Surja El-Bekare 2:283 البقرة
Ky është ajeti 283 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 290 nga 6236 në Kuran, xhuzi 3. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 49.
۞ وَإِن كُنتُمۡ عَلَىٰ سَفَرٖ وَلَمۡ تَجِدُواْ كَاتِبٗا فَرِهَٰنٞ مَّقۡبُوضَةٞۖ فَإِنۡ أَمِنَ بَعۡضُكُم بَعۡضٗا فَلۡيُؤَدِّ ٱلَّذِي ٱؤۡتُمِنَ أَمَٰنَتَهُۥ وَلۡيَتَّقِ ٱللَّهَ رَبَّهُۥۗ وَلَا تَكۡتُمُواْ ٱلشَّهَٰدَةَۚ وَمَن يَكۡتُمۡهَا فَإِنَّهُۥٓ ءَاثِمٞ قَلۡبُهُۥۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ عَلِيمٞ
Nëse jeni në udhëtim e nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng. Dhe, nëse njëri prej jush ka besim tek tjetri, atëherë borxhliu le ta kthejë atë që i është besuar dhe le t’i frikësohet Allahut, Zotit të vet. Mos e fshihni dëshminë, se, kush e fsheh atë, zemra e tij është gjynahqare. Allahu di çdo gjë që punoni ju.
2:283 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:283
Al-Mukhtasar
Nëse ndodheni në udhëtim dhe nuk gjeni dikë që t’jua shkruajë dokumentin, mjafton që borxhliu të lërë peng diçka tek huadhënësi si një garanci për të, derisa t’i mundësohet larja e borxhit që ka marrë. Nëse keni besim te njëri-tjetri, atëherë nuk i keni detyrim as shkrimin, as dëshmitarët e as pengun, duke e lënë huanë në këtë rast në nderin e borxhliut, që e ka detyrë ta lajë atë sapo t’i jepet mundësia, t’ia ketë frikën Allahut për këtë besim e të mos e mohojë kurrsesi. Nëse ai më vonë e mohon atë, atëherë ai që ka qenë i pranishëm në kohën e marrëveshjes së tyre e ka detyrim që të dëshmojë dhe e ka të ndaluar që ta fshehë atë. Nëse e fsheh dëshminë, kjo tregon se zemra e tij është e prishur. Allahu është i Gjithëditur për atë që bëni. Atij nuk i fshihet prej jush asgjë dhe Ai ka për t’ju shpërblyer për punët tuaja.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 3
- Numri i fjalëve
- 32
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 49
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 49
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 50
Në cilën sure është ajeti 2:283?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:283?
Xhuzi: 3.
Në cilën faqe është ajeti 2:283?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 49 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 49 · Mushafi Naskh (612 faqe): 50.
Sa fjalë ka ajeti 2:283?
Numri i fjalëve: 32.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:283?
Ajeti 2:283: 136 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:283 në Kuran?
Ajeti 2:283 është ajeti 290 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:283?
Po. Ajeti 2:283 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.