Kalo te përmbajtja

Surja El-Ahzab 33:37 الأحزاب

Ky është ajeti 37 nga 73 i sures El-Ahzab, ajeti 3570 nga 6236 në Kuran, xhuzi 22. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 423.

وَإِذۡ تَقُولُ لِلَّذِيٓ أَنۡعَمَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِ وَأَنۡعَمۡتَ عَلَيۡهِ أَمۡسِكۡ عَلَيۡكَ زَوۡجَكَ وَٱتَّقِ ٱللَّهَ وَتُخۡفِي فِي نَفۡسِكَ مَا ٱللَّهُ مُبۡدِيهِ وَتَخۡشَى ٱلنَّاسَ وَٱللَّهُ أَحَقُّ أَن تَخۡشَىٰهُۖ فَلَمَّا قَضَىٰ زَيۡدٞ مِّنۡهَا وَطَرٗا زَوَّجۡنَٰكَهَا لِكَيۡ لَا يَكُونَ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ حَرَجٞ فِيٓ أَزۡوَٰجِ أَدۡعِيَآئِهِمۡ إِذَا قَضَوۡاْ مِنۡهُنَّ وَطَرٗاۚ وَكَانَ أَمۡرُ ٱللَّهِ مَفۡعُولٗا

Ti (o Muhamed) i the atij,264 që Allahu dhe ti vetë i keni bërë mirësi: “Mbaje gruan tënde dhe frikësoju Allahut!” Në të vërtetë, ti po fsheh në vetvete atë që Allahu do ta nxjerrë në shesh265 dhe ti po u frikësohesh njerëzve, kur më e drejtë është t’i frikësohesh Allahut. E, pasi Zejdi bashkëjetoi me gruan e vet dhe u nda prej saj, Ne ta dhamë ty për bashkëshorte, në mënyrë që besimtarët të mos ngurrojnë që të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, pasi ata ta kenë plotësuar dëshirën e tyre dhe të jenë ndarë. Urdhri i Allahut do të përmbushet detyrimisht.

Shënimet e përkthyesit (2)
  1. 264 D.m.th. Zejd ibn Harithit, djalit të birësuar të Profetit (a.s.).
  2. 265 D.m.th. urdhrin që mori nga Zoti për t’u martuar me gruan e Zejdit, pasi ky ta ndante atë, në mënyrë që myslimanët ta dinë se është e lejuar martesa me gruan e divorcuar të bijve të adoptuar.

33:37 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Ahzab
0/73
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Ahzab 33:37 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 33:37

Al-Mukhtasar

Madje edhe ti, o i Dërguar, bisedove me atë (Zejd bin Harithen), që Allahu i pati dhuruar mirësi të shumta, duke e bërë të rritej nën përkujdesjen tënde dhe duke i mundësuar udhëzimin. Edhe ti i pate bërë mirë, duke e liruar nga robëria e duke e konsideruar si birin tënd. Ai erdhi tek ti për të konsultuar, që ta ndante gruan, me të cilën ti e kishe martuar (Zejneb bint Xhahshin). E ndërsa ai po të tregonte, ti i thoshe: “Mbaje gruan tënde dhe mos e divorco, por ki frikë Allahun dhe duro, pasi ju mund ta urreni diçka, kurse Allahu mund t’ju japë mirësi të madhe prej durimit tuaj!” Ti, o i dërguar, ndërkohë që po e këshilloje kështu, po e mbaje fshehtë në vetën tënde, atë që të kishte mësuar Allahu se, Zejdi do ta shkurorzonte Zejneben, e më pas do të ishe ti, ai i cili do ta martonte atë, por këtë e fshije ngase kishe frikë nga njerëzit, pasiqë binte ndesh me traditat e tyre. Më e drejtë është që t’i frikësohesh vetëm Allahut, edhe në këtë çështje, pasi Ai e di më mirë atë që urdhëron e vendos, pasi Ai është i Gjithëdijshmi e i Urti. E pasi Zejdi e kishte vendosur këtë punë dhe nuk pati më asnjë interes e dëshirë për ta kthyer Zejneben pas ndarjes së parë, atëherë Ne urdhëruam që ta merrje ti atë për grua. Kjo në mënyrë që edhe asaj t’i shpërblehej sakrifica për të cilën e pati pranuar martesën me Zejdin, por edhe që besimtarët të mos ndihen më në siklet dhe të ngurrojnë për t’u martuar me gratë e të ashtuquajturve “bij të adoptuar”, pasi ato ta kenë plotësuar afatin kohor të pritjes pas ndarjes. Urdhri i Allahut është ekzekutiv.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
22
Numri i fjalëve
48
Mushafi i Medinës (604 faqe)
423
Mushafi IndoPak (610 faqe)
423
Mushafi Naskh (612 faqe)
424
Në cilën sure është ajeti 33:37?

Surja El-Ahzab (الأحزاب). Surja 33 nga 114 · 73 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 33:37?

Xhuzi: 22.

Në cilën faqe është ajeti 33:37?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 423 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 423 · Mushafi Naskh (612 faqe): 424.

Sa fjalë ka ajeti 33:37?

Numri i fjalëve: 48.

Sa shkronja arabe ka ajeti 33:37?

Ajeti 33:37: 194 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 33:37 në Kuran?

Ajeti 33:37 është ajeti 3,570 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Ahzab?

Surja El-Ahzab ka 73 ajete. Është surja numër 33 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Ahzab është mekase apo medinase?

Surja El-Ahzab klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 33:37?

Po. Ajeti 33:37 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Ahzab?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 73 ajetet dhe 1,287 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play