Surja Er-Ra'd 13:16 الرعد
Ky është ajeti 16 nga 43 i sures Er-Ra'd, ajeti 1723 nga 6236 në Kuran, xhuzi 13. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 251.
قُلۡ مَن رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ قُلِ ٱللَّهُۚ قُلۡ أَفَٱتَّخَذۡتُم مِّن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَ لَا يَمۡلِكُونَ لِأَنفُسِهِمۡ نَفۡعٗا وَلَا ضَرّٗاۚ قُلۡ هَلۡ يَسۡتَوِي ٱلۡأَعۡمَىٰ وَٱلۡبَصِيرُ أَمۡ هَلۡ تَسۡتَوِي ٱلظُّلُمَٰتُ وَٱلنُّورُۗ أَمۡ جَعَلُواْ لِلَّهِ شُرَكَآءَ خَلَقُواْ كَخَلۡقِهِۦ فَتَشَٰبَهَ ٱلۡخَلۡقُ عَلَيۡهِمۡۚ قُلِ ٱللَّهُ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٖ وَهُوَ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّٰرُ
Thuaj: “Kush është Zoti i qiejve dhe i Tokës?” dhe përgjigju: “Allahu!” Thuaj: “A mos vallë, ju zgjidhni për mbrojtës në vend të Tij, ata që nuk mund t’i sjellin vetes as dobi, as dëm?” Thuaj: “A janë të njëjtë i verbri dhe ai që sheh? Ose a janë njësoj terri dhe drita? Apo ata (idhujtarët) i veshin Allahut ortakë, të cilët krijojnë siç krijon Ai, kështu që krijimi u ngjan i njëjtë atyre (idhujtarëve)?!” Thuaj: “Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është i Vetmi, Ngadhënjimtari”.
13:16 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 13:16
Al-Mukhtasar
Pyeti, o i Dërguar, jobesimtarët, të cilët bashkë me Allahun adhurojnë edhe të tjerë: “Kush i krijoi qiejt e Tokën dhe i drejton çështjet e tyre?!” Thuaju: “Allahu, pra, Ai është që i krijoi e i drejton çështjet e tyre dhe ju e pranoni diçka të tillë”. Pastaj pyeti, o i Dërguar: “Atëherë përse keni zgjedhur për veten tuaj mbrojtës të tjerë në vend të Allahut, kur ata janë të pafuqishëm për t'u vetëmbojtur a për t'i bërë vetes dobi?! Atëherë si do të munden që ta bëjnë këtë për dikë tjetër?!’ Pastaj thuaju, o i Dërguar: “Po, a mund të jetë i njëjtë jobesimtari mendjembyllur me besimtarin largpamës e të udhëzuar?!” Ose, a mund të jenë njësoj errësirat e mosbesimit me dritën e besimit?! Apo mos vallë ata mendojnë se Allahu i Lartësuar ka ortakë që kanë pjesë në krijim bashkë me Të e kësisoj idhujtarët nuk arrijnë t'i dallojnë krijesat e Allahut nga krijesat e idhujve të tyre?!” Thuaju, o i Dërguar: “Vetëm Allahu është Krijuesi i gjithçkaje e askush nuk është ortak me Të në krijim. Ai është i Vetmi Hyjni dhe i Vetmi që e meriton të adhurohet, Ai triumfon mbi gjithçka”.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 13
- Numri i fjalëve
- 45
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 251
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 251
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 252
Në cilën sure është ajeti 13:16?
Surja Er-Ra'd (الرعد). Surja 13 nga 114 · 43 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 13:16?
Xhuzi: 13.
Në cilën faqe është ajeti 13:16?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 251 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 251 · Mushafi Naskh (612 faqe): 252.
Sa fjalë ka ajeti 13:16?
Numri i fjalëve: 45.
Sa shkronja arabe ka ajeti 13:16?
Ajeti 13:16: 181 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 13:16 në Kuran?
Ajeti 13:16 është ajeti 1,723 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Er-Ra'd?
Surja Er-Ra'd ka 43 ajete. Është surja numër 13 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Er-Ra'd është mekase apo medinase?
Surja Er-Ra'd klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 13:16?
Po. Ajeti 13:16 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Er-Ra'd?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 43 ajetet dhe 853 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.