Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
Rreth sures
Surja El-Murselat është surja numër 77 nga 114 suret e Kuranit, klasifikohet si mekase dhe ka 50 ajete. Në mushafin e Medinës (604 faqe) fillon në faqen 580.
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلۡمُرۡسَلَٰتِ عُرۡفٗا
Për ato që dërgohen njëra pas tjetrës,388
Shënimet e përkthyesit (1)
- 388 Komentuesit e Kuranit nuk kanë rënë dakord se kujt i referohet përemri “ato” në vargjet 1-6. Shumica e tyre thonë se bëhet fjalë për erërat. Disa thonë se janë engjëjt dhe të tjerë thonë se bëhet fjalë për vargjet e Kuranit. Të gjitha këto interpretime janë të besueshme dhe nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Kështu, vargjet 1-3 u referohen erërave, vargu 4 u referohet vargjeve kuranore, që ndajnë të vërtetën nga e pavërteta, kurse vargjet 5-6, engjëjve.
فَٱلۡعَٰصِفَٰتِ عَصۡفٗا
për ato që shpejtojnë shtrëngatën,
وَٱلنَّٰشِرَٰتِ نَشۡرٗا
për ato që shpërndajnë shiun,
فَٱلۡفَٰرِقَٰتِ فَرۡقٗا
për ato që ndajnë saktësisht
فَٱلۡمُلۡقِيَٰتِ ذِكۡرًا
dhe për ato që përcjellin këshilla,
عُذۡرًا أَوۡ نُذۡرًا
si shfajësim apo paralajmërim!
إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَوَٰقِعٞ
Në të vërtetë, ajo që ju është premtuar, do të bëhet!
فَإِذَا ٱلنُّجُومُ طُمِسَتۡ
Kur yjet të shuhen
وَإِذَا ٱلسَّمَآءُ فُرِجَتۡ
dhe, kur qielli të çahet
وَإِذَا ٱلۡجِبَالُ نُسِفَتۡ
dhe, kur malet të thërrmohen si pluhur
وَإِذَا ٱلرُّسُلُ أُقِّتَتۡ
dhe, kur të dërguarit të tubohen në kohën e caktuar
لِأَيِّ يَوۡمٍ أُجِّلَتۡ
- në cilën ditë do të ndodhin të gjitha këto?
لِيَوۡمِ ٱلۡفَصۡلِ
Në Ditën e Ndarjes vendimtare!
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِ
Kush vallë do të ta shpjegojë se ç’është Dita e Ndarjes vendimtare?
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!
أَلَمۡ نُهۡلِكِ ٱلۡأَوَّلِينَ
A nuk i kemi zhdukur të lashtët
ثُمَّ نُتۡبِعُهُمُ ٱلۡأٓخِرِينَ
e pastaj do t’i bëjmë të tjerët t’i pasojnë?
كَذَٰلِكَ نَفۡعَلُ بِٱلۡمُجۡرِمِينَ
Kështu do të veprojmë me të gjithë keqbërësit!
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!
أَلَمۡ نَخۡلُقكُّم مِّن مَّآءٖ مَّهِينٖ
A nuk ju kemi krijuar nga një pikë lëngu të shpërfillur,
فَجَعَلۡنَٰهُ فِي قَرَارٖ مَّكِينٍ
të cilën e vumë në një vend të sigurt (mitër),
إِلَىٰ قَدَرٖ مَّعۡلُومٖ
deri në një kohë të caktuar?!
فَقَدَرۡنَا فَنِعۡمَ ٱلۡقَٰدِرُونَ
Kështu e kemi rregulluar; sa Rregullues të shkëlqyer jemi Ne!
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!
أَلَمۡ نَجۡعَلِ ٱلۡأَرۡضَ كِفَاتًا
A nuk e kemi bërë Tokën vendqëndrim
أَحۡيَآءٗ وَأَمۡوَٰتٗا
të të gjallëve dhe të të vdekurve?
وَجَعَلۡنَا فِيهَا رَوَٰسِيَ شَٰمِخَٰتٖ وَأَسۡقَيۡنَٰكُم مَّآءٗ فُرَاتٗا
A nuk kemi vënë në të male të larta e të patundshme? A nuk ju kemi dhënë të pini me bollëk ujë të ëmbël?
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!
ٱنطَلِقُوٓاْ إِلَىٰ مَا كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ
(Do t’u thuhet): Nisuni drejt atij (dënimi) që e mohuat!
ٱنطَلِقُوٓاْ إِلَىٰ ظِلّٖ ذِي ثَلَٰثِ شُعَبٖ
Shkoni drejt një hijeje me tri kolona (tymi të Xhehenemit),
لَّا ظَلِيلٖ وَلَا يُغۡنِي مِنَ ٱللَّهَبِ
e cila nuk bën hije (freskuese) dhe as nga flaka nuk të shpëton!
