Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
Rreth sures
Surja En-Nebe' është surja numër 78 nga 114 suret e Kuranit, klasifikohet si mekase dhe ka 40 ajete. Në mushafin e Medinës (604 faqe) fillon në faqen 582.
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
عَمَّ يَتَسَآءَلُونَ
Për çfarë e pyesin ata njëri-tjetrin?
عَنِ ٱلنَّبَإِ ٱلۡعَظِيمِ
Për Lajmin e madh,
ٱلَّذِي هُمۡ فِيهِ مُخۡتَلِفُونَ
rreth të cilit ata kanë kundërshtime.
كـَلَّا سَيَعۡلَمُونَ
Ani, shpejt do ta marrin vesh!
ثُمَّ كـَلَّا سَيَعۡلَمُونَ
Sigurisht që shpejt do ta marrin vesh!
أَلَمۡ نَجۡعَلِ ٱلۡأَرۡضَ مِهَٰدٗا
A nuk jua kemi bërë Tokën si shtrat
وَٱلۡجِبَالَ أَوۡتَادٗا
e malet si shtylla?!
وَخَلَقۡنَٰكُمۡ أَزۡوَٰجٗا
Ne ju kemi krijuar në çifte
وَجَعَلۡنَا نَوۡمَكُمۡ سُبَاتٗا
dhe gjumin jua kemi bërë për prehje.
وَجَعَلۡنَا ٱلَّيۡلَ لِبَاسٗا
Natën jua kemi bërë mbulesë,
وَجَعَلۡنَا ٱلنَّهَارَ مَعَاشٗا
ndërsa ditën e kemi caktuar për të punuar.
وَبَنَيۡنَا فَوۡقَكُمۡ سَبۡعٗا شِدَادٗا
Mbi ju kemi ndërtuar shtatë qiej të fortë
وَجَعَلۡنَا سِرَاجٗا وَهَّاجٗا
dhe kemi vënë kandil (diell) të shndritshëm!
وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلۡمُعۡصِرَٰتِ مَآءٗ ثَجَّاجٗا
Nga retë Ne ju lëshojmë ujëra të bollshme
لِّنُخۡرِجَ بِهِۦ حَبّٗا وَنَبَاتٗا
për rritjen e drithërave, bimëve
وَجَنَّٰتٍ أَلۡفَافًا
dhe të kopshteve të dendura.
إِنَّ يَوۡمَ ٱلۡفَصۡلِ كَانَ مِيقَٰتٗا
Sigurisht, Dita e Ndarjes vendimtare është caktuar.
يَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِ فَتَأۡتُونَ أَفۡوَاجٗا
Atë Ditë do të fryhet në Sur dhe ju do të vini grupe-grupe.
وَفُتِحَتِ ٱلسَّمَآءُ فَكَانَتۡ أَبۡوَٰبٗا
Dyert e qiellit do të hapen
وَسُيِّرَتِ ٱلۡجِبَالُ فَكَانَتۡ سَرَابًا
dhe malet do të shtyhen tutje e do të bëhen si mirazh.
إِنَّ جَهَنَّمَ كَانَتۡ مِرۡصَادٗا
Me të vërtetë, Xhehenemi do të bëhet pusi,
لِّلطَّٰغِينَ مَـَٔابٗا
vendbanim i caktuar për keqbërësit,
لَّٰبِثِينَ فِيهَآ أَحۡقَابٗا
që aty të mbeten përgjithmonë.
لَّا يَذُوقُونَ فِيهَا بَرۡدٗا وَلَا شَرَابًا
Aty nuk do të shijojnë as freski, as pije,
إِلَّا حَمِيمٗا وَغَسَّاقٗا
përpos ujit të valuar dhe qelbësirave,
جَزَآءٗ وِفَاقًا
si shpërblim përkatës (të veprave të tyre).
إِنَّهُمۡ كَانُواْ لَا يَرۡجُونَ حِسَابٗا
Në të vërtetë, ata as që e çonin nëpër mend se do të jepnin llogari
وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا كِذَّابٗا
dhe shpalljet Tona i mohonin prerazi.
وَكُلَّ شَيۡءٍ أَحۡصَيۡنَٰهُ كِتَٰبٗا
Por Ne çdo gjë e kemi shënuar në një libër.
فَذُوقُواْ فَلَن نَّزِيدَكُمۡ إِلَّا عَذَابًا
Prandaj do t’u themi: “Shijojeni këtë! Ne nuk do t’ju shtojmë gjë tjetër përveçse dënim!”
إِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ مَفَازًا
Vërtet, për punëdrejtët është përgatitur e mira (Xheneti):
حَدَآئِقَ وَأَعۡنَٰبٗا
kopshte dhe vreshta,
وَكَوَاعِبَ أَتۡرَابٗا
vajza të reja, të së njëjtës moshë,
وَكَأۡسٗا دِهَاقٗا
dhe kupa të plota.
لَّا يَسۡمَعُونَ فِيهَا لَغۡوٗا وَلَا كِذَّٰبٗا
Atje nuk do të dëgjojnë biseda të kota e as gënjeshtra.
جَزَآءٗ مِّن رَّبِّكَ عَطَآءً حِسَابٗا
Kështu është shpërblimi nga Zoti yt - dhuratë sipas meritës
رَّبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا ٱلرَّحۡمَٰنِۖ لَا يَمۡلِكُونَ مِنۡهُ خِطَابٗا
Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, i Gjithëmëshirshmi, të Cilit askush nuk do të mund t’i flasë (nga frika).
يَوۡمَ يَقُومُ ٱلرُّوحُ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ صَفّٗاۖ لَّا يَتَكَلَّمُونَ إِلَّا مَنۡ أَذِنَ لَهُ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَقَالَ صَوَابٗا
Në ditën, kur Shpirti (Xhebraili) dhe engjëjt do të jenë të rreshtuar, nuk do të flasë askush, përveç atij që do t’i japë leje i Gjithëmëshirshmi e që do të thotë të vërtetën.
ذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمُ ٱلۡحَقُّۖ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ مَـَٔابًا
Ajo është Dita e Vërtetë, prandaj kush të dojë, le të kthehet te Zoti i vet (që në këtë jetë).
إِنَّآ أَنذَرۡنَٰكُمۡ عَذَابٗا قَرِيبٗا يَوۡمَ يَنظُرُ ٱلۡمَرۡءُ مَا قَدَّمَتۡ يَدَاهُ وَيَقُولُ ٱلۡكَافِرُ يَٰلَيۡتَنِي كُنتُ تُرَٰبَۢا
Me të vërtetë, Ne ju kemi paralajmëruar se është i afërt dënimi, Ditën, kur njeriu do të shohë se ç’kanë bërë duart e tij dhe, kur jobesimtari do të thotë: “Ah, sikur të isha pluhur!”
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Surja En-Nebe' në mushaf
- Zbritja
- mekase
- Xhuzi
- 30
- Numri i fjalëve
- 173
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 582-583
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 586-587
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 587-588
Pyetje rreth sures En-Nebe'
Sa ajete ka surja En-Nebe'?
Surja En-Nebe' ka 40 ajete. Është surja numër 78 nga 114 suret e Kuranit.
Në cilin xhuz është surja En-Nebe'?
Surja En-Nebe': xhuzi 30 nga 30.
Surja En-Nebe' është mekase apo medinase?
Surja En-Nebe' klasifikohet si mekase.
Në cilën faqe është surja En-Nebe'?
Surja En-Nebe' në mushafin e Medinës (604 faqe): 582-583. Në mushafin IndoPak (610 faqe): 586-587. Në mushafin Naskh (612 faqe): 587-588.
Sa fjalë ka surja En-Nebe'?
Surja En-Nebe': 173 fjalë, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe.
Sa shkronja arabe ka surja En-Nebe'?
Surja En-Nebe': 780 shkronja, të numëruara nga i njëjti tekst uthmani, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet surja En-Nebe' në Kuran?
Surja En-Nebe' shkon nga ajeti 5,673 deri te ajeti 5,712 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
A ka surja En-Nebe' ajet sexhdeje?
Jo. Surja En-Nebe' nuk mban shenjë sexhdeje në mushafin e Medinës; nga 114 suret, 14 e mbajnë.
A mund ta dëgjoj suren En-Nebe'?
Po. Të 40 ajetet e sures En-Nebe' luhen këtu ajet pas ajeti, në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nebe'?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 40 ajetet dhe 173 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.
Dëgjo suren En-Nebe'
- Mishary Alafasy مشاري العفاسي Hafs nga AsimiMurattal
- AbdulBaset (Murattal) عبدالباسط عبدالصمد Hafs nga AsimiMurattal
- AbdulBaset AbdulSamad عبدالباسط عبدالصمد Hafs nga AsimiMuxheved
- Minshawi (Murattal) محمد صديق المنشاوي Hafs nga AsimiMurattal
- As-Sudais عبدالرحمن السديس Hafs nga AsimiMurattal
- Abu Bakr ash-Shatri أبو بكر الشاطري Hafs nga AsimiMurattal