Surja El-Bekare 2:259 البقرة
Ky është ajeti 259 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 266 nga 6236 në Kuran, xhuzi 3. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 43.
أَوۡ كَٱلَّذِي مَرَّ عَلَىٰ قَرۡيَةٖ وَهِيَ خَاوِيَةٌ عَلَىٰ عُرُوشِهَا قَالَ أَنَّىٰ يُحۡيِۦ هَٰذِهِ ٱللَّهُ بَعۡدَ مَوۡتِهَاۖ فَأَمَاتَهُ ٱللَّهُ مِاْئَةَ عَامٖ ثُمَّ بَعَثَهُۥۖ قَالَ كَمۡ لَبِثۡتَۖ قَالَ لَبِثۡتُ يَوۡمًا أَوۡ بَعۡضَ يَوۡمٖۖ قَالَ بَل لَّبِثۡتَ مِاْئَةَ عَامٖ فَٱنظُرۡ إِلَىٰ طَعَامِكَ وَشَرَابِكَ لَمۡ يَتَسَنَّهۡۖ وَٱنظُرۡ إِلَىٰ حِمَارِكَ وَلِنَجۡعَلَكَ ءَايَةٗ لِّلنَّاسِۖ وَٱنظُرۡ إِلَى ٱلۡعِظَامِ كَيۡفَ نُنشِزُهَا ثُمَّ نَكۡسُوهَا لَحۡمٗاۚ فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُۥ قَالَ أَعۡلَمُ أَنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ
Po për atë i cili, kur kaloi pranë një qyteti të rrënuar përtokë, tha: “Si mund ta kthejë në jetë Allahu këtë qytet tani që ai është i vdekur?!” Dhe Allahu e vdiq atë për njëqind vjet e pastaj e ringjalli dhe e pyeti: “Sa kohë ke ndenjur këtu?” - Ai u përgjigj: “Një ditë ose gjysmë dite”. - “Jo” - i tha Allahu, “por ke ndenjur njëqind vjet. Shiko ushqimin dhe pijen tënde që nuk janë prishur! Shikoje gomarin tënd (si do ta ringjallim) që të të bëjmë ty dëshmi mrekullie për njerëzit; vështroji eshtrat se si i bashkojmë e pastaj i veshim me mish!” Kur atij iu bë e qartë, ai tha: “Tashmë e di se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!”
2:259 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:259
Al-Mukhtasar
A ke parë si ai që kaloi pranë një fshati të shkatërruar tërësisht, me çati të rëna, mure të shkatërruara dhe me banorë të zhdukur, duke u kthyer në një vend të frikshëm e të shkretë dhe që i habitur tha me vete: “Si mundet, vallë, që Allahu t’i ringjallë banorët e këtij fshati pas vdekjes së tyre?!” Kështu, Allahu e bëri atë të vdiste për njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe e pyeti: “Sa kohë ke qëndruar i vdekur?!” Ai u përgjigj: “Mund të kem qenë përafërsisht një ditë ose më pak se një ditë.” – “Përkundrazi, ti ke qëndruar ashtu plot njëqind vjet. Shikoji ushqimet dhe pijet që kishe me vete se si nuk kanë ndryshuar, edhe pse gjërat që prishen më shpejt janë ushqimet dhe pijet. Tani shikoje gomarin tënd të ngordhur, në mënyrë që të të bëjmë ty provë dhe tregues për forcën e Allahut, që Ai ka për të ringjallur. Shikoji eshtrat e gomarit tënd, të cilat janë shpërndarë, se si do t’i ngremë e bashkojmë me njëra-tjetrën, do t’i veshim me mish e pastaj do t’ia rikthejmë jetën.” Kur e pa këtë, atij iu bë e qartë e Vërteta e kësaj çështjeje. Ai e njohu fuqinë e Allahut dhe pastaj, me vetëdije të plotë, tha: “E di se Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.”
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 3
- Numri i fjalëve
- 67
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 43
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 43
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 44
Në cilën sure është ajeti 2:259?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:259?
Xhuzi: 3.
Në cilën faqe është ajeti 2:259?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 43 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 43 · Mushafi Naskh (612 faqe): 44.
Sa fjalë ka ajeti 2:259?
Numri i fjalëve: 67.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:259?
Ajeti 2:259: 249 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:259 në Kuran?
Ajeti 2:259 është ajeti 266 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:259?
Po. Ajeti 2:259 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.