Kalo te përmbajtja

Surja El-Bekare 2:177 البقرة

Ky është ajeti 177 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 184 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 27.

۞ لَّيۡسَ ٱلۡبِرَّ أَن تُوَلُّواْ وُجُوهَكُمۡ قِبَلَ ٱلۡمَشۡرِقِ وَٱلۡمَغۡرِبِ وَلَٰكِنَّ ٱلۡبِرَّ مَنۡ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ وَٱلۡكِتَٰبِ وَٱلنَّبِيِّـۧنَ وَءَاتَى ٱلۡمَالَ عَلَىٰ حُبِّهِۦ ذَوِي ٱلۡقُرۡبَىٰ وَٱلۡيَتَٰمَىٰ وَٱلۡمَسَٰكِينَ وَٱبۡنَ ٱلسَّبِيلِ وَٱلسَّآئِلِينَ وَفِي ٱلرِّقَابِ وَأَقَامَ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَى ٱلزَّكَوٰةَ وَٱلۡمُوفُونَ بِعَهۡدِهِمۡ إِذَا عَٰهَدُواْۖ وَٱلصَّٰبِرِينَ فِي ٱلۡبَأۡسَآءِ وَٱلضَّرَّآءِ وَحِينَ ٱلۡبَأۡسِۗ أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ صَدَقُواْۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُتَّقُونَ

Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve; e atij që fal namazin dhe e jep zekatin; dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun.

2:177 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Bekare
0/286
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Bekare 2:177 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 2:177

Al-Mukhtasar

Mirësia e vërtetë, që e kënaq Allahun, nuk është vetëm kthimi me fytyrë nga lindja apo perëndimi. Mirësia e të gjitha mirësive është e atij që beson Allahun, Zotin Një e të Vetëm, që e meriton adhurimin, që beson Ditën e Ringjalljes, që beson të gjithë melekët, të gjithë Librat e shpallur, të gjithë të Dërguarit, pa bërë asnjë dallim ndërmjet tyre, që jep nga pasuria, që edhe pse e do shumë, u jep të afërmve të vet, atyre që e kanë humbur babain pa mbushur moshën e pjekurisë, atyre që kanë nevoja, të huajit, i cili është larg familjes dhe vendit të vet për shkak të udhëtimit, atyre që kërkojnë nga halli, që jep për të liruar të robëruarit, qofshin ata skllevër apo pengje. Mirësi është falja e namazit sipas porosive të Allahut, dhënia e zekatit të detyruar, mbajtja e besës së dhënë, durimi në varfëri, në vështirësi e në sëmundje dhe mosdezertimi në kulmin e luftës. Ata që i kanë këto cilësi, i kanë besuar çiltërisht Allahut dhe janë të çiltër në veprat e tyre. Ata i përmbushin porositë e Allahut dhe u largohen ndalesave të Tij.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
2
Numri i fjalëve
51
Mushafi i Medinës (604 faqe)
27
Mushafi IndoPak (610 faqe)
26
Mushafi Naskh (612 faqe)
27
Në cilën sure është ajeti 2:177?

Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 2:177?

Xhuzi: 2.

Në cilën faqe është ajeti 2:177?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 27 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 26 · Mushafi Naskh (612 faqe): 27.

Sa fjalë ka ajeti 2:177?

Numri i fjalëve: 51.

Sa shkronja arabe ka ajeti 2:177?

Ajeti 2:177: 263 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 2:177 në Kuran?

Ajeti 2:177 është ajeti 184 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Bekare?

Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Bekare është mekase apo medinase?

Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 2:177?

Po. Ajeti 2:177 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play