Kalo te përmbajtja

Surja El-Bekare 2:184 البقرة

Ky është ajeti 184 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 191 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 28.

أَيَّامٗا مَّعۡدُودَٰتٖۚ فَمَن كَانَ مِنكُم مَّرِيضًا أَوۡ عَلَىٰ سَفَرٖ فَعِدَّةٞ مِّنۡ أَيَّامٍ أُخَرَۚ وَعَلَى ٱلَّذِينَ يُطِيقُونَهُۥ فِدۡيَةٞ طَعَامُ مِسۡكِينٖۖ فَمَن تَطَوَّعَ خَيۡرٗا فَهُوَ خَيۡرٞ لَّهُۥۚ وَأَن تَصُومُواْ خَيۡرٞ لَّكُمۡ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini.

2:184 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Bekare
0/286
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Bekare 2:184 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 2:184

Al-Mukhtasar

Agjërimi i detyrueshëm përfshin vetëm pak ditë në harkun e një viti. Kush vuan nga sëmundje (e përkohshme), e cila ia vështirëson shumë agjërimin, apo ndodhet në udhëtim, e ka të lejuar që të mos agjërojë, me kusht që t’i zëvendësojë më vonë ato ditë kur e ka prishur agjërimin. Ata që kanë mundësi të agjërojnë, dhe nuk e bëjnë atë, le të japin kompensim (fidje) për ditët që nuk i agjërojnë. Kjo bëhet duke ushqyer një nevojtar për çdo ditë, në të cilën është ngrënë. Kush ushqen më shumë se një nevojtar, ose e ushqen një nevojtar, ndonëse agjëron, kjo është edhe më mirë për të. Megjithatë, agjërimi është më i dobishëm sesa ngrënia apo kompensimi, nëse ju e kuptoni se çfarë mirësie ka. Ky gjykim i zbritur prej Allahut ishte në fillim, dhe agjërimi ishte vullnetar: kush dëshironte, mund të agjëronte dhe kush dëshironte, nuk agjëronte, por jepte ushqim si kompensim. Mirëpo më pas, Allahu e bëri detyrim agjërimin në formën siç është sot, duke e konsideruar detyrim atë për çdo të rritur dhe të aftë.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
2
Numri i fjalëve
32
Mushafi i Medinës (604 faqe)
28
Mushafi IndoPak (610 faqe)
27
Mushafi Naskh (612 faqe)
28
Në cilën sure është ajeti 2:184?

Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 2:184?

Xhuzi: 2.

Në cilën faqe është ajeti 2:184?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 28 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 27 · Mushafi Naskh (612 faqe): 28.

Sa fjalë ka ajeti 2:184?

Numri i fjalëve: 32.

Sa shkronja arabe ka ajeti 2:184?

Ajeti 2:184: 122 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 2:184 në Kuran?

Ajeti 2:184 është ajeti 191 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Bekare?

Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Bekare është mekase apo medinase?

Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 2:184?

Po. Ajeti 2:184 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play