Kalo te përmbajtja

Surja El-Maide 5:2 المائدة

Ky është ajeti 2 nga 120 i sures El-Maide, ajeti 671 nga 6236 në Kuran, xhuzi 6. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 106.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تُحِلُّواْ شَعَٰٓئِرَ ٱللَّهِ وَلَا ٱلشَّهۡرَ ٱلۡحَرَامَ وَلَا ٱلۡهَدۡيَ وَلَا ٱلۡقَلَٰٓئِدَ وَلَآ ءَآمِّينَ ٱلۡبَيۡتَ ٱلۡحَرَامَ يَبۡتَغُونَ فَضۡلٗا مِّن رَّبِّهِمۡ وَرِضۡوَٰنٗاۚ وَإِذَا حَلَلۡتُمۡ فَٱصۡطَادُواْۚ وَلَا يَجۡرِمَنَّكُمۡ شَنَـَٔانُ قَوۡمٍ أَن صَدُّوكُمۡ عَنِ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ أَن تَعۡتَدُواْۘ وَتَعَاوَنُواْ عَلَى ٱلۡبِرِّ وَٱلتَّقۡوَىٰۖ وَلَا تَعَاوَنُواْ عَلَى ٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡعُدۡوَٰنِۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۖ إِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ

O besimtarë! Mos e cenoni shenjtërinë e simboleve të Allahut, as të muajve të mëdhenj, as të kurbanit të Qabesë, as të kurbaneve të shënuara me gjerdan, as (mos i pengoni) ata që janë nisur të vizitojnë Shtëpinë e Shenjtë, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Zotit të vet. Pas heqjes së Ihramit, gjuani. Dhe, të mos ju nxisë urrejtja ndaj disa njerëzve, që ju penguan të vizitoni Qabenë, pra, kurrsesi të mos ju nxisë që t’i sulmoni! Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.

5:2 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Maide
0/120
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Maide 5:2 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 5:2

Al-Mukhtasar

O ju që besoni! Mos i cenoni kufijtë e Allahut, të cilët Ai ju ka urdhëruar t’i madhëroni! Largohuni nga gjërat që ndalohen në ihram, siç janë: veshja e rrobave të qepura apo gjuetia! Mos e quani të lejuar luftën në muajt e shenjtë, të cilët janë: Dhul’kade, Dhul’hixhe, Muharrem dhe Rexheb! Mos i cenoni kurbanet që dhurohen për Qabenë, duke i grabitur a duke i penguar që të arrijne atje, ku edhe flijohen për hir të Allahut! Mos i prekni as kafshët që kanë qafore prej leshi a të ngjashme, shenjë treguese kjo se ato janë kurbane për t’u dhuruar! Mos i sulmoni rrugëtarët për në Shtëpinë e Shenjtë të Allahut, që synojnë edhe fitimin e tregtisë, edhe fitimin e Kënaqësisë së Allahut. Kur të liroheni nga ihrami e të keni dalë prej kufizimeve që ju vë ai, atëherë mund të bëni gjueti, nëse dëshironi. Le të mos ju shtyjë urrejtja që keni ndaj një populli, i cili ju pengonte më parë për të vizituar Xhaminë e Shenjtë, që të bëni padrejtësi ndaj tyre! O besimtarë, ndihmojeni njëri-tjetrin në zbatimin e detyrimeve e të ndalimeve dhe mos bashkëpunoni në kryerjen e gjynaheve, sepse kjo ju ngarkon me barrë të rëndë! Mos merrni pjesë në padrejtësinë ndaj njerëzve, në cenimin e gjakut, të pasurisë dhe nderit të tyre! Kijeni frikë Allahun, duke iu përkushtuar Atij e duke iu larguar kundërshtimit të Tij, pasi Ai i ndëshkon ashpër ata që e kundërshtojnë! Prandaj ruhuni prej ndëshkimit të Tij!

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
6
Numri i fjalëve
52
Mushafi i Medinës (604 faqe)
106
Mushafi IndoPak (610 faqe)
106
Mushafi Naskh (612 faqe)
107
Në cilën sure është ajeti 5:2?

Surja El-Maide (المائدة). Surja 5 nga 114 · 120 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 5:2?

Xhuzi: 6.

Në cilën faqe është ajeti 5:2?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 106 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 106 · Mushafi Naskh (612 faqe): 107.

Sa fjalë ka ajeti 5:2?

Numri i fjalëve: 52.

Sa shkronja arabe ka ajeti 5:2?

Ajeti 5:2: 240 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 5:2 në Kuran?

Ajeti 5:2 është ajeti 671 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Maide?

Surja El-Maide ka 120 ajete. Është surja numër 5 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Maide është mekase apo medinase?

Surja El-Maide klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 5:2?

Po. Ajeti 5:2 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Maide?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 120 ajetet dhe 2,804 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play