Surja El-Bekare 2:143 البقرة
Ky është ajeti 143 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 150 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 22.
وَكَذَٰلِكَ جَعَلۡنَٰكُمۡ أُمَّةٗ وَسَطٗا لِّتَكُونُواْ شُهَدَآءَ عَلَى ٱلنَّاسِ وَيَكُونَ ٱلرَّسُولُ عَلَيۡكُمۡ شَهِيدٗاۗ وَمَا جَعَلۡنَا ٱلۡقِبۡلَةَ ٱلَّتِي كُنتَ عَلَيۡهَآ إِلَّا لِنَعۡلَمَ مَن يَتَّبِعُ ٱلرَّسُولَ مِمَّن يَنقَلِبُ عَلَىٰ عَقِبَيۡهِۚ وَإِن كَانَتۡ لَكَبِيرَةً إِلَّا عَلَى ٱلَّذِينَ هَدَى ٱللَّهُۗ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُضِيعَ إِيمَٰنَكُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِٱلنَّاسِ لَرَءُوفٞ رَّحِيمٞ
Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju. Ne nuk e kemi bërë kthimin tënd nga Qabeja (o Muhamed) për tjetër arsye, por vetëm për t’i dalluar ata që i shkojnë pas të Dërguarit, nga ata që kthehen nga thembrat (që tërhiqen nga besimi tek ai). Kjo provë ka qenë e rëndë (për njerëzit), por jo për ata që Allahu i ka udhëzuar. Dijeni se Allahu nuk ua humb besimin tuaj (d.m.th. namazin që keni falur nga Kudsi). Në të vërtetë, Allahu është Përdëllimtar dhe i Mëshirshëm me njerëzit.
2:143 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:143
Al-Mukhtasar
Dhe ashtu siç ju mundësuam të kishit një Kible, me të cilën Ne jemi të kënaqur, po ashtu, ju mundësuam që të bëheni edhe një popull i përzgjedhur, i drejtë dhe mesatar ndër gjithë popujt e tjerë -qoftë në besim, në adhurime e edhe në marrëdhënie ndërnjerëzore, në mënyrë që Ditën e Ringjalljes të jeni dëshmitarë për të dërguarit e Allahut, duke pohuar se ata e përcollën porosinë e Allahut në popujt e tyre. Edhe i dërguari Muhamed صلى الله عليه وسلم do të jetë dëshmitar për ju, që jua ka sjellë Mesazhin. Ne e ndryshuam kiblen e mëparshme, nga e cila ti drejtoheshe e që ishte Xhamia e Kudsit, vetëm që ta dimë – të provuar me fakte, pas së cilës vjen edhe shpërblimi – se kush është i kënaqur me atë që e ka ligjëruar Allahu, kush i nënshtrohet Atij dhe kush ndjek të Dërguarin. Por edhe që të dihet se kush është ai që largohet prej fesë dhe ndjek qejfet e veta e nuk i nënshtrohet ligjeve të Allahut. Çështja e ndryshimit të kibles së mëparshme është, vërtet diçka e madhe, por jo për ata që Allahu i begatoi me kuptimin e imanit, sepse kur Ai legjitimon diçka për robtë e Vet, e bën këtë për shkak të një urtësie supreme. Allahu nuk do t'ua humbte kurrë imanin tuaj, i cili është namazi, që e keni falur para se të bëhej ndryshimi i kibles. Allahu është i Butë dhe i Mëshirshëm me njerëzit: Ai nuk ua vështirëson veprat dhe nuk ua humb shpërblimin për veprat e tyre.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 2
- Numri i fjalëve
- 45
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 22
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 22
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 23
Në cilën sure është ajeti 2:143?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:143?
Xhuzi: 2.
Në cilën faqe është ajeti 2:143?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 22 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 22 · Mushafi Naskh (612 faqe): 23.
Sa fjalë ka ajeti 2:143?
Numri i fjalëve: 45.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:143?
Ajeti 2:143: 194 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:143 në Kuran?
Ajeti 2:143 është ajeti 150 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:143?
Po. Ajeti 2:143 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.