Surja El-Fet'h 48:29 الفتح
Ky është ajeti 29 nga 29 i sures El-Fet'h, ajeti 4612 nga 6236 në Kuran, xhuzi 26. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 515.
مُّحَمَّدٞ رَّسُولُ ٱللَّهِۚ وَٱلَّذِينَ مَعَهُۥٓ أَشِدَّآءُ عَلَى ٱلۡكُفَّارِ رُحَمَآءُ بَيۡنَهُمۡۖ تَرَىٰهُمۡ رُكَّعٗا سُجَّدٗا يَبۡتَغُونَ فَضۡلٗا مِّنَ ٱللَّهِ وَرِضۡوَٰنٗاۖ سِيمَاهُمۡ فِي وُجُوهِهِم مِّنۡ أَثَرِ ٱلسُّجُودِۚ ذَٰلِكَ مَثَلُهُمۡ فِي ٱلتَّوۡرَىٰةِۚ وَمَثَلُهُمۡ فِي ٱلۡإِنجِيلِ كَزَرۡعٍ أَخۡرَجَ شَطۡـَٔهُۥ فَـَٔازَرَهُۥ فَٱسۡتَغۡلَظَ فَٱسۡتَوَىٰ عَلَىٰ سُوقِهِۦ يُعۡجِبُ ٱلزُّرَّاعَ لِيَغِيظَ بِهِمُ ٱلۡكُفَّارَۗ وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ مِنۡهُم مَّغۡفِرَةٗ وَأَجۡرًا عَظِيمَۢا
Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Ata që janë me të, janë të ashpër ndaj jobesimtarëve e të mëshirshëm midis tyre. I sheh ata si përkulen dhe bien në sexhde, duke kërkuar dhuntinë dhe kënaqësinë e Allahut. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Teurat. Ndërsa në Ungjill, shembulli i tyre përshkruhet si një farë e mbjellë që lëshon filiza e forcohet e pastaj ngrihet e fortë me kërcellin e vet, duke i gëzuar mbjellësit.325 (Kështu përshkruhen ata) me qëllim që, nëpërmjet tyre, Ai t’i zemërojë mohuesit. Për ata midis tyre që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, Allahu ka premtuar falje dhe shpërblim të madh.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 325 Fara simbolizon fenë islame, rritja e së cilës në fuqi dhe në numër, sigurisht që i mrekullon shikuesit. Ndërsa mbjellësit simbolizojnë Profetin Muhamed (a.s.) dhe shokët e tij, që bënë përpjekjet më të mëdha për rritjen dhe përhapjen e kësaj feje.
48:29 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 48:29
Al-Mukhtasar
Muhammedi është Pejgamber i Allahut dhe sahabët (shoqëruesit) e tij janë të ashpër në luftë ndaj mohuesve dhe të mëshirshëm e të dashur me njëri-tjetrin. I sheh se si ata bien së bashku në ruku dhe në sexhde, duke kërkuar prej Allahut mirësinë dhe kënaqësinë e Tij (që Ai t’i falë, t’i fusë në Xhenet e të jetë i Kënaqur me ta). Në fytyrat e tyre duket çiltërsia, mirësia e shenjat e sexhdes.” Ky është përshkrimi i tyre në Teurat. Ndërsa në Ungjill përshkruhen kështu: “Ata janë si fara (e sinapit), që, pasi është mbjellë në tokë, fillon të nxjerrë filizin e vet të brishtë e të hollë, pastaj vjen duke e forcuar e duke e trashur, derisa rritet dhe drejton kërcellin e vet. Mandej fuqia e bukuria e asaj bime i mahnit edhe vetë bujqit që e kanë mbjellë!” Ky është besimi, të cilin Allahu e mbolli në zemrat e tyre (sahabëve), që, nëpërmjet fitoreve që ua mundësoi atyre, Allahu t’ua shtojë edhe më shumë mllefin e urrejtjen atyre që e mohuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ndërsa atyre që besuan e bënë vepra të mira, Allahu u premtoi falje gjynahesh dhe shpërblim madhështor nga ana e Tij, duke qenë i kënaqur me të gjithë ata që e besuan, e shoqëruan dhe ndihmuan të Dërguarin e fenë e Tij.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 26
- Numri i fjalëve
- 54
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 515
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 515
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 516
Në cilën sure është ajeti 48:29?
Surja El-Fet'h (الفتح). Surja 48 nga 114 · 29 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 48:29?
Xhuzi: 26.
Në cilën faqe është ajeti 48:29?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 515 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 515 · Mushafi Naskh (612 faqe): 516.
Sa fjalë ka ajeti 48:29?
Numri i fjalëve: 54.
Sa shkronja arabe ka ajeti 48:29?
Ajeti 48:29: 248 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 48:29 në Kuran?
Ajeti 48:29 është ajeti 4,612 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Fet'h?
Surja El-Fet'h ka 29 ajete. Është surja numër 48 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Fet'h është mekase apo medinase?
Surja El-Fet'h klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 48:29?
Po. Ajeti 48:29 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Fet'h?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 29 ajetet dhe 560 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.