Surja Muhammed 47:4 محمد
Ky është ajeti 4 nga 38 i sures Muhammed, ajeti 4549 nga 6236 në Kuran, xhuzi 26. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 507.
فَإِذَا لَقِيتُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فَضَرۡبَ ٱلرِّقَابِ حَتَّىٰٓ إِذَآ أَثۡخَنتُمُوهُمۡ فَشُدُّواْ ٱلۡوَثَاقَ فَإِمَّا مَنَّۢا بَعۡدُ وَإِمَّا فِدَآءً حَتَّىٰ تَضَعَ ٱلۡحَرۡبُ أَوۡزَارَهَاۚ ذَٰلِكَۖ وَلَوۡ يَشَآءُ ٱللَّهُ لَٱنتَصَرَ مِنۡهُمۡ وَلَٰكِن لِّيَبۡلُوَاْ بَعۡضَكُم بِبَعۡضٖۗ وَٱلَّذِينَ قُتِلُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ فَلَن يُضِلَّ أَعۡمَٰلَهُمۡ
Kur të ballafaqoheni në luftë me mohuesit, goditini në qafë, derisa t’i rraskapitni e t’i shkatërroni ata dhe pastaj lidhini fort. Mandej ose i lironi me zemërgjerësi, ose me shpërblim, derisa të bëhet armëpushimi. Kështu bëni! Sikur të donte Allahu, do t’i shkatërronte ata, por Ai dëshiron t’ju sprovojë ju me njëri tjetrin. Ai nuk ua humb veprat atyre që vdesin në rrugën e Allahut.
47:4 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 47:4
Al-Mukhtasar
Nëse përballeni me ushtrinë e tyre mohuese, që janë ngritur kundër jush, këputuani qafat, derisa t’i shpartalloni e t’i mposhtni tërësisht. E, ata që mbesin të gjallë shtrëngojuani fort prangat, duke i zënë robër dhe pas kësaj, ju keni të drejtë të zgjidhni: ose t’i lironi me zemërgjerësi, pa kërkuar prej tyre asnjë shpërblim, ose t’i lironi kundrejt një kompensimi. Vazhdojeni luftën ndaj tyre, derisa jobesimtarët të dorëzohen ose të arrihet me ta armëpushim. Kështu pra, realizohet premtimi i Allahut mbi ta, që në këtë botë për ndëshkimin e tyre, para dënimit të tyre të përjetshëm në botën tjetër! Po të dojë Allahu, do t’i kishte mposhtur mohuesit, pa bërë besimtarët asnjë luftë. Por Allahu e vuri këtë dispozitë për t’ju vënë në sprovë me njëri-tjetrin, herë duke i dhënë fitore njërës palë e herë duke e ndihmuar palën tjetër, sipas urtësisë së Vet, ku secilit t’i jepet mundësia të shfaqë mirësinë apo ligësinë e vet. Sa u përket atyre që u vranë në Rrugë të Allahut, Allahu kurrsesi nuk ka për t’ua humbur veprat.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 26
- Numri i fjalëve
- 38
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 507
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 507
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 508
Në cilën sure është ajeti 47:4?
Surja Muhammed (محمد). Surja 47 nga 114 · 38 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 47:4?
Xhuzi: 26.
Në cilën faqe është ajeti 47:4?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 507 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 507 · Mushafi Naskh (612 faqe): 508.
Sa fjalë ka ajeti 47:4?
Numri i fjalëve: 38.
Sa shkronja arabe ka ajeti 47:4?
Ajeti 47:4: 167 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 47:4 në Kuran?
Ajeti 47:4 është ajeti 4,549 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Muhammed?
Surja Muhammed ka 38 ajete. Është surja numër 47 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Muhammed është mekase apo medinase?
Surja Muhammed klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 47:4?
Po. Ajeti 47:4 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Muhammed?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 38 ajetet dhe 539 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.