Surja El-Enfal 8:42 الأنفال
Ky është ajeti 42 nga 75 i sures El-Enfal, ajeti 1202 nga 6236 në Kuran, xhuzi 10. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 182.
إِذۡ أَنتُم بِٱلۡعُدۡوَةِ ٱلدُّنۡيَا وَهُم بِٱلۡعُدۡوَةِ ٱلۡقُصۡوَىٰ وَٱلرَّكۡبُ أَسۡفَلَ مِنكُمۡۚ وَلَوۡ تَوَاعَدتُّمۡ لَٱخۡتَلَفۡتُمۡ فِي ٱلۡمِيعَٰدِ وَلَٰكِن لِّيَقۡضِيَ ٱللَّهُ أَمۡرٗا كَانَ مَفۡعُولٗا لِّيَهۡلِكَ مَنۡ هَلَكَ عَنۢ بَيِّنَةٖ وَيَحۡيَىٰ مَنۡ حَيَّ عَنۢ بَيِّنَةٖۗ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَسَمِيعٌ عَلِيمٌ
Kur ju ishit në bregun e afërt të luginës, ata ndodheshin në bregun e largët, ndërsa karvani poshtë jush. Edhe sikur t’i kishit lënë takim njëri-tjetrit, nuk do të ishit pajtuar për kohën e ndeshjes. Por Allahu e përmbushi atë ngjarje që ishte e caktuar, me qëllim që kush duhej të vdiste, të vdiste me prova të qarta dhe, kush duhej të mbetej gjallë, të jetonte me prova të qarta. Vërtet, Allahu i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë.
8:42 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 8:42
Al-Mukhtasar
Kujtoni kur ju ishit në anën e poshtme të luginës, nga ana e Medines, ndërsa idhujtarët ishin në anën tjetër të saj, nga ana e Mekës, ndërkohë që karvani (i Ebu Sufjanit) ishte në një vend akoma më poshtë jush, nga ana e bregut të Detit të Kuq. Sikur ta kishit lënë me idhujtarët që të takoheshit në Bedër për të luftuar, nuk do të kishit mundur të takoheshit, e do ta thyenit premtimin. Por Ai ju përballi me njëri-tjetrin në Bedër, pa asnjë parashikim (nga ana juaj), në mënyrë që të realizohej një çështje, e cila tashmë ishte e kryer, e që ishte fitorja e besimtarëve dhe poshtërimi i jobesimtarëve, lartësimi i fesë së Tij dhe poshtërimi i idhujtarisë. Kështu, disa prej idhujtarëve vdiqën, duke e parë argumentin e vërtetësisë së besimtarëve, pra, fitoren e tyre edhe pse ishin më të paktë në numër dhe më të papërgatitur. Dhe disa të tjerë jetuan, duke dëshmuar vërtetësinë e argumenteve të Allahut, që të mos kenë më justifikim para Tij. Allahu dëgjon çdo fjalë dhe di çdo vepër të tyre. Atij nuk mund t’i fshihet asgjë dhe Ai ka për t’i dhënë secilit atë që e meriton për veprat e veta.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 10
- Numri i fjalëve
- 35
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 182
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 182
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 183
Në cilën sure është ajeti 8:42?
Surja El-Enfal (الأنفال). Surja 8 nga 114 · 75 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 8:42?
Xhuzi: 10.
Në cilën faqe është ajeti 8:42?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 182 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 182 · Mushafi Naskh (612 faqe): 183.
Sa fjalë ka ajeti 8:42?
Numri i fjalëve: 35.
Sa shkronja arabe ka ajeti 8:42?
Ajeti 8:42: 148 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 8:42 në Kuran?
Ajeti 8:42 është ajeti 1,202 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Enfal?
Surja El-Enfal ka 75 ajete. Është surja numër 8 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Enfal është mekase apo medinase?
Surja El-Enfal klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 8:42?
Po. Ajeti 8:42 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Enfal?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 75 ajetet dhe 1,233 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.