Surja El-Bekare 2:282 البقرة
Ky është ajeti 282 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 289 nga 6236 në Kuran, xhuzi 3. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 48.
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا تَدَايَنتُم بِدَيۡنٍ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗى فَٱكۡتُبُوهُۚ وَلۡيَكۡتُب بَّيۡنَكُمۡ كَاتِبُۢ بِٱلۡعَدۡلِۚ وَلَا يَأۡبَ كَاتِبٌ أَن يَكۡتُبَ كَمَا عَلَّمَهُ ٱللَّهُۚ فَلۡيَكۡتُبۡ وَلۡيُمۡلِلِ ٱلَّذِي عَلَيۡهِ ٱلۡحَقُّ وَلۡيَتَّقِ ٱللَّهَ رَبَّهُۥ وَلَا يَبۡخَسۡ مِنۡهُ شَيۡـٔٗاۚ فَإِن كَانَ ٱلَّذِي عَلَيۡهِ ٱلۡحَقُّ سَفِيهًا أَوۡ ضَعِيفًا أَوۡ لَا يَسۡتَطِيعُ أَن يُمِلَّ هُوَ فَلۡيُمۡلِلۡ وَلِيُّهُۥ بِٱلۡعَدۡلِۚ وَٱسۡتَشۡهِدُواْ شَهِيدَيۡنِ مِن رِّجَالِكُمۡۖ فَإِن لَّمۡ يَكُونَا رَجُلَيۡنِ فَرَجُلٞ وَٱمۡرَأَتَانِ مِمَّن تَرۡضَوۡنَ مِنَ ٱلشُّهَدَآءِ أَن تَضِلَّ إِحۡدَىٰهُمَا فَتُذَكِّرَ إِحۡدَىٰهُمَا ٱلۡأُخۡرَىٰۚ وَلَا يَأۡبَ ٱلشُّهَدَآءُ إِذَا مَا دُعُواْۚ وَلَا تَسۡـَٔمُوٓاْ أَن تَكۡتُبُوهُ صَغِيرًا أَوۡ كَبِيرًا إِلَىٰٓ أَجَلِهِۦۚ ذَٰلِكُمۡ أَقۡسَطُ عِندَ ٱللَّهِ وَأَقۡوَمُ لِلشَّهَٰدَةِ وَأَدۡنَىٰٓ أَلَّا تَرۡتَابُوٓاْ إِلَّآ أَن تَكُونَ تِجَٰرَةً حَاضِرَةٗ تُدِيرُونَهَا بَيۡنَكُمۡ فَلَيۡسَ عَلَيۡكُمۡ جُنَاحٌ أَلَّا تَكۡتُبُوهَاۗ وَأَشۡهِدُوٓاْ إِذَا تَبَايَعۡتُمۡۚ وَلَا يُضَآرَّ كَاتِبٞ وَلَا شَهِيدٞۚ وَإِن تَفۡعَلُواْ فَإِنَّهُۥ فُسُوقُۢ بِكُمۡۗ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۖ وَيُعَلِّمُكُمُ ٱللَّهُۗ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ
O besimtarë! Shkruajeni huan që ia jepni njëri-tjetrit për një afat të caktuar. Le ta shënojë atë me drejtësi një shkrues ndërmjet jush; asnjë shkrues të mos ngurrojë që ta shënojë ashtu siç e ka mësuar Allahu. Ai le të shënojë, kurse borxhliu le të diktojë dhe le t’i frikësohet Allahut, Zotit të vet, duke mos lënë mangët asgjë nga borxhi! Në qoftë se borxhliu është mendjelehtë ose i mitur, ose i tillë që nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë saktësisht kujdestari i tij. Thirrni dy dëshmitarë prej njerëzve tuaj e, nëse nuk gjeni dy dëshmitarë burra, atëherë thirrni për dëshmitarë një burrë dhe dy gra, nga ata që i quani të përshtatshëm; në mënyrë që, nëse njëra grua harron, t’ia kujtojë tjetra. Dëshmitarët nuk duhet të kundërshtojnë kurdo që të thirren. Mos e lini pa e shënuar borxhin, qoftë i vogël apo i madh, duke shënuar edhe afatin e pagimit. Kjo mënyrë është më e drejtë para Allahut, më e saktë për dëshmi dhe më e përshtatshme për të mos dyshuar. Por, nëse është fjala për mallin që qarkullon nga dora në dorë, atëherë nuk do të keni gjynah nëse nuk e shënoni atë. Thirrni dëshmitarë edhe kur të lidhni kontrata për shitblerje dhe të mos dëmtohet as shkruesi, as dëshmitari. Nëse bëni të kundërtën, atëherë keni bërë gjynah, prandaj ruajuni Allahut! Allahu ju mëson ju; Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.46
Shënimet e përkthyesit (1)
- 46 Islami synon të parandalojë gjithçka që mund të shkaktojë trazira në gjirin e bashkësisë së myslimanëve. Çështjet që kanë të bëjnë me paranë, janë nga shkaqet kryesore të kontradiktave midis njerëzve, prandaj Allahu i Madhërishëm na urdhëron që t’i rregullojmë ato nëpërmjet dokumenteve të shkruara dhe dëshmitarëve.
