Surja En-Nisa 4:12 النساء
Ky është ajeti 12 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 505 nga 6236 në Kuran, xhuzi 4. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 79.
۞ وَلَكُمۡ نِصۡفُ مَا تَرَكَ أَزۡوَٰجُكُمۡ إِن لَّمۡ يَكُن لَّهُنَّ وَلَدٞۚ فَإِن كَانَ لَهُنَّ وَلَدٞ فَلَكُمُ ٱلرُّبُعُ مِمَّا تَرَكۡنَۚ مِنۢ بَعۡدِ وَصِيَّةٖ يُوصِينَ بِهَآ أَوۡ دَيۡنٖۚ وَلَهُنَّ ٱلرُّبُعُ مِمَّا تَرَكۡتُمۡ إِن لَّمۡ يَكُن لَّكُمۡ وَلَدٞۚ فَإِن كَانَ لَكُمۡ وَلَدٞ فَلَهُنَّ ٱلثُّمُنُ مِمَّا تَرَكۡتُمۚ مِّنۢ بَعۡدِ وَصِيَّةٖ تُوصُونَ بِهَآ أَوۡ دَيۡنٖۗ وَإِن كَانَ رَجُلٞ يُورَثُ كَلَٰلَةً أَوِ ٱمۡرَأَةٞ وَلَهُۥٓ أَخٌ أَوۡ أُخۡتٞ فَلِكُلِّ وَٰحِدٖ مِّنۡهُمَا ٱلسُّدُسُۚ فَإِن كَانُوٓاْ أَكۡثَرَ مِن ذَٰلِكَ فَهُمۡ شُرَكَآءُ فِي ٱلثُّلُثِۚ مِنۢ بَعۡدِ وَصِيَّةٖ يُوصَىٰ بِهَآ أَوۡ دَيۡنٍ غَيۡرَ مُضَآرّٖۚ وَصِيَّةٗ مِّنَ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَلِيمٞ
Juve ju takon gjysma e pasurisë nga ajo që kanë lënë bashkëshortet tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë. Por, nëse kanë fëmijë, ju takon një e katërta e asaj që kanë lënë ato, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. Në qoftë se nuk keni fëmijë, atyre (grave) u takon një e katërta e pasurisë që keni lënë e, nëse keni fëmijë, atyre u takon një e teta nga ajo që keni lënë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. Nëse i vdekuri, qoftë burrë ose grua, është pa prindër dhe fëmijë, por ka vëlla ose motër (prej nënës), atëherë çdonjërit prej tyre i takon një e gjashta; e nëse ka më shumë nga ata, atëherë marrin pjesë bashkërisht në një të tretën e pasurisë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi, duke mos e dëmtuar askënd. Kjo është porosia e Allahut! Allahu është i Gjithëdijshëm dhe shumë Durues.
4:12 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 4:12
Al-Mukhtasar
Juve, o bashkëshortë ju takon gjysma e pasurisë që kanë lënë bashkëshortet tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë – qoftë mashkull apo femër – me ju apo me ish-bashkëshortë të tjerë; por nëse ato kanë fëmijë - qoftë mashkull apo femër – atëherë juve ju përket një e katërta e pasurisë që ato kanë lënë dhe ju ndahet pasi t’u jetë përmbushur testamenti që ato kanë lënë dhe t’u jenë paguar borxhet. Edhe bashkëshorteve u takon një e katërta e asaj që u lini ju, o bashkëshortë, nëse ju nuk keni fëmijë – qoftë mashkull apo femër – të lindur me to apo me bashkëshorte të tjera. Nëse ju keni fëmijë, qoftë mashkull apo femër, atëherë atyre u takon një e teta e asaj që ju lini dhe ju ndahet pasi t’ju jetë përmbushur testamenti që keni lënë dhe t’ju jenë paguar borxhet. Nëse vdes një burrë a grua, që nuk ka as prindër e as fëmijë, por secili prej tyre ka vëlla për nëne apo motër për nëne, secilit prej tyre, qoftë vëlla apo motër nga nëna, i përket një e gjashta. Nëse vëllezërit apo motrat nga nëna janë më shumë se një, atëherë të gjithëve së bashku u përket një e treta, duke marrë pjesë bashkërisht në të, në mënyrë të barabartë, si meshkujt edhe femrat; por këtë pjesë të tyre e marrin vetëm pasi të jetë përmbushur testamenti i të vdekurit dhe të jenë paguar borxhet e tij, me kushtin që testamenti të mos u hyjë në hak trashëgimtarëve, duke i dëmtuar (siç mund të jetë testamenti që lë më shumë se një të tretën e pasurisë). Kjo dispozitë, të cilin e përmban ajeti, është besa juaj me Allahun. Allahu e di shumë mirë se çfarë është në dobi të robve të Vet, si në këtë botë, ashtu edhe në Botën Tjetër dhe është i Butë e nuk ia përshpejton gjynahqarit ndëshkimin.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 4
- Numri i fjalëve
- 88
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 79
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 79
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 80
Në cilën sure është ajeti 4:12?
Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 4:12?
Xhuzi: 4.
Në cilën faqe është ajeti 4:12?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 79 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 79 · Mushafi Naskh (612 faqe): 80.
Sa fjalë ka ajeti 4:12?
Numri i fjalëve: 88.
Sa shkronja arabe ka ajeti 4:12?
Ajeti 4:12: 296 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 4:12 në Kuran?
Ajeti 4:12 është ajeti 505 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nisa?
Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nisa është mekase apo medinase?
Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 4:12?
Po. Ajeti 4:12 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.