Kalo te përmbajtja

Surja El-En'am 6:128 الأنعام

Ky është ajeti 128 nga 165 i sures El-En'am, ajeti 917 nga 6236 në Kuran, xhuzi 8. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 144.

وَيَوۡمَ يَحۡشُرُهُمۡ جَمِيعٗا يَٰمَعۡشَرَ ٱلۡجِنِّ قَدِ ٱسۡتَكۡثَرۡتُم مِّنَ ٱلۡإِنسِۖ وَقَالَ أَوۡلِيَآؤُهُم مِّنَ ٱلۡإِنسِ رَبَّنَا ٱسۡتَمۡتَعَ بَعۡضُنَا بِبَعۡضٖ وَبَلَغۡنَآ أَجَلَنَا ٱلَّذِيٓ أَجَّلۡتَ لَنَاۚ قَالَ ٱلنَّارُ مَثۡوَىٰكُمۡ خَٰلِدِينَ فِيهَآ إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُۚ إِنَّ رَبَّكَ حَكِيمٌ عَلِيمٞ

Ditën kur Ai do t’i tubojë të gjithë, do të thotë: “O tog i xhindeve! Ju keni mashtruar shumë njerëz!” - Ithtarët e tyre midis njerëzve do të thonë: “O Zoti ynë! Ne u kënaqëm me njëri tjetrin dhe arritëm në afatin tonë, të cilin na e pate caktuar Ti”. Allahu do të thotë: “Zjarri është vendbanimi juaj. Atje do të qëndroni përherë, veç nëse Allahu dëshiron ndryshe. Zoti yt është vërtet i Urtë e i Gjithëdijshëm.

6:128 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-En'am
0/165
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-En'am 6:128 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 6:128

Al-Mukhtasar

Përkujto, o i Dërguar, Ditën kur do t’i bashkojë Allahu të dyja bashkësitë, njerëzit dhe xhindet, e do t’u thotë: “O bashkësi e xhindeve! Vërtet që ju e keni devijuar shumicën e njerëzve dhe i keni penguar prej Rrugës së Allahut!” Aty do thonë ndjekësit e tyre nga mesi i njerëzve, duke iu përgjigjur Zotit të tyre: “O Zoti ynë, secila palë prej nesh ka përfituar prej palës tjetër. Xhindet përfituan nga nderimi i njerëzive për ata dhe njerëzit përfituan duke plotësuar dëshirat nëpërmjet xhindeve. Kështu vazhduam, derisa arritëm afatin e fundit që Ti kishe caktuar për ne e që është Dita e Gjykimit.” Atëherë, Allahu thotë: “Zjarri do të jetë vendqëndrimi juaj, ku do të jeni përgjithmonë, përveç kohës që dëshiron Allahu”. Ajo është koha e caktuar nga çasti i ringjalljes e derisa të hyjnë në Xhehenem, pasi kjo periudhë është përjashtuar prej Allahut nga përjetësia e tyre në Zjarr. Zoti yt, o i Dërguar, është i Urtë në atë që Ai cakton dhe rregullon. Ai është i Gjithëdijshëm rreth robërve të Vet, si dhe kush e meriton këtë dënim.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
8
Numri i fjalëve
35
Mushafi i Medinës (604 faqe)
144
Mushafi IndoPak (610 faqe)
144
Mushafi Naskh (612 faqe)
145
Në cilën sure është ajeti 6:128?

Surja El-En'am (الأنعام). Surja 6 nga 114 · 165 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 6:128?

Xhuzi: 8.

Në cilën faqe është ajeti 6:128?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 144 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 144 · Mushafi Naskh (612 faqe): 145.

Sa fjalë ka ajeti 6:128?

Numri i fjalëve: 35.

Sa shkronja arabe ka ajeti 6:128?

Ajeti 6:128: 149 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 6:128 në Kuran?

Ajeti 6:128 është ajeti 917 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-En'am?

Surja El-En'am ka 165 ajete. Është surja numër 6 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-En'am është mekase apo medinase?

Surja El-En'am klasifikohet si mekase.

A mund ta dëgjoj ajetin 6:128?

Po. Ajeti 6:128 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-En'am?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 165 ajetet dhe 3,050 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play