إِنَّهَا تَرۡمِي بِشَرَرٖ كَٱلۡقَصۡرِ
Ajo hedh shkëndija të mëdha sa një kala,
كَأَنَّهُۥ جِمَٰلَتٞ صُفۡرٞ
sikur të ishin deve të verdha!
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!
هَٰذَا يَوۡمُ لَا يَنطِقُونَ
Kjo është një ditë, kur ata nuk do të mund të flasin
وَلَا يُؤۡذَنُ لَهُمۡ فَيَعۡتَذِرُونَ
dhe nuk do t’u jepet leje për t’u shfajësuar.
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!
هَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِۖ جَمَعۡنَٰكُمۡ وَٱلۡأَوَّلِينَ
Kjo është Dita e Ndarjes vendimtare, në të cilën do të tuboheni ju dhe popujt e lashtë,
فَإِن كَانَ لَكُمۡ كَيۡدٞ فَكِيدُونِ
prandaj, nëse zotëroni ndonjë dinakëri, përdoreni kundër Meje!
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!
إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي ظِلَٰلٖ وَعُيُونٖ
Punëdrejtët do të jenë mes hijesh e burimesh,
وَفَوَٰكِهَ مِمَّا يَشۡتَهُونَ
si dhe frutash nga ato që dëshirojnë.
كُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ هَنِيٓـَٔۢا بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
(Do t’u thuhet) “Hani e pini e ju bëftë mirë, (si shpërblim) për atë që keni punuar.”
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Kështu i shpërblejmë Ne ata, që bëjnë vepra të mira.
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!
كُلُواْ وَتَمَتَّعُواْ قَلِيلًا إِنَّكُم مُّجۡرِمُونَ
Hani dhe kënaquni për pak kohë! Ju jeni keqbërës!
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!
وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱرۡكَعُواْ لَا يَرۡكَعُونَ
Kur atyre u thuhej: “Përkuluni (në namaz para Allahut)!” ata nuk përkuleshin.
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!
فَبِأَيِّ حَدِيثِۭ بَعۡدَهُۥ يُؤۡمِنُونَ
Në çfarë shpallje tjetër do të besojnë ata, pas këtij (Kurani)?!
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Surja El-Murselat në mushaf
- Zbritja
- mekase
- Xhuzi
- 29
- Numri i fjalëve
- 181
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 580-581
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 584-585
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 585-586
Pyetje rreth sures El-Murselat
Sa ajete ka surja El-Murselat?
Surja El-Murselat ka 50 ajete. Është surja numër 77 nga 114 suret e Kuranit.
Në cilin xhuz është surja El-Murselat?
Surja El-Murselat: xhuzi 29 nga 30.
Surja El-Murselat është mekase apo medinase?
Surja El-Murselat klasifikohet si mekase.
Në cilën faqe është surja El-Murselat?
Surja El-Murselat në mushafin e Medinës (604 faqe): 580-581. Në mushafin IndoPak (610 faqe): 584-585. Në mushafin Naskh (612 faqe): 585-586.
Sa fjalë ka surja El-Murselat?
Surja El-Murselat: 181 fjalë, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe.
Sa shkronja arabe ka surja El-Murselat?
Surja El-Murselat: 820 shkronja, të numëruara nga i njëjti tekst uthmani, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet surja El-Murselat në Kuran?
Surja El-Murselat shkon nga ajeti 5,623 deri te ajeti 5,672 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
A ka surja El-Murselat ajet sexhdeje?
Jo. Surja El-Murselat nuk mban shenjë sexhdeje në mushafin e Medinës; nga 114 suret, 14 e mbajnë.
A mund ta dëgjoj suren El-Murselat?
Po. Të 50 ajetet e sures El-Murselat luhen këtu ajet pas ajeti, në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Murselat?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 50 ajetet dhe 181 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.
Dëgjo suren El-Murselat
- Mishary Alafasy مشاري العفاسي Hafs nga AsimiMurattal
- AbdulBaset (Murattal) عبدالباسط عبدالصمد Hafs nga AsimiMurattal
- AbdulBaset AbdulSamad عبدالباسط عبدالصمد Hafs nga AsimiMuxheved
- Minshawi (Murattal) محمد صديق المنشاوي Hafs nga AsimiMurattal
- As-Sudais عبدالرحمن السديس Hafs nga AsimiMurattal
- Abu Bakr ash-Shatri أبو بكر الشاطري Hafs nga AsimiMurattal