Surja El-Bekare 2:30 البقرة
Ky është ajeti 30 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 37 nga 6236 në Kuran, xhuzi 1. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 6.
وَإِذۡ قَالَ رَبُّكَ لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ إِنِّي جَاعِلٞ فِي ٱلۡأَرۡضِ خَلِيفَةٗۖ قَالُوٓاْ أَتَجۡعَلُ فِيهَا مَن يُفۡسِدُ فِيهَا وَيَسۡفِكُ ٱلدِّمَآءَ وَنَحۡنُ نُسَبِّحُ بِحَمۡدِكَ وَنُقَدِّسُ لَكَۖ قَالَ إِنِّيٓ أَعۡلَمُ مَا لَا تَعۡلَمُونَ
Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një mëkëmbës (që do të zbatojë ligjet e Zotit) në tokë”, ata thanë: “A do të vësh atje dikë që do të bëjë çrregullime e do të derdhë gjak në të, ndërkohë që Ne të madhërojmë, të lavdërojmë dhe të lartësojmë ashtu si të takon Ty?!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini”.
2:30 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:30
Al-Mukhtasar
Allahu i Lartmadhëruar tregon se u tha melekëve, se Ai do të vendoste në Tokë njerëz të cilët do ishin trashëgimtarë të njëri-tjetrit, në shërbim të adhurimit të Allahut. Melekët e pyetën Zotin e tyre- për të kuptuar më mirë- mbi urtësinë e bërjes trashëgimtarë të bijve të Ademit në Tokë, kur ata mund të sillnin shkatërrime dhe mund të derdhnin gjak padrejtësisht, duke shtuar: “Ndërkohë që ne jemi nën urdhrat e Tu, të lartësojmë Ty, të falënderojmë Ty dhe të madhërojmë Ty me madhështinë dhe plotësinë që Ti ke, pa u shkëputur kurrë nga kjo” Allahu iu përgjigj pyetjes së tyre: “Unë di atë urtësi, që ju nuk e dini mbi krijimin e tyre dhe qëllimet madhështore me bërjen e tyre trashëgimtarë në Tokë”.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 1
- Numri i fjalëve
- 28
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 6
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 6
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 7
Në cilën sure është ajeti 2:30?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:30?
Xhuzi: 1.
Në cilën faqe është ajeti 2:30?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 6 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 6 · Mushafi Naskh (612 faqe): 7.
Sa fjalë ka ajeti 2:30?
Numri i fjalëve: 28.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:30?
Ajeti 2:30: 110 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:30 në Kuran?
Ajeti 2:30 është ajeti 37 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:30?
Po. Ajeti 2:30 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.