Kalo te përmbajtja

Surja Ali Imran 3:7 آل عمران

Ky është ajeti 7 nga 200 i sures Ali Imran, ajeti 300 nga 6236 në Kuran, xhuzi 3. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 50.

هُوَ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ مِنۡهُ ءَايَٰتٞ مُّحۡكَمَٰتٌ هُنَّ أُمُّ ٱلۡكِتَٰبِ وَأُخَرُ مُتَشَٰبِهَٰتٞۖ فَأَمَّا ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمۡ زَيۡغٞ فَيَتَّبِعُونَ مَا تَشَٰبَهَ مِنۡهُ ٱبۡتِغَآءَ ٱلۡفِتۡنَةِ وَٱبۡتِغَآءَ تَأۡوِيلِهِۦۖ وَمَا يَعۡلَمُ تَأۡوِيلَهُۥٓ إِلَّا ٱللَّهُۗ وَٱلرَّٰسِخُونَ فِي ٱلۡعِلۡمِ يَقُولُونَ ءَامَنَّا بِهِۦ كُلّٞ مِّنۡ عِندِ رَبِّنَاۗ وَمَا يَذَّكَّرُ إِلَّآ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ

Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!” Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.

3:7 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja Ali Imran
0/200
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy Ali Imran 3:7 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 3:7

Al-Mukhtasar

Është Ai që ta shpalli ty, o i Dërguar, Kur'anin, në të cilin ka ajete me kuptime të qarta, të cilat nuk lejojnë hamendësime. Ato janë baza e Librit e pjesa më e madhe e tij. Ato janë referencë në rast mospajtimesh. Ai ka, gjithashtu, edhe ajete të tjera, që përmbajnë më shumë se një kuptim, e që i pështjellohen shumicës së njerëzve. Sa u përket atyre, zemrat e të cilëve anojnë nga devijimi, ata i lënë ajetet e qarta dhe marrin ato që janë përngjasuese e përmbajnë hapsirë interpretimi, duke kërkuar me këtë futjen e dyshimeve dhe devijimin e njerëzve. Duke i interpretuar këto ajete të Kur'anit sipas qejfit të tyre, ata synojnë të mbështesin ideologjitë e tyre të prishura. Askush nuk e di të vërtetën e plotë mbi kuptimin e këtyre ajeteve dhe atë që shpien domethënja e tyre saktësisht, përveç Allahut. Ndërsa dijetarët e thelluar në dije thonë: “Ne i kemi besuar Kur'anit tërësisht, sepse Ai është i gjithi prej Zotit tonë” Ajetet jo plotësisht të qarta i interpretojnë me ato që janë të qarta dhe të prera. Por prej kësaj nxjerr mësim e këshillë veç ai që është me mendje të shëndoshë.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
3
Numri i fjalëve
46
Mushafi i Medinës (604 faqe)
50
Mushafi IndoPak (610 faqe)
50
Mushafi Naskh (612 faqe)
51
Në cilën sure është ajeti 3:7?

Surja Ali Imran (آل عمران). Surja 3 nga 114 · 200 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 3:7?

Xhuzi: 3.

Në cilën faqe është ajeti 3:7?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 50 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 50 · Mushafi Naskh (612 faqe): 51.

Sa fjalë ka ajeti 3:7?

Numri i fjalëve: 46.

Sa shkronja arabe ka ajeti 3:7?

Ajeti 3:7: 191 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 3:7 në Kuran?

Ajeti 3:7 është ajeti 300 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja Ali Imran?

Surja Ali Imran ka 200 ajete. Është surja numër 3 nga 114 suret e Kuranit.

Surja Ali Imran është mekase apo medinase?

Surja Ali Imran klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 3:7?

Po. Ajeti 3:7 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren Ali Imran?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 200 ajetet dhe 3,481 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play