“Unë jam zoti juaj më i lartë!”
فَأَخَذَهُ ٱللَّهُ نَكَالَ ٱلۡأٓخِرَةِ وَٱلۡأُولَىٰٓ
Prandaj Allahu e goditi atë me dënim në jetën tjetër dhe në këtë jetë.
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَعِبۡرَةٗ لِّمَن يَخۡشَىٰٓ
Kjo është këshillë për ata që i frikësohen Allahut.
ءَأَنتُمۡ أَشَدُّ خَلۡقًا أَمِ ٱلسَّمَآءُۚ بَنَىٰهَا
Cili është më i vështirë: krijimi i juaj apo i qiellit, të cilin Ai e ndërtoi,
رَفَعَ سَمۡكَهَا فَسَوَّىٰهَا
ia ngriti lart kupën dhe e përsosi.
وَأَغۡطَشَ لَيۡلَهَا وَأَخۡرَجَ ضُحَىٰهَا
Netët i bëri të errëta, kurse ditët të ndritshme.
وَٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ ذَٰلِكَ دَحَىٰهَآ
Pastaj e shtriu rrafsh Tokën,
أَخۡرَجَ مِنۡهَا مَآءَهَا وَمَرۡعَىٰهَا
dhe, nga ajo nxori ujërat dhe bëri kullotat,
وَٱلۡجِبَالَ أَرۡسَىٰهَا
kurse malet i bëri të patundshme,
مَتَٰعٗا لَّكُمۡ وَلِأَنۡعَٰمِكُمۡ
që t’i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.
فَإِذَا جَآءَتِ ٱلطَّآمَّةُ ٱلۡكُبۡرَىٰ
Kur të arrijë gjëma më e madhe,
يَوۡمَ يَتَذَكَّرُ ٱلۡإِنسَٰنُ مَا سَعَىٰ
atë Ditë njeriu do të kujtojë gjithçka që ka bërë
وَبُرِّزَتِ ٱلۡجَحِيمُ لِمَن يَرَىٰ
dhe Zjarri flakërues do t’i tregohet çdokujt që sheh.
فَأَمَّا مَن طَغَىٰ
Atëherë, ai që ka shkelur gjithçka
وَءَاثَرَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا
dhe ka parapëlqyer jetën e kësaj bote,
فَإِنَّ ٱلۡجَحِيمَ هِيَ ٱلۡمَأۡوَىٰ
sigurisht që do të ketë për strehë Xhehenemin.
وَأَمَّا مَنۡ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِۦ وَنَهَى ٱلنَّفۡسَ عَنِ ٱلۡهَوَىٰ
Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat,
فَإِنَّ ٱلۡجَنَّةَ هِيَ ٱلۡمَأۡوَىٰ
pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin.
يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلسَّاعَةِ أَيَّانَ مُرۡسَىٰهَا
Të pyesin ty për Orën (e Kiametit) se kur do të ndodhë.
فِيمَ أَنتَ مِن ذِكۡرَىٰهَآ
Çfarë rëndësie ka për ty që ta përmendësh atë?
إِلَىٰ رَبِّكَ مُنتَهَىٰهَآ
Tek Zoti yt është fundi i (dijenisë rreth) saj.
إِنَّمَآ أَنتَ مُنذِرُ مَن يَخۡشَىٰهَا
Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i frikësohen asaj.
كَأَنَّهُمۡ يَوۡمَ يَرَوۡنَهَا لَمۡ يَلۡبَثُوٓاْ إِلَّا عَشِيَّةً أَوۡ ضُحَىٰهَا
Ditën kur do ta shohin atë, (njerëzve) do t’u duket se kanë qëndruar (në Tokë) veç një mbrëmje apo një mëngjes.
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Surja En-Naziat në mushaf
- Zbritja
- mekase
- Xhuzi
- 30
- Numri i fjalëve
- 179
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 583-584
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 587-589
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 588-590
Pyetje rreth sures En-Naziat
Sa ajete ka surja En-Naziat?
Surja En-Naziat ka 46 ajete. Është surja numër 79 nga 114 suret e Kuranit.
Në cilin xhuz është surja En-Naziat?
Surja En-Naziat: xhuzi 30 nga 30.
Surja En-Naziat është mekase apo medinase?
Surja En-Naziat klasifikohet si mekase.
Në cilën faqe është surja En-Naziat?
Surja En-Naziat në mushafin e Medinës (604 faqe): 583-584. Në mushafin IndoPak (610 faqe): 587-589. Në mushafin Naskh (612 faqe): 588-590.
Sa fjalë ka surja En-Naziat?
Surja En-Naziat: 179 fjalë, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe.
Sa shkronja arabe ka surja En-Naziat?
Surja En-Naziat: 770 shkronja, të numëruara nga i njëjti tekst uthmani, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet surja En-Naziat në Kuran?
Surja En-Naziat shkon nga ajeti 5,713 deri te ajeti 5,758 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
A ka surja En-Naziat ajet sexhdeje?
Jo. Surja En-Naziat nuk mban shenjë sexhdeje në mushafin e Medinës; nga 114 suret, 14 e mbajnë.
A mund ta dëgjoj suren En-Naziat?
Po. Të 46 ajetet e sures En-Naziat luhen këtu ajet pas ajeti, në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Naziat?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 46 ajetet dhe 179 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.
Dëgjo suren En-Naziat
- Mishary Alafasy مشاري العفاسي Hafs nga AsimiMurattal
- AbdulBaset (Murattal) عبدالباسط عبدالصمد Hafs nga AsimiMurattal
- AbdulBaset AbdulSamad عبدالباسط عبدالصمد Hafs nga AsimiMuxheved
- Minshawi (Murattal) محمد صديق المنشاوي Hafs nga AsimiMurattal
- As-Sudais عبدالرحمن السديس Hafs nga AsimiMurattal
- Abu Bakr ash-Shatri أبو بكر الشاطري Hafs nga AsimiMurattal