Surja En-Nahl 16:76 النحل
Ky është ajeti 76 nga 128 i sures En-Nahl, ajeti 1977 nga 6236 në Kuran, xhuzi 14. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 275.
وَضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا رَّجُلَيۡنِ أَحَدُهُمَآ أَبۡكَمُ لَا يَقۡدِرُ عَلَىٰ شَيۡءٖ وَهُوَ كَلٌّ عَلَىٰ مَوۡلَىٰهُ أَيۡنَمَا يُوَجِّههُّ لَا يَأۡتِ بِخَيۡرٍ هَلۡ يَسۡتَوِي هُوَ وَمَن يَأۡمُرُ بِٱلۡعَدۡلِ وَهُوَ عَلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ
Gjithashtu, Allahu krahason shembullin e dy njerëzve, njëri prej të cilëve është shurdh-memec, nuk mund të bëjë asgjë dhe është barrë e pronarit të vet, - kurdo e kudo që ta dërgojë, nuk i sjell asnjë të mirë. A është i barabartë ky me atë që urdhëron për drejtësi dhe ndjek rrugën e drejtë?!
16:76 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 16:76
Al-Mukhtasar
Allahu gjithashtu, si kundërpërgjigje ndaj tyre, solli edhe një tjetër shembull me dy persona: Njëri prej tyre është shurdhmemec, që as dëgjon, as flet e as kupton, i paaftë që t’i sjellë dobi qoftë vetes apo ndonjë tjetri, madje edhe ai vetë është një barrë e rëndë për atë që e ka nën përgjegjësi e që kujdeset për të, i cili kudo që ta dërgojë, asgjë nuk ka për ta bërë mirë, duke mos e kryer atë që i kërkohet. Tani, a mund të jetë e njëjtë gjendja e këtij, me atë që është shëndoshë e mirë, duke dëgjuar e folur dhe dobia e tij arrinë edhe tek të tjerët, duke urdhëruar për drejtësi, ndërkohë që edhe ai vet është në rrugën e Drejtë, në të cilën nuk gjendet asnjë manipulim e as devijim. Prandaj, si mundet që ju, o idhujtarë, Allahun, i Cili ka cilësitë e shenjta e absolute, ta barazoni me idhujt tuaj, që as nuk dëgjojnë, as nuk flasin dhe as nuk sjellin dobi e as dëm?!
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 14
- Numri i fjalëve
- 29
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 275
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 275
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 276
Në cilën sure është ajeti 16:76?
Surja En-Nahl (النحل). Surja 16 nga 114 · 128 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 16:76?
Xhuzi: 14.
Në cilën faqe është ajeti 16:76?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 275 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 275 · Mushafi Naskh (612 faqe): 276.
Sa fjalë ka ajeti 16:76?
Numri i fjalëve: 29.
Sa shkronja arabe ka ajeti 16:76?
Ajeti 16:76: 108 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 16:76 në Kuran?
Ajeti 16:76 është ajeti 1,977 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nahl?
Surja En-Nahl ka 128 ajete. Është surja numër 16 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nahl është mekase apo medinase?
Surja En-Nahl klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 16:76?
Po. Ajeti 16:76 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nahl?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 128 ajetet dhe 1,844 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.