Surja El-Huxhurat 49:12 الحجرات
Ky është ajeti 12 nga 18 i sures El-Huxhurat, ajeti 4624 nga 6236 në Kuran, xhuzi 26. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 517.
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱجۡتَنِبُواْ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلظَّنِّ إِنَّ بَعۡضَ ٱلظَّنِّ إِثۡمٞۖ وَلَا تَجَسَّسُواْ وَلَا يَغۡتَب بَّعۡضُكُم بَعۡضًاۚ أَيُحِبُّ أَحَدُكُمۡ أَن يَأۡكُلَ لَحۡمَ أَخِيهِ مَيۡتٗا فَكَرِهۡتُمُوهُۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ تَوَّابٞ رَّحِيمٞ
O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë.
49:12 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 49:12
Al-Mukhtasar
O ju që i keni besuar Allahut, me vënien në zbatim të porosive të Tij! Largojuni shumicës së paragjykimeve, të cilat nuk kanë asnjë bazë vërtetësie e as ekspertize. Ta dini se një pjesë e paragjykimeve janë gjynahe, sepse nëpërmjet tyre u bëhet padrejtësi të drejtëve e të pafajshmëve. Mos hulumtoni (përgjoni e spiunoni) privatësinë e besimtarëve, duke iu vënë pas! Mos e përgojoni vëllain tuaj me diçka që atij nuk i pëlqen ta dëgjojë, pasi ky përgojim është njësoj si ngrënia e mishit të tij pasi ai të ketë vdekur. A mos vallë i pëlqen dikujt prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Kjo për ju është e neveritshme! Kështu pra, urrejeni përgojimin e vëllait tuaj, frikësojuni ndëshkimit të Allahut, zbatoni porositë e Tij dhe largojuni ndalesave të Tij! Vërtet, Allahu është Pranues i atyre që pendohen e i Mëshirshëm me ta, prandaj pendohuni edhe ju!
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 26
- Numri i fjalëve
- 31
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 517
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 517
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 518
Në cilën sure është ajeti 49:12?
Surja El-Huxhurat (الحجرات). Surja 49 nga 114 · 18 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 49:12?
Xhuzi: 26.
Në cilën faqe është ajeti 49:12?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 517 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 517 · Mushafi Naskh (612 faqe): 518.
Sa fjalë ka ajeti 49:12?
Numri i fjalëve: 31.
Sa shkronja arabe ka ajeti 49:12?
Ajeti 49:12: 129 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 49:12 në Kuran?
Ajeti 49:12 është ajeti 4,624 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Huxhurat?
Surja El-Huxhurat ka 18 ajete. Është surja numër 49 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Huxhurat është mekase apo medinase?
Surja El-Huxhurat klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 49:12?
Po. Ajeti 49:12 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Huxhurat?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 18 ajetet dhe 347 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.