Kalo te përmbajtja

Ar-Rahman

Emri 1 / 99

الرَّحْمَٰنُ

I Gjithëmëshirshmi

Ky emër në Kuran

Secili ajet më poshtë u lexua në kontekstin e vet dhe u konfirmua nga dy shqyrtime të pavarura, mbi një pyetje të vetme: a e emërton kjo fjalë Allahun këtu. Aty ku të dyja nuk u pajtuan, ajeti u hoq. Në disa prej tyre emri shfaqet si folje ose në një trajtë tjetër, jo si emër.

  1. بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

    Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!1

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 1 Kjo formulë quhet El-Besmele në terminologjinë islame dhe ndodhet në fillim të çdo sureje të Kuranit, përveç sures së nëntë. Ajo është një thirrje që i drejtohet Allahut të Madhëruar, në mënyrë që Ai ta pranojë dhe ta bekojë veprimin që nis me këtë formulë. Besmele-ja përbëhet nga dy pjesë: përmendja e emrit të Allahut (bismil-lâh) dhe përmendja e dy prej cilësive të Tij, me të cilat Ai ka dashur që robërit e Vet ta identifikojnë: Er-Rahmân dhe Er-Rahîm (i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti). Kur shqipton pjesën e parë të formulës, myslimani thotë: “Me emrin e Allahut e nis leximin”. Më pas vazhdon me dy cilësitë: Er-Rahmân dhe Er-Rahîm, të cilët rrjedhin nga e njëjta rrënjë rahima që do të thotë “të mëshirosh”. Në lidhje me dallimin midis këtyre dy emrave të Allahut janë bërë trajtesa të shumta e të gjata, sepse, siç ndodh gjithmonë, para Madhështisë së Allahut dituria dhe njohuria njerëzore kanë gjithnjë diçka për të thënë. Sipas disa komenteve, emri Er-Rahmân do të thotë “i Mëshirshëm dhe Përdëllyes për të gjitha krijesat”, prandaj është përkthyer “I Gjithëmëshirshmi”, kurse emri Er-Rahîm, edhe pse tregon një mëshirë të pakufishme, sipas komentuesve të Kuranit, kjo mëshirë është e veçantë vetëm për besimtarët. Ky emër është përkthyer “Mëshirëploti”.
  2. وَإِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ لَّآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلرَّحۡمَٰنُ ٱلرَّحِيمُ

    Zoti juaj është një Zot i vetëm! S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Atij, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

  3. قُلِ ٱدۡعُواْ ٱللَّهَ أَوِ ٱدۡعُواْ ٱلرَّحۡمَٰنَۖ أَيّٗا مَّا تَدۡعُواْ فَلَهُ ٱلۡأَسۡمَآءُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ وَلَا تَجۡهَرۡ بِصَلَاتِكَ وَلَا تُخَافِتۡ بِهَا وَٱبۡتَغِ بَيۡنَ ذَٰلِكَ سَبِيلٗا

    Thuaj: “Thirrni Allahun ose thirrni të Gjithëmëshirshmin, me cilindo emër që ta thirrni ju Atë, Ai ka emrat më të bukur. Gjatë namazit, mos lexo (Kuran) me zë të lartë dhe as me zë tepër të ulët, por kërko një rrugë të mesme.”

  4. إِنَّهُۥ مِن سُلَيۡمَٰنَ وَإِنَّهُۥ بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

    Ajo është nga Sulejmani dhe është: “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

  5. ٱلرَّحۡمَٰنُ

    I Gjithëmëshirshmi

Rreth këtij emri

Ajetet që përmbajnë këtë fjalë
56
Teksti i Kuranit
Teksti uthmanik i Hafsit i Kompleksit të Mbretit Fahd
Përkthimi
Hasan Efendi Nahi

Emrat që qëndrojnë pranë tij

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play