Kalo te përmbajtja

Surja El-Bekare 2:221 البقرة

Ky është ajeti 221 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 228 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 35.

وَلَا تَنكِحُواْ ٱلۡمُشۡرِكَٰتِ حَتَّىٰ يُؤۡمِنَّۚ وَلَأَمَةٞ مُّؤۡمِنَةٌ خَيۡرٞ مِّن مُّشۡرِكَةٖ وَلَوۡ أَعۡجَبَتۡكُمۡۗ وَلَا تُنكِحُواْ ٱلۡمُشۡرِكِينَ حَتَّىٰ يُؤۡمِنُواْۚ وَلَعَبۡدٞ مُّؤۡمِنٌ خَيۡرٞ مِّن مُّشۡرِكٖ وَلَوۡ أَعۡجَبَكُمۡۗ أُوْلَٰٓئِكَ يَدۡعُونَ إِلَى ٱلنَّارِۖ وَٱللَّهُ يَدۡعُوٓاْ إِلَى ٱلۡجَنَّةِ وَٱلۡمَغۡفِرَةِ بِإِذۡنِهِۦۖ وَيُبَيِّنُ ءَايَٰتِهِۦ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ

Mos u martoni me paganet, gjersa të bëhen besimtare. Skllavja besimtare është më e mirë se pagania, edhe nëse kjo e fundit mund t’ju pëlqejë. Mos i martoni myslimanet me paganë, gjersa ata të bëhen besimtarë. Skllavi besimtar është më i mirë se pagani, edhe nëse ky i fundit mund t’ju pëlqejë. Ata ju thërrasin në zjarr, kurse Allahu, me mirësinë e Tij, ju thërret në Xhenet e falje (të gjynaheve). Ai ua shpjegon njerëzve shpalljet e Veta, që të mendojnë ata.

2:221 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Bekare
0/286
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Bekare 2:221 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 2:221

Al-Mukhtasar

O besimtarë! Mos u martoni me idhujtare që i bëjnë shirk Allahut, derisa të besojnë vetëm Allahun e të hyjnë në Fenë Islame! Një grua skllave, por që e beson Allahun dhe të Dërguarin e Tij, është më e mirë se një grua e fisme dhe e lirë që adhuron idhujt, edhe nëse kjo e fundit ju mahnit me bukurinë dhe pasurinë e saj. As besimtaret myslimane mos i martoni me burra idhujtarë! Një burrë skllav, por që e beson Allahun dhe të Dërguarin e Tij, është më i mirë se një i lirë që është idhujtar, edhe nëse ky ju mahnit ju. Ata që i bëjnë shirk Allahut – qofshin burra a gra – i thërrasin të tjerët -me fjalë dhe vepra për në Zjarr; ndërsa Allahu thërret për vepra të mira e përmirësuese, të cilat të çojnë në Xhenet dhe në faljen e gjynaheve -me Lejen dhe Mirësinë e Tij. Kështu i sqaron Allahu Argumentet e Veta për njerëzit, me shpresën se ata do t’i kuptojnë dhe do të punojnë me to.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
2
Numri i fjalëve
39
Mushafi i Medinës (604 faqe)
35
Mushafi IndoPak (610 faqe)
35
Mushafi Naskh (612 faqe)
36
Në cilën sure është ajeti 2:221?

Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 2:221?

Xhuzi: 2.

Në cilën faqe është ajeti 2:221?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 35 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 35 · Mushafi Naskh (612 faqe): 36.

Sa fjalë ka ajeti 2:221?

Numri i fjalëve: 39.

Sa shkronja arabe ka ajeti 2:221?

Ajeti 2:221: 182 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 2:221 në Kuran?

Ajeti 2:221 është ajeti 228 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Bekare?

Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Bekare është mekase apo medinase?

Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 2:221?

Po. Ajeti 2:221 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play