Kalo te përmbajtja

Surja El-Bekare 2:187 البقرة

Ky është ajeti 187 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 194 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 29.

أُحِلَّ لَكُمۡ لَيۡلَةَ ٱلصِّيَامِ ٱلرَّفَثُ إِلَىٰ نِسَآئِكُمۡۚ هُنَّ لِبَاسٞ لَّكُمۡ وَأَنتُمۡ لِبَاسٞ لَّهُنَّۗ عَلِمَ ٱللَّهُ أَنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَخۡتَانُونَ أَنفُسَكُمۡ فَتَابَ عَلَيۡكُمۡ وَعَفَا عَنكُمۡۖ فَٱلۡـَٰٔنَ بَٰشِرُوهُنَّ وَٱبۡتَغُواْ مَا كَتَبَ ٱللَّهُ لَكُمۡۚ وَكُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَكُمُ ٱلۡخَيۡطُ ٱلۡأَبۡيَضُ مِنَ ٱلۡخَيۡطِ ٱلۡأَسۡوَدِ مِنَ ٱلۡفَجۡرِۖ ثُمَّ أَتِمُّواْ ٱلصِّيَامَ إِلَى ٱلَّيۡلِۚ وَلَا تُبَٰشِرُوهُنَّ وَأَنتُمۡ عَٰكِفُونَ فِي ٱلۡمَسَٰجِدِۗ تِلۡكَ حُدُودُ ٱللَّهِ فَلَا تَقۡرَبُوهَاۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ ءَايَٰتِهِۦ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمۡ يَتَّقُونَ

Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja. Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato. Allahu e di mirë se ju e keni mashtruar veten (duke shkuar me gratë para se të zbriste lejimi), por Allahu e ka pranuar pendimin tuaj dhe jua ka falur gabimin. Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja. Mos iu afroni atyre (bashkëshorteve) gjatë kohës kur mbylleni për adhurim në xhami! Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre! Kështu, pra, Allahu ua shpjegon njerëzve urdhëresat e veta, që ata të ruhen nga të këqijat.

2:187 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Bekare
0/286
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Bekare 2:187 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 2:187

Al-Mukhtasar

Në fillim të Islamit ka qenë e ndaluar për burrat që të flinin në darkë e të ngriheshin natën e agjërimit për të ngrënë, qoftë edhe para agimit, apo të kryenin marrëdhënie me gratë e tyre. Allahu e anuloi këtë rregull, duke e bërë të lejueshme që të kryenin marrëdhënie me gratë gjatë netëve të agjërimit, sepse gratë janë mbulesë dhe prehje për burrat, ashtu siç janë edhe burrat mbulesë dhe prehje për to, domethënë, asnjëra palë nuk mund të bëjë pa tjetrën. Allahu e dinte se ju po gënjenit veten në lidhje me zbatimin e asaj që Ai jua kishte ndaluar, kështu që Ai ju mëshiroi, jua pranoi pendimin dhe ju lehtësoi. Kështu, tani mund të kryeni marrëdhënie me to dhe të kërkoni pasardhës, siç ka caktuar Allahu për ju dhe mund të hani e të pini gjatë gjithë natës, derisa t’ju bëhet e qartë zbardhja e agimit të vërtetë dhe ndarja me errësirën e natës. Pastaj plotësojeni agjërimin prej fillimit të agimit, derisa të perëndojë dielli, duke u përmbajtur prej gjërave që e prishin atë. Me gratë tuaja mos kryeni marrëdhënie kur ju jeni në itikaf, në xhami, sepse kjo e prish itikafin. Këto rregulla janë kufijtë që ka vënë Allahu mes hallallit dhe haramit. Prandaj mos iu afroni atyre, sepse kushdo që iu afrohet kufijve të Allahut, ka mundësinë që të bjerë në haram. Me këtë sqarim të qartë e të kthjellët të këtyre rregullave Allahu shpjegon Argumentet e Veta për njerëzit, me shpresën se ata do të ruhen prej dënimit të Tij, nëse e bëjnë atë që Ai ka urdhëruar dhe e lënë atë që Ai ka ndaluar.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
2
Numri i fjalëve
65
Mushafi i Medinës (604 faqe)
29
Mushafi IndoPak (610 faqe)
28
Mushafi Naskh (612 faqe)
29
Në cilën sure është ajeti 2:187?

Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 2:187?

Xhuzi: 2.

Në cilën faqe është ajeti 2:187?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 29 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 28 · Mushafi Naskh (612 faqe): 29.

Sa fjalë ka ajeti 2:187?

Numri i fjalëve: 65.

Sa shkronja arabe ka ajeti 2:187?

Ajeti 2:187: 281 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 2:187 në Kuran?

Ajeti 2:187 është ajeti 194 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Bekare?

Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Bekare është mekase apo medinase?

Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 2:187?

Po. Ajeti 2:187 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play