Surja En-Nisa 4:43 النساء
Ky është ajeti 43 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 536 nga 6236 në Kuran, xhuzi 5. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 85.
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَقۡرَبُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَأَنتُمۡ سُكَٰرَىٰ حَتَّىٰ تَعۡلَمُواْ مَا تَقُولُونَ وَلَا جُنُبًا إِلَّا عَابِرِي سَبِيلٍ حَتَّىٰ تَغۡتَسِلُواْۚ وَإِن كُنتُم مَّرۡضَىٰٓ أَوۡ عَلَىٰ سَفَرٍ أَوۡ جَآءَ أَحَدٞ مِّنكُم مِّنَ ٱلۡغَآئِطِ أَوۡ لَٰمَسۡتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَلَمۡ تَجِدُواْ مَآءٗ فَتَيَمَّمُواْ صَعِيدٗا طَيِّبٗا فَٱمۡسَحُواْ بِوُجُوهِكُمۡ وَأَيۡدِيكُمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَفُوًّا غَفُورًا
O besimtarë! Mos u falni kur jeni të dehur, prisni të kthjelloheni e të dini se ç’flisni; as kur jeni të papastër62 (xhunub) - përveçse nëse jeni duke udhëtuar, derisa të laheni. Dhe, nëse jeni të sëmurë ose gjendeni në rrugë ose keni kryer nevojën natyrore, ose keni bërë marrëdhënie me gra dhe nuk gjeni ujë, atëherë fërkoni fytyrën dhe duart tuaja me dhé të pastër. Allahu, me të vërtetë, është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 62 D.m.th. pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale ose pas derdhjes së farës.
4:43 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 4:43
Al-Mukhtasar
O ju që keni besuar Allahun dhe e ndiqni të Dërguarin e Tij! Mos iu afroni namazit kur jeni në gjendje të dehur, derisa të kthjelloheni pas dehjes suaj dhe të kuptoni çfarë thoni (ky ajet është para se të zbriste urdhri që e bënte haram krejtësisht pirjen e alkoolit) dhe mos u falni kur jeni xhunubë (pasi keni fjetur me bashkëshorten) e mos hyni as në xhami kur ju jeni në këtë gjendje, përveç nëse jeni kalimtarë dhe nuk qëndroni brenda tyre, derisa të laheni tërësisht! Nëse keni një sëmundje që u pengon ta përdorni ujin, jeni udhëtarë, keni defekuar (keni kryer nevojën), apo keni kryer marrëdhënie intime me bashkëshorten, dhe nuk gjeni dot ujë (të mjaftueshëm), atëherë prekni dhéun e pastër me pëllëmbë e pastaj me to fshini fytyrën dhe duart tuaja! Allahu është Falës i mangësive tuaja dhe i gjynaheve tuaja.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 5
- Numri i fjalëve
- 48
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 85
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 85
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 86
Në cilën sure është ajeti 4:43?
Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 4:43?
Xhuzi: 5.
Në cilën faqe është ajeti 4:43?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 85 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 85 · Mushafi Naskh (612 faqe): 86.
Sa fjalë ka ajeti 4:43?
Numri i fjalëve: 48.
Sa shkronja arabe ka ajeti 4:43?
Ajeti 4:43: 203 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 4:43 në Kuran?
Ajeti 4:43 është ajeti 536 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nisa?
Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nisa është mekase apo medinase?
Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 4:43?
Po. Ajeti 4:43 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.