Surja El-Enfal 8:41 الأنفال
Ky është ajeti 41 nga 75 i sures El-Enfal, ajeti 1201 nga 6236 në Kuran, xhuzi 10. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 182.
۞ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّمَا غَنِمۡتُم مِّن شَيۡءٖ فَأَنَّ لِلَّهِ خُمُسَهُۥ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِي ٱلۡقُرۡبَىٰ وَٱلۡيَتَٰمَىٰ وَٱلۡمَسَٰكِينِ وَٱبۡنِ ٱلسَّبِيلِ إِن كُنتُمۡ ءَامَنتُم بِٱللَّهِ وَمَآ أَنزَلۡنَا عَلَىٰ عَبۡدِنَا يَوۡمَ ٱلۡفُرۡقَانِ يَوۡمَ ٱلۡتَقَى ٱلۡجَمۡعَانِۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ
Ta dini se çfarëdo që të fitoni si plaçkë lufte, një e pesta i takon Allahut, të Dërguarit dhe farefisit të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarit (që ka ngelur në rrugë), nëse besoni në Allahun dhe në atë që ia kemi shpallur robit Tonë në ditën e fitores (luftën e Bedrit), atë ditë kur u ndeshën dy ushtritë. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
8:41 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 8:41
Al-Mukhtasar
Dijeni, o besimtarë! Çfarëdo plaçke që të fitoni gjatë luftës në mbrojtje të Rrugës së Allahut, ajo duhet të ndahet në pesë pjesë: katër prej tyre u jepen luftëtarëve. Një e pesta e mbetur ndahet në pesë pjesë të tjera, nga të cilat: një pjesë i përket Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe kjo ndahet në dobi të shoqërisë muslimane. Një pjesë tjetër u përket të afërmve të Profetitصلى الله عليه وسلم, bijve nga fisi i Hashimit dhe bijve nga fisi i Mutalibit. Një hise shkon për jetimët e një tjetër për të varfërit dhe nevojtarët. Pjesa e fundit ndahet për udhëtarët e mbetur rrugëve, të cilëve u janë shkëputur lidhjet (me të afërmit e tyre). Veproni kështu, nëse vërtet besoni në Allahun dhe shpalljen që i zbritëm robit Tonë (Muhamedit صلى الله عليه وسلم) në luftën e Bedrit, me të cilën Allahu e ndau të Vërtetën prej së pavërtetës, kur ju ndihmoi kundër armiqve tuaj. Ai i cili iu ndihmoi atëherë është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 10
- Numri i fjalëve
- 33
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 182
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 182
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 183
Në cilën sure është ajeti 8:41?
Surja El-Enfal (الأنفال). Surja 8 nga 114 · 75 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 8:41?
Xhuzi: 10.
Në cilën faqe është ajeti 8:41?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 182 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 182 · Mushafi Naskh (612 faqe): 183.
Sa fjalë ka ajeti 8:41?
Numri i fjalëve: 33.
Sa shkronja arabe ka ajeti 8:41?
Ajeti 8:41: 149 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 8:41 në Kuran?
Ajeti 8:41 është ajeti 1,201 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Enfal?
Surja El-Enfal ka 75 ajete. Është surja numër 8 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Enfal është mekase apo medinase?
Surja El-Enfal klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 8:41?
Po. Ajeti 8:41 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Enfal?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 75 ajetet dhe 1,233 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.