Surja El-Bekare 2:185 البقرة
Ky është ajeti 185 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 192 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 28.
شَهۡرُ رَمَضَانَ ٱلَّذِيٓ أُنزِلَ فِيهِ ٱلۡقُرۡءَانُ هُدٗى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَٰتٖ مِّنَ ٱلۡهُدَىٰ وَٱلۡفُرۡقَانِۚ فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ ٱلشَّهۡرَ فَلۡيَصُمۡهُۖ وَمَن كَانَ مَرِيضًا أَوۡ عَلَىٰ سَفَرٖ فَعِدَّةٞ مِّنۡ أَيَّامٍ أُخَرَۗ يُرِيدُ ٱللَّهُ بِكُمُ ٱلۡيُسۡرَ وَلَا يُرِيدُ بِكُمُ ٱلۡعُسۡرَ وَلِتُكۡمِلُواْ ٱلۡعِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُواْ ٱللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَىٰكُمۡ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ
Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.
2:185 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:185
Al-Mukhtasar
Ramazani është muaji kur filloi zbritja e Kur'anit mbi të Dërguarin صلى الله عليه وسلم dhe pikërisht Natën e Kadrit. Allahu e zbriti Kur'anin si udhëzim për njerëzit. Në Kur'an ka Argumente të qarta për Rrugën e Drejtë. Ai është ndarës mes së Vërtetës dhe së pavërtetës. Prandaj kush jeton muajin e Ramazanit, duke qenë vendas dhe i shëndetshëm, duhet ta agjërojë detyrimisht. Ndërsa kush është i sëmurë dhe e ka të vështirë agjërimin, a është udhëtar, mund të mos agjërojë. Por nëse nuk agjëron, i bëhet detyrim që t’i zëvendësojë ato ditë, në të cilat ka ngrënë. Me këto detyrime Allahu dëshiron që t’ju çojë rrugës së lehtë e jo rrugës së vështirë, duke e plotësuar kohën e përcaktuar të një muaji me agjërim. Ai dëshiron që ta madhëroni Allahun, pasi të keni përfunduar muajin e Ramazanit, ditën e Bajramit, për mundësinë që ju jep ta agjëroni dhe që ju ndihmon ta plotësoni atë, me shpresën se do të tregoheni mirënjohës ndaj Allahut për udhëzimin tuaj te kjo fe që e përzgjodhi për ju.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 2
- Numri i fjalëve
- 44
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 28
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 28
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 29
Në cilën sure është ajeti 2:185?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:185?
Xhuzi: 2.
Në cilën faqe është ajeti 2:185?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 28 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 28 · Mushafi Naskh (612 faqe): 29.
Sa fjalë ka ajeti 2:185?
Numri i fjalëve: 44.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:185?
Ajeti 2:185: 185 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:185 në Kuran?
Ajeti 2:185 është ajeti 192 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:185?
Po. Ajeti 2:185 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.