Surja Esh-Shura 42:15 الشورى
Ky është ajeti 15 nga 53 i sures Esh-Shura, ajeti 4287 nga 6236 në Kuran, xhuzi 25. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 484.
فَلِذَٰلِكَ فَٱدۡعُۖ وَٱسۡتَقِمۡ كَمَآ أُمِرۡتَۖ وَلَا تَتَّبِعۡ أَهۡوَآءَهُمۡۖ وَقُلۡ ءَامَنتُ بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ مِن كِتَٰبٖۖ وَأُمِرۡتُ لِأَعۡدِلَ بَيۡنَكُمُۖ ٱللَّهُ رَبُّنَا وَرَبُّكُمۡۖ لَنَآ أَعۡمَٰلُنَا وَلَكُمۡ أَعۡمَٰلُكُمۡۖ لَا حُجَّةَ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَكُمُۖ ٱللَّهُ يَجۡمَعُ بَيۡنَنَاۖ وَإِلَيۡهِ ٱلۡمَصِيرُ
Andaj, ti thirru dhe bëhu këmbëngulës, ashtu siç je urdhëruar, mos i ndiq epshet e tyre dhe thuaj: “Unë besoj çdo libër që e ka shpallur Allahu dhe jam urdhëruar që të gjykoj drejt midis jush; Allahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj. Veprat tona janë për ne, e veprat tuaja janë për ju. Midis nesh dhe jush nuk ka kurrfarë mosmarrëveshjeje. Allahu do të na tubojë të gjithëve dhe tek Ai do të kthehemi të gjithë”.
42:15 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 42:15
Al-Mukhtasar
Prandaj, ti fto prej tyre kë të mundësh në këtë fe të drejtë dhe tregohu i qëndrueshëm në të, ashtu siç të ka urdhëruar Allahu, duke e njësuar e adhuruar vetëm Atë. Ti mos i ndiq dëshirat e tyre, që bien ndesh me Librin e tyre e me Librin tënd, por thuaju: “Unë i kam besuar çdo Libri që Allahu ua ka zbritur të dërguarve përpara meje. Allahu më ka urdhëruar që të mbaj drejtësi mes jush. Allahu që unë adhuroj, është në të vërtetë Zoti ynë dhe Zoti juaj. Ne do të japim llogari për veprat tona dhe ju keni për të dhënë llogari për veprat tuaja. Nuk ka pse të ketë mosmarrëveshje mes nesh e mes jush, nëse e Vërteta për të dyja palët është e qartë. Allahu është Ai që na bashkon të gjithëve dhe vetëm tek Ai do të kthehemi në Ditën e Gjykimit!”
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 25
- Numri i fjalëve
- 34
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 484
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 484
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 485
Në cilën sure është ajeti 42:15?
Surja Esh-Shura (الشورى). Surja 42 nga 114 · 53 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 42:15?
Xhuzi: 25.
Në cilën faqe është ajeti 42:15?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 484 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 484 · Mushafi Naskh (612 faqe): 485.
Sa fjalë ka ajeti 42:15?
Numri i fjalëve: 34.
Sa shkronja arabe ka ajeti 42:15?
Ajeti 42:15: 147 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 42:15 në Kuran?
Ajeti 42:15 është ajeti 4,287 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Esh-Shura?
Surja Esh-Shura ka 53 ajete. Është surja numër 42 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Esh-Shura është mekase apo medinase?
Surja Esh-Shura klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 42:15?
Po. Ajeti 42:15 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Esh-Shura?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 53 ajetet dhe 860 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.