Surja El-Kasas 28:15 القصص
Ky është ajeti 15 nga 88 i sures El-Kasas, ajeti 3267 nga 6236 në Kuran, xhuzi 20. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 387.
وَدَخَلَ ٱلۡمَدِينَةَ عَلَىٰ حِينِ غَفۡلَةٖ مِّنۡ أَهۡلِهَا فَوَجَدَ فِيهَا رَجُلَيۡنِ يَقۡتَتِلَانِ هَٰذَا مِن شِيعَتِهِۦ وَهَٰذَا مِنۡ عَدُوِّهِۦۖ فَٱسۡتَغَٰثَهُ ٱلَّذِي مِن شِيعَتِهِۦ عَلَى ٱلَّذِي مِنۡ عَدُوِّهِۦ فَوَكَزَهُۥ مُوسَىٰ فَقَضَىٰ عَلَيۡهِۖ قَالَ هَٰذَا مِنۡ عَمَلِ ٱلشَّيۡطَٰنِۖ إِنَّهُۥ عَدُوّٞ مُّضِلّٞ مُّبِينٞ
Një herë Musai hyri në qytet, pa u vënë re nga banorët e tij. Atje pa dy njerëz që rriheshin. Njëri ishte nga të vetët, kurse tjetri ishte nga kundërshtarët. Ai i grupit të vet i kërkoi ndihmë kundër atij të popullit armik. Dhe Musai i ra me grusht atij, duke e vrarë. Pastaj tha: “Kjo është punë e djallit! Ai është armik i betuar i njeriut dhe ngatërrestar i hapur!
28:15 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 28:15
Al-Mukhtasar
Ai hyri në qytet gjatë kohës kur njerëzit pushonin në shtëpitë e tyre dhe gjeti aty dy njerëz që po ziheshin me njëri-tjetrin. Njëri prej tyre ishte prej Bijve të Izraelit, popullit të Musait, ndërsa tjetri ishte kopt (vendas) prej popullit armik të Faraonit. Ai që ishte prej popullit të vet i kërkoi që ta ndihmonte kundër armikut të tij kopt. Aty Musai e goditi koptin vetëm me një grusht dhe ai vdiq në vend, për shkak të fuqisë së Musait. Musai u pendua duke thënë: “Kjo që bëra ishte vepër e shejtanit, për shkak të manipulimit dhe të mashtrimit që më bëri. Ai është armiku dhe devijuesi më i madh i atyre që e pasojnë atë. Armiqësia e tij është e hapët dhe kjo që më ndodhi mua ishte pikërisht për shkak të kësaj dhe se ai është devijues që dëshiron të më çojë në rrugë të shtrembër!”
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 20
- Numri i fjalëve
- 38
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 387
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 387
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 388
Në cilën sure është ajeti 28:15?
Surja El-Kasas (القصص). Surja 28 nga 114 · 88 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 28:15?
Xhuzi: 20.
Në cilën faqe është ajeti 28:15?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 387 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 387 · Mushafi Naskh (612 faqe): 388.
Sa fjalë ka ajeti 28:15?
Numri i fjalëve: 38.
Sa shkronja arabe ka ajeti 28:15?
Ajeti 28:15: 146 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 28:15 në Kuran?
Ajeti 28:15 është ajeti 3,267 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Kasas?
Surja El-Kasas ka 88 ajete. Është surja numër 28 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Kasas është mekase apo medinase?
Surja El-Kasas klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 28:15?
Po. Ajeti 28:15 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Kasas?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 88 ajetet dhe 1,430 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.