Surja El-Mumtehine 60:1 الممتحنة
Ky është ajeti 1 nga 13 i sures El-Mumtehine, ajeti 5151 nga 6236 në Kuran, xhuzi 28. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 549.
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَتَّخِذُواْ عَدُوِّي وَعَدُوَّكُمۡ أَوۡلِيَآءَ تُلۡقُونَ إِلَيۡهِم بِٱلۡمَوَدَّةِ وَقَدۡ كَفَرُواْ بِمَا جَآءَكُم مِّنَ ٱلۡحَقِّ يُخۡرِجُونَ ٱلرَّسُولَ وَإِيَّاكُمۡ أَن تُؤۡمِنُواْ بِٱللَّهِ رَبِّكُمۡ إِن كُنتُمۡ خَرَجۡتُمۡ جِهَٰدٗا فِي سَبِيلِي وَٱبۡتِغَآءَ مَرۡضَاتِيۚ تُسِرُّونَ إِلَيۡهِم بِٱلۡمَوَدَّةِ وَأَنَا۠ أَعۡلَمُ بِمَآ أَخۡفَيۡتُمۡ وَمَآ أَعۡلَنتُمۡۚ وَمَن يَفۡعَلۡهُ مِنكُمۡ فَقَدۡ ضَلَّ سَوَآءَ ٱلسَّبِيلِ
O besimtarë, mos i bëni miq armiqtë e Mi dhe tuajt, duke u shprehur atyre dashuri, ndërkohë që ata kanë mohuar të vërtetën që ju ka ardhur dhe kanë dëbuar të Dërguarin dhe ju, vetëm se besonit në Allahun, Zotin tuaj. Nëse keni dalë luftëtarë në rrugën Time dhe për kënaqësinë Time dhe fshehurazi u shfaqni atyre dashuri, atëherë gaboheni. Unë e di çfarë fshihni dhe çfarë bëni haptazi. Secili prej jush që vepron ashtu, është shmangur nga rruga e drejtë.
60:1 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 60:1
Al-Mukhtasar
O ju që i keni besuar Allahut, duke i vënë në zbatim porositë e Tij dhe duke hequr dorë prej ndalesave të Tij! Mos e konsideroni armikun Tim dhe armikun tuaj si mik dhe dashamirës për ju, duke u shprehur atyre dashuri, ndërkohë që ata e kanë mohuar atë që ju ka ardhur prej Allahut (Fenë e vërtetë) nëpërmjet të Dërguarit të Tij. Ata nuk e kishin problem ta përzënë të Dërguarin e Allahut prej vendlindjes së tij, si dhe nuk e kishin problem që t’ju përzënë as juve prej vendlindjes tuaj në Mekë, duke mos u dhënë rëndësi lidhjeve familjare për ta bërë këtë kundër jush; vetëm se ju i besonit Allahut - Zotit tuaj. Prandaj as ju mos u ofroni miqësi e dashuri atyre, nëse keni dalë në xhihad për të mbrojtur Rrugën Time dhe për të fituar Kënaqësinë Time. A po i informoni ata në fshehtësi lidhur me muslimanët, për të treguar dashuri ndaj tyre, ndërkohë që Unë di çdo gjë që ju fshini dhe çdo gjë që ju publikoni haptazi?! Ai që e bën këtë prej jush në të vërtetë e ka humbur Rrugën e Drejtë dhe ka harruar se Allahu është i Gjithëdijshëm e nuk mund t’i fshihet asgjë prej gjëje.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 28
- Numri i fjalëve
- 48
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 549
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 549
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 550
Në cilën sure është ajeti 60:1?
Surja El-Mumtehine (الممتحنة). Surja 60 nga 114 · 13 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 60:1?
Xhuzi: 28.
Në cilën faqe është ajeti 60:1?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 549 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 549 · Mushafi Naskh (612 faqe): 550.
Sa fjalë ka ajeti 60:1?
Numri i fjalëve: 48.
Sa shkronja arabe ka ajeti 60:1?
Ajeti 60:1: 219 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 60:1 në Kuran?
Ajeti 60:1 është ajeti 5,151 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Mumtehine?
Surja El-Mumtehine ka 13 ajete. Është surja numër 60 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Mumtehine është mekase apo medinase?
Surja El-Mumtehine klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 60:1?
Po. Ajeti 60:1 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Mumtehine?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 13 ajetet dhe 348 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.