Kalo te përmbajtja

Surja El-Ahkaf 46:15 الأحقاف

Ky është ajeti 15 nga 35 i sures El-Ahkaf, ajeti 4525 nga 6236 në Kuran, xhuzi 26. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 504.

وَوَصَّيۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ بِوَٰلِدَيۡهِ إِحۡسَٰنًاۖ حَمَلَتۡهُ أُمُّهُۥ كُرۡهٗا وَوَضَعَتۡهُ كُرۡهٗاۖ وَحَمۡلُهُۥ وَفِصَٰلُهُۥ ثَلَٰثُونَ شَهۡرًاۚ حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ أَشُدَّهُۥ وَبَلَغَ أَرۡبَعِينَ سَنَةٗ قَالَ رَبِّ أَوۡزِعۡنِيٓ أَنۡ أَشۡكُرَ نِعۡمَتَكَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَٰلِدَيَّ وَأَنۡ أَعۡمَلَ صَٰلِحٗا تَرۡضَىٰهُ وَأَصۡلِحۡ لِي فِي ذُرِّيَّتِيٓۖ إِنِّي تُبۡتُ إِلَيۡكَ وَإِنِّي مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ

Njeriun e kemi porositur të jetë i sjellshëm ndaj prindërve të vet. Nëna e mbart atë me mund dhe me mund e lind. Ai mbartet dhe ushqehet me gji për tridhjetë muaj dhe, kur arrin në moshën e burrërisë e i mbush dyzet vjet, ai thotë: “O Zoti im! Më frymëzo që të të falënderoj për begatitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur! Më dhuro pasardhës të mirë! Tek Ti kthehem i penduar dhe Ty të dorëzohem!”.

46:15 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Ahkaf
0/35
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Ahkaf 46:15 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 46:15

Al-Mukhtasar

Pasi në dy ajetet e mësipërme Allahu i Madhëruar ka përmendur Njësimin e Tij, sinqeritetin dhe qëndrueshmërinë që duhet treguar në adhurimin e Tij, në ajetin në vijim bashkëngjit porosinë e sjelljes mirë me prindërit. 15 Ne e kemi urdhëruar njeriun prerazi; që të tregohet sa më i mirë e bamirës me prindërit e vet; si gjatë jetës së tyre, duke iu bindur e duke i dashur, ashtu edhe pas vdekjes së tyre, duke kërkuar falje e mëshirë me lutje për ta. Sidomos ndaj nënës, e cila e ka mbajtur atë në barkun e saj, me mund pas mundi dhe e ka lindur me dhimbje e vështirësi të madhe; ku vetëm mbajtja në barkun e saj, bashkë me periudhën e gjidhënies, zgjasin tridhjetë muaj. Ndërsa meraku e kujdesi i tyre e shoqërojnë atë, derisa ai arrin moshën e fuqisë dhe mbush dyzet vjet të jetës së tij. Vetëm pas kësaj moshe e pjekurie mendore, ai e kupton mirësinë e Allahut ndaj tij e ndaj prindërve të vet dhe thotë: “Zoti im, ma mundëso që të tregohem mirënjohës ndaj Teje për mirësinë Tënde, që ma ke dhuruar mua dhe prindërve të mi, duke të njohur Ty. Ma mundëso që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti je i Kënaqur, si dhe më përmirëso në edukimin e pasardhësve të mi! Unë pendohem tek Ti për gjynahet dhe mangësitë e mia dhe unë jam musliman (që të nënshtrohem)!”

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
26
Numri i fjalëve
45
Mushafi i Medinës (604 faqe)
504
Mushafi IndoPak (610 faqe)
503
Mushafi Naskh (612 faqe)
504
Në cilën sure është ajeti 46:15?

Surja El-Ahkaf (الأحقاف). Surja 46 nga 114 · 35 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 46:15?

Xhuzi: 26.

Në cilën faqe është ajeti 46:15?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 504 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 503 · Mushafi Naskh (612 faqe): 504.

Sa fjalë ka ajeti 46:15?

Numri i fjalëve: 45.

Sa shkronja arabe ka ajeti 46:15?

Ajeti 46:15: 186 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 46:15 në Kuran?

Ajeti 46:15 është ajeti 4,525 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Ahkaf?

Surja El-Ahkaf ka 35 ajete. Është surja numër 46 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Ahkaf është mekase apo medinase?

Surja El-Ahkaf klasifikohet si mekase.

A mund ta dëgjoj ajetin 46:15?

Po. Ajeti 46:15 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Ahkaf?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 35 ajetet dhe 643 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play