Surja El-A'raf 7:157 الأعراف
Ky është ajeti 157 nga 206 i sures El-A'raf, ajeti 1111 nga 6236 në Kuran, xhuzi 9. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 170.
ٱلَّذِينَ يَتَّبِعُونَ ٱلرَّسُولَ ٱلنَّبِيَّ ٱلۡأُمِّيَّ ٱلَّذِي يَجِدُونَهُۥ مَكۡتُوبًا عِندَهُمۡ فِي ٱلتَّوۡرَىٰةِ وَٱلۡإِنجِيلِ يَأۡمُرُهُم بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَيَنۡهَىٰهُمۡ عَنِ ٱلۡمُنكَرِ وَيُحِلُّ لَهُمُ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَيُحَرِّمُ عَلَيۡهِمُ ٱلۡخَبَٰٓئِثَ وَيَضَعُ عَنۡهُمۡ إِصۡرَهُمۡ وَٱلۡأَغۡلَٰلَ ٱلَّتِي كَانَتۡ عَلَيۡهِمۡۚ فَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِهِۦ وَعَزَّرُوهُ وَنَصَرُوهُ وَٱتَّبَعُواْ ٱلنُّورَ ٱلَّذِيٓ أُنزِلَ مَعَهُۥٓ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ
dhe që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin105 që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit.”
Shënimet e përkthyesit (1)
- 105 Muhamedin (a.s.).
7:157 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 7:157
Al-Mukhtasar
Si edhe për ata që e ndjekin Muhamedin صلى الله عليه وسلم, Profetin që nuk shkruan e nuk lexon, por që flet vetëm atë që i shpall Zoti i tij. Ata i gjejnë emrin, cilësitë dhe profetësinë tij të shkruara në Teuratin, që iu zbrit Musait عليه السلام dhe Ungjillin, që iu zbrit Isait عليه السلام. Ai (Muhamedi) i urdhëron ata që të kryejnë vepra, të cilat mendja e shëndoshë dhe natyra e pastër njerëzore i njeh për të mira e të dobishme; sikundër i ndalon ata që të bëjnë gjëra që njihen për të shëmtuara e të dëmshme. E po ashtu, ai u lejon gjërat e kënaqshme e të padëmshme prej ushqimeve, pijeve dhe martesës dhe ndalon vetëm çfarë është e ndyrë prej tyre. Nga ana tjetër, ai heq prej tyre barrën e disa dispozitave të rënda, me të cilën qenë ngarkuar më parë, si: detyrimi i ekzekutimit të vrasësit edhe sikur vrasja të ishte gabimisht. Prandaj ata që do t’i besojnë atij, qoftë nga bijtë e Izraelit dhe kushdo tjetër përveç tyre, që e madhërojnë me nderime dhe e mbështesin me vlerësime, që e ndihmojnë atë kundër jobesimtarëve që i shpallin armiqësi, si dhe ndjekin Kuranin, i cili iu zbrit atij si një dritë udhëzuese, pra, të tillë njerëz janë të shpëtuarit, të cilët do ta arrijnë atë që synojnë dhe do të shpëtojnë prej asaj që frikësohen.”
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 9
- Numri i fjalëve
- 43
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 170
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 170
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 171
Në cilën sure është ajeti 7:157?
Surja El-A'raf (الأعراف). Surja 7 nga 114 · 206 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 7:157?
Xhuzi: 9.
Në cilën faqe është ajeti 7:157?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 170 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 170 · Mushafi Naskh (612 faqe): 171.
Sa fjalë ka ajeti 7:157?
Numri i fjalëve: 43.
Sa shkronja arabe ka ajeti 7:157?
Ajeti 7:157: 220 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 7:157 në Kuran?
Ajeti 7:157 është ajeti 1,111 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-A'raf?
Surja El-A'raf ka 206 ajete. Është surja numër 7 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-A'raf është mekase apo medinase?
Surja El-A'raf klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 7:157?
Po. Ajeti 7:157 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-A'raf?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 206 ajetet dhe 3,320 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.