Kalo te përmbajtja

Surja El-Bekare 2:102 البقرة

Ky është ajeti 102 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 109 nga 6236 në Kuran, xhuzi 1. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 16.

وَٱتَّبَعُواْ مَا تَتۡلُواْ ٱلشَّيَٰطِينُ عَلَىٰ مُلۡكِ سُلَيۡمَٰنَۖ وَمَا كَفَرَ سُلَيۡمَٰنُ وَلَٰكِنَّ ٱلشَّيَٰطِينَ كَفَرُواْ يُعَلِّمُونَ ٱلنَّاسَ ٱلسِّحۡرَ وَمَآ أُنزِلَ عَلَى ٱلۡمَلَكَيۡنِ بِبَابِلَ هَٰرُوتَ وَمَٰرُوتَۚ وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنۡ أَحَدٍ حَتَّىٰ يَقُولَآ إِنَّمَا نَحۡنُ فِتۡنَةٞ فَلَا تَكۡفُرۡۖ فَيَتَعَلَّمُونَ مِنۡهُمَا مَا يُفَرِّقُونَ بِهِۦ بَيۡنَ ٱلۡمَرۡءِ وَزَوۡجِهِۦۚ وَمَا هُم بِضَآرِّينَ بِهِۦ مِنۡ أَحَدٍ إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ وَيَتَعَلَّمُونَ مَا يَضُرُّهُمۡ وَلَا يَنفَعُهُمۡۚ وَلَقَدۡ عَلِمُواْ لَمَنِ ٱشۡتَرَىٰهُ مَا لَهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِنۡ خَلَٰقٖۚ وَلَبِئۡسَ مَا شَرَوۡاْ بِهِۦٓ أَنفُسَهُمۡۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ

dhe shkuan pas shpifjeve që bënin djajtë kundër mbretërisë së Sulejmanit. E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajtë ishin mohues. Ata u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy engjëjve në Babiloni - Harutit e Marutit. Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magji, pa i thënë: “Ne jemi dërguar për t’ju vënë në provë, andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!” Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t’i ndajnë bashkëshortët. Por magjistarët nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut. E megjithatë, njerëzit mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi. Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër. Eh, sa e keqe është ajo për të cilën shitën shpirtrat e veta! Ah, sikur ta dinin ata!

2:102 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Bekare
0/286
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Bekare 2:102 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 2:102

Al-Mukhtasar

Kur ata hoqën dorë nga feja e Allahut, filluan të ndiqnin gënjeshtrën që kishin thënë shejtanët në lidhje me pushtetin e Profetit të Allahut, Sulejmanit, duke përhapur bindjen se ai e kishte mbajtur pushtetin e vet nëpërmjet magjisë. Por e vërteta është se Sulejmani nuk ka bërë aspak kufër me ushtrimin e magjisë – siç pretendonin hebrenjtë –, por ishin shejtanët ata që bënë kufër, duke u mësuar njerëzve magjinë. Ata ua mësonin magjinë që u ishte zbritur dy melekëve: Harutit dhe Marutit në qytetin e Babilonisë, në Irakun e sotëm, si një sprovë për njerëzit. Edhe këta dy melekët nuk ia mësonin askujt magjinë para se ta paralajmëronin dhe ta sqaronin atë duke thënë: “Ne jemi veçse testim për njerëzit, prandaj mos bëni kufër duke mësuar magjinë!”. Kush nuk e pranonte këshillën e tyre, mësonte magjinë. Prej tyre kishte edhe nga ata që mësonin se si të ndanin burrin prej gruas së vet, duke mbjellë urrejtjen mes tyre. Por magjia nuk mund t’i sillte dëm askujt prej tyre, veçse nëse e lejonte Allahu me vullnetin e Vet. Kështu, ata mësonin atë që u sillte dëm e nuk u sillte dobi. Hebrenjtë e dinin se kushdo që zgjedh magjinë në vend të Librit të Allahut, nuk do të ketë pjesë dhe as të mirë në Botën Tjetër. Sa e keqe është ajo, për të cilën ata i shitën shpirtrat e tyre, duke hequr dorë nga Shpallja e Allahut dhe nga feja e Tij për magjinë! Sikur ata ta dinin se çfarë është më e dobishme për ta, nuk do ta kryenin këtë vepër të urryer dhe të humbjes së qartë.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
1
Numri i fjalëve
74
Mushafi i Medinës (604 faqe)
16
Mushafi IndoPak (610 faqe)
16
Mushafi Naskh (612 faqe)
17
Në cilën sure është ajeti 2:102?

Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 2:102?

Xhuzi: 1.

Në cilën faqe është ajeti 2:102?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 16 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 16 · Mushafi Naskh (612 faqe): 17.

Sa fjalë ka ajeti 2:102?

Numri i fjalëve: 74.

Sa shkronja arabe ka ajeti 2:102?

Ajeti 2:102: 302 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 2:102 në Kuran?

Ajeti 2:102 është ajeti 109 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Bekare?

Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Bekare është mekase apo medinase?

Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 2:102?

Po. Ajeti 2:102 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play