Al-Hadi
Emri 94 / 99
الْهَادِي
Udhëzuesi
Ky emër në Kuran
Secili ajet më poshtë u lexua në kontekstin e vet dhe u konfirmua nga dy shqyrtime të pavarura, mbi një pyetje të vetme: a e emërton kjo fjalë Allahun këtu. Aty ku të dyja nuk u pajtuan, ajeti u hoq. Në disa prej tyre emri shfaqet si folje ose në një trajtë tjetër, jo si emër.
ٱهۡدِنَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ
Udhëzona në rrugën e drejtë!3
Shënimet e përkthyesit (1)
- 3 Pas lavdërimit të Allahut, pas njohjes së sundimit të Tij hyjnor mbi gjithësinë dhe mbi Ditën e Gjykimit dhe pas deklarimit të nënshtrimit të tërësishëm ndaj Allahut, që konkretizohet në adhurimin kushtuar Atij dhe në heqjen dorë nga çdo lloj ndihmësi e mbrojtësi tjetër përveç Atij, njeriu i kërkon Zotit të Tij që t’i japë një udhëzim për në rrugën e drejtë, një sistem doktrinar, shpirtëror dhe ligjor që do ta udhëheqë përmes kësaj prove tokësore deri në jetën e përtejme.
۞ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَسۡتَحۡيِۦٓ أَن يَضۡرِبَ مَثَلٗا مَّا بَعُوضَةٗ فَمَا فَوۡقَهَاۚ فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ فَيَعۡلَمُونَ أَنَّهُ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّهِمۡۖ وَأَمَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فَيَقُولُونَ مَاذَآ أَرَادَ ٱللَّهُ بِهَٰذَا مَثَلٗاۘ يُضِلُّ بِهِۦ كَثِيرٗا وَيَهۡدِي بِهِۦ كَثِيرٗاۚ وَمَا يُضِلُّ بِهِۦٓ إِلَّا ٱلۡفَٰسِقِينَ
Allahu nuk ngurron të japë shembull mushkonjën ose diçka më të madhe se ajo. Ata që besojnë, e dinë se kjo është e vërteta nga Zoti i tyre, kurse ata që nuk besojnë, thonë: “Çfarë kërkon të tregojë Allahu me këtë shembull?” Nëpërmjet tij, Ai shumëkënd e lë në humbje e shumëkujt ia ndriçon rrugën e drejtë. Ai i lë në humbje vetëm gjynahqarët e mëdhenj,
۞ سَيَقُولُ ٱلسُّفَهَآءُ مِنَ ٱلنَّاسِ مَا وَلَّىٰهُمۡ عَن قِبۡلَتِهِمُ ٱلَّتِي كَانُواْ عَلَيۡهَاۚ قُل لِّلَّهِ ٱلۡمَشۡرِقُ وَٱلۡمَغۡرِبُۚ يَهۡدِي مَن يَشَآءُ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ
Disa mendjelehtë (nga ithtarët e Librit) do të thonë: “Ç’i ktheu ata prej kiblës së tyre?”29 Thuaju: “Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi. Ai udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë”.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 29 Kibla quhet drejtimi nga kthehen myslimanët gjatë faljes së namazit. Ky drejtim ka qenë fillimisht nga Jerusalemi dhe më pas është ndryshuar drejt Mekës. Për këtë ngjarje flet edhe vargu i mësipërm.
وَلِيَعۡلَمَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ أَنَّهُ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَيُؤۡمِنُواْ بِهِۦ فَتُخۡبِتَ لَهُۥ قُلُوبُهُمۡۗ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهَادِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ
dhe që ata, të cilëve u është dhënë dituria, ta kuptojnë se ai (Kurani) është e Vërteta nga Zoti yt, ta besojnë atë dhe zemrat e tyre të binden e të qetësohen me të. Nuk ka dyshim se Allahu i udhëzon në rrugën e drejtë ata që besojnë.
وَكَذَٰلِكَ جَعَلۡنَا لِكُلِّ نَبِيٍّ عَدُوّٗا مِّنَ ٱلۡمُجۡرِمِينَۗ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ هَادِيٗا وَنَصِيرٗا
Dhe, kështu Ne, çdo profeti i kemi kundërvënë një armik nga keqbërësit. Por ty të mjafton Zoti yt si udhërrëfyes dhe ndihmës!
Rreth këtij emri
- Ajetet që përmbajnë këtë fjalë
- 10
- Teksti i Kuranit
- Teksti uthmanik i Hafsit i Kompleksit të Mbretit Fahd
- Përkthimi
- Hasan Efendi Nahi