Kalo te përmbajtja

Surja El-Bekare 2:178 البقرة

Ky është ajeti 178 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 185 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 27.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ كُتِبَ عَلَيۡكُمُ ٱلۡقِصَاصُ فِي ٱلۡقَتۡلَىۖ ٱلۡحُرُّ بِٱلۡحُرِّ وَٱلۡعَبۡدُ بِٱلۡعَبۡدِ وَٱلۡأُنثَىٰ بِٱلۡأُنثَىٰۚ فَمَنۡ عُفِيَ لَهُۥ مِنۡ أَخِيهِ شَيۡءٞ فَٱتِّبَاعُۢ بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَأَدَآءٌ إِلَيۡهِ بِإِحۡسَٰنٖۗ ذَٰلِكَ تَخۡفِيفٞ مِّن رَّبِّكُمۡ وَرَحۡمَةٞۗ فَمَنِ ٱعۡتَدَىٰ بَعۡدَ ذَٰلِكَ فَلَهُۥ عَذَابٌ أَلِيمٞ

O besimtarë! Është caktuar për ju kisasi34 për vrasje: I liri për të lirin, skllavi për skllavin dhe femra për femrën. Ai (vrasës) që falet nga farefisi i të vrarit, duhet të sillet njerëzishëm dhe le të zbatojë dëmshpërblimin me të mirë. Kjo (falje) është një lehtësi dhe mëshirë nga ana e Zotit. E kushdo që pas kësaj (faljes), e kapërcen kufirin, do të marrë një dënim të dhembshëm.

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 34 Kisasi në të drejtën juridike islame është ligji i barazisë në ndëshkim.

2:178 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Bekare
0/286
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Bekare 2:178 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 2:178

Al-Mukhtasar

O ju që e keni besuar Allahun dhe e ndiqni të Dërguarin e Tij! Është bërë detyrë mbi ju që të vini drejtësi në lidhje me ata që vrasin të tjerët qëllimisht dhe padrejtësisht, duke e ndëshkuar vrasësin me të njëjtën mënyrë, si krimi i tij. Atëherë, i liri vritet për të lirin që ka vrarë; robi vritet për robin që ka vrarë; gruaja vritet për gruan që ka vrarë. Por, nëse i vrari, para se të vdesë, e fal vrasësin, ose kujdestari i të vdekurit e fal vrasësin përkundrejt shpagimit (një pagesë standarde prej pasurisë që i paguhet familjes së viktimës nga ana e vrasësit të falur), me kushtin që falësi i gjakut, ta kërkojë kuotën e shpagimit prej vrasësit me mirësjellje dhe jo me fodullëk e përçmim, por edhe vrasësi ta bëjë shpagimin në mënyrën më të mirë, pa e zvarritur dhe pa e vonuar, pasi kjo falje gjaku dhe kjo marrje shpagese është një lehtësim prej Zotit tuaj dhe mëshirë për këtë ymet. Kush i rikthehet armiqësisë kundër vrasësit të penduar, pasi e ka falur dhe ia ka marrë shpagesën, do të ndëshkohet me dënim të dhembshëm prej Allahut të Lartësuar.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
2
Numri i fjalëve
37
Mushafi i Medinës (604 faqe)
27
Mushafi IndoPak (610 faqe)
27
Mushafi Naskh (612 faqe)
28
Në cilën sure është ajeti 2:178?

Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 2:178?

Xhuzi: 2.

Në cilën faqe është ajeti 2:178?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 27 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 27 · Mushafi Naskh (612 faqe): 28.

Sa fjalë ka ajeti 2:178?

Numri i fjalëve: 37.

Sa shkronja arabe ka ajeti 2:178?

Ajeti 2:178: 162 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 2:178 në Kuran?

Ajeti 2:178 është ajeti 185 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Bekare?

Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Bekare është mekase apo medinase?

Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 2:178?

Po. Ajeti 2:178 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play