Kalo te përmbajtja

Surja En-Nisa 4:11 النساء

Ky është ajeti 11 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 504 nga 6236 në Kuran, xhuzi 4. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 78.

يُوصِيكُمُ ٱللَّهُ فِيٓ أَوۡلَٰدِكُمۡۖ لِلذَّكَرِ مِثۡلُ حَظِّ ٱلۡأُنثَيَيۡنِۚ فَإِن كُنَّ نِسَآءٗ فَوۡقَ ٱثۡنَتَيۡنِ فَلَهُنَّ ثُلُثَا مَا تَرَكَۖ وَإِن كَانَتۡ وَٰحِدَةٗ فَلَهَا ٱلنِّصۡفُۚ وَلِأَبَوَيۡهِ لِكُلِّ وَٰحِدٖ مِّنۡهُمَا ٱلسُّدُسُ مِمَّا تَرَكَ إِن كَانَ لَهُۥ وَلَدٞۚ فَإِن لَّمۡ يَكُن لَّهُۥ وَلَدٞ وَوَرِثَهُۥٓ أَبَوَاهُ فَلِأُمِّهِ ٱلثُّلُثُۚ فَإِن كَانَ لَهُۥٓ إِخۡوَةٞ فَلِأُمِّهِ ٱلسُّدُسُۚ مِنۢ بَعۡدِ وَصِيَّةٖ يُوصِي بِهَآ أَوۡ دَيۡنٍۗ ءَابَآؤُكُمۡ وَأَبۡنَآؤُكُمۡ لَا تَدۡرُونَ أَيُّهُمۡ أَقۡرَبُ لَكُمۡ نَفۡعٗاۚ فَرِيضَةٗ مِّنَ ٱللَّهِۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمٗا

Allahu ju urdhëron për trashëgiminë tuaj: mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave; nëse trashëgimtarë janë dy e më tepër femra, atyre u takojnë dy të tretat nga trashëgimia; nëse është një femër - i takon gjysma e pasurisë; e për çdonjërin prind të të vdekurit - u përket një e gjashta nga pasuria e trashëguar, nëse i vdekuri ka lënë fëmijë; e nëse nuk ka fëmijë, e trashëgojnë prindërit dhe nënës i bie një e treta; nëse i vdekuri ka vëllezër, nënës së tij i bie një e gjashta, pas kryerjes së testamentit të lënë dhe larjes së borxhit. Ju nuk e dini se cili është më i afërt për ju nga dobia: prindërit tuaj apo fëmijët tuaj. Ky caktim është nga ana e Allahut. Pa dyshim Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.

4:11 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja En-Nisa
0/176
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy En-Nisa 4:11 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 4:11

Al-Mukhtasar

Allahu ju urdhëron dhe kërkon prej jush që t’u përmbaheni të drejtave në lidhje me trashëgiminë e fëmijëve tuaj, që trashëgimia, që ndahet mes tyre, të jetë: për djalin sa pjesa e dy vajzave. Nëse i vdekuri lë pas vajza dhe asnjë djalë, atëherë dy e më shumë vajzave u përkasin dy të tretat e pasurisë. Nëse është vajzë e vetme, atëherë asaj i përket gjysma e asaj, që ai ka lënë. Secilit prindër të të vdekurit i përket një e gjashta e asaj që ai ka lënë, nëse ai ka lënë një pasardhës -djalë apo vajzë qoftë. Nëse ai nuk ka pasardhës dhe asnjë që ta trashëgojë, përveç dy prindërve të vet, atëherë nënës i takon një e treta, kurse pjesa tjetër i lihet trashëgim babait të tij. Nëse i vdekuri ka pasur dy e më shumë vëllezër apo motra, qofshin prej një lindjeje (nga të njëjtët nënë e baba, ose jo), atëherë nënës i përket patjetër një e gjashta, ndërsa pjesa tjetër i përket plotësisht babait e nuk u lihet asgjë vëllezërve apo motrave. Kjo ndarje e trashëgimisë bëhet pasi të jetë çuar në vend testamenti, amaneti që i vdekuri ka lënë më parë, me kusht që testamenti i tij të mos e tejkalojë një të tretën e pasurisë dhe me kusht që të jenë paguar borxhet që ai ka lënë. Vërtet që Allahu i Lartësuar e ka bërë ndarjen e trashëgimisë në këtë mënyrë, sepse ju nuk e dini se cili prej prindërve apo fëmijëve është më i dobishëm për ju, qoftë në këtë botë, qoftë në Botën Tjetër, sepse mund të ndodhë që dikush, para se të vdesë, të ketë mendim të mirë për ndonjërin prej trashëgimtarëve, kështu që ia dhuron të gjithë pasurinë vetëm atij, apo mund të ketë mendim të keq për të dhe nuk i jep asgjë, ndërkohë që realiteti mund të jetë ndryshe. I Vetmi që i di të gjitha këto është Allahu, të Cilit nuk i fshihet asgjë; prandaj Ai e ndau trashëgiminë siç e sqaroi më lart dhe e konsideroi atë farz nga ana e Tij ndaj robve të Vet. Allahu është i Gjithëditur dhe se Atij nuk i fshihet asgjë që është në interes të robve të Vet. Ai është i Urtë në vënien e ligjeve dhe në drejtim.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
4
Numri i fjalëve
71
Mushafi i Medinës (604 faqe)
78
Mushafi IndoPak (610 faqe)
79
Mushafi Naskh (612 faqe)
80
Në cilën sure është ajeti 4:11?

Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 4:11?

Xhuzi: 4.

Në cilën faqe është ajeti 4:11?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 78 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 79 · Mushafi Naskh (612 faqe): 80.

Sa fjalë ka ajeti 4:11?

Numri i fjalëve: 71.

Sa shkronja arabe ka ajeti 4:11?

Ajeti 4:11: 269 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 4:11 në Kuran?

Ajeti 4:11 është ajeti 504 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja En-Nisa?

Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.

Surja En-Nisa është mekase apo medinase?

Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 4:11?

Po. Ajeti 4:11 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play