Kalo te përmbajtja

Surja El-Maide 5:3 المائدة

Ky është ajeti 3 nga 120 i sures El-Maide, ajeti 672 nga 6236 në Kuran, xhuzi 6. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 107.

حُرِّمَتۡ عَلَيۡكُمُ ٱلۡمَيۡتَةُ وَٱلدَّمُ وَلَحۡمُ ٱلۡخِنزِيرِ وَمَآ أُهِلَّ لِغَيۡرِ ٱللَّهِ بِهِۦ وَٱلۡمُنۡخَنِقَةُ وَٱلۡمَوۡقُوذَةُ وَٱلۡمُتَرَدِّيَةُ وَٱلنَّطِيحَةُ وَمَآ أَكَلَ ٱلسَّبُعُ إِلَّا مَا ذَكَّيۡتُمۡ وَمَا ذُبِحَ عَلَى ٱلنُّصُبِ وَأَن تَسۡتَقۡسِمُواْ بِٱلۡأَزۡلَٰمِۚ ذَٰلِكُمۡ فِسۡقٌۗ ٱلۡيَوۡمَ يَئِسَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن دِينِكُمۡ فَلَا تَخۡشَوۡهُمۡ وَٱخۡشَوۡنِۚ ٱلۡيَوۡمَ أَكۡمَلۡتُ لَكُمۡ دِينَكُمۡ وَأَتۡمَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ نِعۡمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ ٱلۡإِسۡلَٰمَ دِينٗاۚ فَمَنِ ٱضۡطُرَّ فِي مَخۡمَصَةٍ غَيۡرَ مُتَجَانِفٖ لِّإِثۡمٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

Është e ndaluar për ju ngrënia e cofëtinës, e gjakut, e mishit të derrit, e mishit të kafshës që është therur jo në emër të Allahut, e mishit të kafshës së mbytur lidhur në fyt, e mishit të kafshës që është rrahur dhe ka ngordhur, e mishit të kafshës që është vrarë nga rrëzimi apo nga brirët e kafshëve të tjera, e mishit të asaj që është kafshuar nga egërsirat - përveç atyre që i therni ju para se të ngordhin. Gjithashtu, është e ndaluar për ju edhe ngrënia e mishit të kafshëve që janë therur për nder të idhujve apo për të kërkuar fatin në fall. Të gjitha këto që u përmendën, janë gjynah. Sot, dëshpërohen ata që nuk besojnë dhe kanë humbur çdo shpresë, që t’ju largojnë prej fesë suaj. Mos u frikësoni prej tyre, por kini frikë prej Meje! Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.86 Por kushdo që është i shtrënguar nga uria (dhe ha çfarë është e ndaluar), pa pasur qëllim të bëjë gjynah, do ta shohë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 86 Ky varg thekson se të gjitha cilësitë që i nevojiten njeriut, - ato shpirtërore, trupore e shoqërore, janë plotësuar me ardhjen e Kuranit Fisnik (përkthyesi).

5:3 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Maide
0/120
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Maide 5:3 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 5:3

Al-Mukhtasar

Allahu e ka ndaluar mishin e kafshëve që kanë ngordhur pa u therur, sikurse ka ndaluar gjakun e rrjedhshëm, mishin e derrit dhe mishin e kafshëve që janë therur jo në emër të Allahut. Po ashtu, Ai ka ndaluar mishin e kafshëve që kanë ngordhur nga furja a nga goditja, nga rënia prej lartësisve a nga shpimi i brirëve, si dhe nga sulmi i egërsirave (si, luani, tigri apo ujku). Por nëse ju i arrini të gjalla dhe i therni ato (para se të ngordhin), atëherë mishi i tyre është hallall për ju. Ai jua ka ndaluar, gjithashtu, mishin e asaj që është therur si kurban për idhujt. Ashtu siç ka ndaluar edhe që të kërkoni njohjen e fatit duke hedhur short me gurë a shigjeta, ku shkruhet “bëje” apo “mos e bëj” dhe pastaj veprohet sipas asaj që del. Kryerja e këtyre veprave të ndaluara konsiderohet mosbindje ndaj Allahut. Sot, jobesimtarët (e Mekës) i kanë humbur shpresat se ju do të braktisni fenë islame, pasi e panë fuqinë e saj, prandaj mos iu frikësoni atyre, por vetëm Mua. Sot Unë e përsosa fenë tuaj, e cila është Islami, e plotësova Mirësinë Time të dukshme dhe të fshehtë ndaj jush dhe zgjodha për ju Islamin si fe, prandaj nuk pranoj fe tjetër përveç saj. Kushdo që zihet ngushtë për shkak të urisë, mund të hajë diçka nga mishi i kafshës së ngordhur (nëse nuk gjen tjetër), por pa synuar të bëjë gjynah. Në këtë rast ai nuk bën faj, nëse ha. Allahu është Gjynahfalës dhe Mëshirues.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
6
Numri i fjalëve
61
Mushafi i Medinës (604 faqe)
107
Mushafi IndoPak (610 faqe)
107
Mushafi Naskh (612 faqe)
108
Në cilën sure është ajeti 5:3?

Surja El-Maide (المائدة). Surja 5 nga 114 · 120 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 5:3?

Xhuzi: 6.

Në cilën faqe është ajeti 5:3?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 107 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 107 · Mushafi Naskh (612 faqe): 108.

Sa fjalë ka ajeti 5:3?

Numri i fjalëve: 61.

Sa shkronja arabe ka ajeti 5:3?

Ajeti 5:3: 276 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 5:3 në Kuran?

Ajeti 5:3 është ajeti 672 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Maide?

Surja El-Maide ka 120 ajete. Është surja numër 5 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Maide është mekase apo medinase?

Surja El-Maide klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 5:3?

Po. Ajeti 5:3 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Maide?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 120 ajetet dhe 2,804 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play