2:282 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:282
Al-Mukhtasar
O ju që i keni besuar Allahut dhe ndiqni të Dërguarin e Tij! Kur i jepni borxh njëri-tjetrit me një afat të caktuar, atëherë dokumentojeni atë, duke e shkruar në prani të një personi të sigurt dhe të drejtë, në përputhje me Sheriatin. Shkruajtësi të mos ngurrojë ta dokumentoj këtë marrëveshje ashtu siç ia ka mësuar Allahu, me drejtësi. Le të shkruaj atë që borxhliu ia dikton, në mënyrë që të shërbejë si vetëdeklarim dhe t’ia ketë frikën Allahut, Zotit të vet, duke mos lënë asgjë mangët në lidhje me borxhin, sasinë, cilësinë, llojin e tij etj. Në qoftë se huamarrësi nuk di të diktojë ose është i paaftë ngaqë është i mitur apo ka probleme mendore, ose nuk ka mundësi ta diktojë, ngaqë është memec etj., atëherë, le ta diktojë në vend të tij kujdestari i tij, me drejtësi dhe me besnikëri. Kërkoni për dëshmitarë dy burra të logjikshëm dhe të drejtë. Nëse nuk gjenden dot dy burra, atëherë le të jenë dëshmitarë një burrë dhe dy gra, të cilave jua pëlqeni fenë dhe besnikërinë e tyre, në mënyrë që, nëse harron njëra prej grave, t’ia kujtojë tjetra. Asnjëri prej dëshmitarëve të mos refuzojë të dëshmojë, nëse i kërkohet, por ta çojë dëshminë e tij në vend, nëse thirret për këtë. Mos e shihni si bezdi dokumentimin e huasë dhe shkrimin e afatit të saj -qoftë pak apo shumë, sepse kjo punë në fenë e Allahut është drejtësi, është më lehtë për t'u dëshmuar dhe për ta shlyer dhe më afër së Vërtetës, duke larguar dyshimet rreth llojit të borxhit, sasisë së tij dhe afatit kohor. Për shkëmbimet tregtare që bëni aty për aty nuk është problem nëse nuk dokumentohen, sepse nuk është e nevojshme. Megjithatë, kur të bëni marrëveshje të tilla tregëtie, kërkoni që të ketë dëshmitarë, në mënyrë që të mos ketë vend për ngatërresa dhe për armiqësi. Nuk lejohet që të dëmtohen shkruesit e as dëshmitarët dhe nuk u lejohet as atyre që të dëmtojnë ata për të cilët shkrujanë apo dëshmojnë. Nëse ju i dëmtoni ata (shkruesit a dëshmitarët), atëherë kjo do të konsiderohet mosbindje ndaj Allahut dhe gjynah ndaj Tij. E ruajuni, o besimtarë, Allahut, duke iu larguar gjynaheve e harameve! Dhe Allahu ka për t’ju mësuar ato që ju nuk i keni ditur -për të mirën tuaj, si në këtë botë, ashtu edhe në Botën Tjetër. E dijeni se Allahu është i Gjithëditur për çdo gjë dhe se Atij nuk i fshihet asgjë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 3
- Numri i fjalëve
- 128
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 48
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 48
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 49
Në cilën sure është ajeti 2:282?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:282?
Xhuzi: 3.
Në cilën faqe është ajeti 2:282?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 48 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 48 · Mushafi Naskh (612 faqe): 49.
Sa fjalë ka ajeti 2:282?
Numri i fjalëve: 128.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:282?
Ajeti 2:282: 549 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:282 në Kuran?
Ajeti 2:282 është ajeti 289 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:282?
Po. Ajeti 2:282 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.