Surja En-Nisa 4:25 النساء
Ky është ajeti 25 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 518 nga 6236 në Kuran, xhuzi 5. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 82.
وَمَن لَّمۡ يَسۡتَطِعۡ مِنكُمۡ طَوۡلًا أَن يَنكِحَ ٱلۡمُحۡصَنَٰتِ ٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ فَمِن مَّا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُكُم مِّن فَتَيَٰتِكُمُ ٱلۡمُؤۡمِنَٰتِۚ وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِإِيمَٰنِكُمۚ بَعۡضُكُم مِّنۢ بَعۡضٖۚ فَٱنكِحُوهُنَّ بِإِذۡنِ أَهۡلِهِنَّ وَءَاتُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ بِٱلۡمَعۡرُوفِ مُحۡصَنَٰتٍ غَيۡرَ مُسَٰفِحَٰتٖ وَلَا مُتَّخِذَٰتِ أَخۡدَانٖۚ فَإِذَآ أُحۡصِنَّ فَإِنۡ أَتَيۡنَ بِفَٰحِشَةٖ فَعَلَيۡهِنَّ نِصۡفُ مَا عَلَى ٱلۡمُحۡصَنَٰتِ مِنَ ٱلۡعَذَابِۚ ذَٰلِكَ لِمَنۡ خَشِيَ ٱلۡعَنَتَ مِنكُمۡۚ وَأَن تَصۡبِرُواْ خَيۡرٞ لَّكُمۡۗ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ
Cilido nga ju që nuk mund të martohet me gra të lira besimtare, për shkaqe të vështira materiale, le të martohet me një vajzë besimtare që gjendet nën pushtetin tuaj (robëreshë) - e Allahu e di më së miri besimin tuaj -, se jeni nga njëri-tjetri. Martohuni me to me lejen e pronarëve të tyre. Jepuni dhuratat si është e zakonshme për gra të ndershme e jo imorale të hapura apo të fshehta, që jetojnë me dashnorë. Nëse ato, pasi të martohen, bëjnë kurvëri, dënimi i tyre është përgjysmë me dënimin e grave të lira (të pamartuara). Kjo është për ata nga ju, që kanë frikë se do të bëjnë gabim (kurvëri). Nëse përmbaheni, kjo është edhe më mirë! Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
4:25 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 4:25
Al-Mukhtasar
Nëse dikush prej jush, o ju burra nuk ka mundësi, ngaqë nuk ka pasuri të mjaftueshme që të martohet me një grua të lirë, atëherë atij i lejohet që të martohet me robëresha të zotëruara nga dikush tjetër, nëse ju duken besimtare. Allahu i di më mirë të Vërtetën e besimit tuaj dhe fshehtësitë e jetës tuaj. Ju dhe ato (robëreshat) jeni njëlloj (jeni qenie humane dhe besoni të njëjtën fe), prandaj mos ngurroni që të martoheni me to! Megjithatë, martohuni me to duke u kërkuar leje padronëve të tyre dhe jepuni mehër pa ua pakësuar apo zvarritur. Kjo, nëse ato janë të ndershme (joimorale të hapura a me dashnorë, me të cilët bëjnë imoralitet në fshehtësi). Nëse ato, pasi martohen (me ju), bëjnë imoralitet, atëherë ndëshkimi i tyre duhet të jetë sa gjysma e dënimit për gratë e lira (joskllave), pra goditen pesëdhjetë herë me kamxhik dhe nuk goditen me gurë, ndryshe nga gratë e martuara të lira (jorobëresha) kur bëjnë imoralitet. Martesa me robëreshat besimtare dhe të ndershme është lehtësim për atë që ka frikë se mund të bjerë në imoralitet, kur nuk ka mundësi ekonomike që të martohet me një grua të lirë. Megjithatë, duhet ditur se durimi për të mos u martuar me një robëreshë është më parësor, për të shmangur lindjen e fëmijëve me status të kufizuar. Vërtet, Allahu ua fal gjynahet robve të Vet që pendohen. Ai është Mëshirues i tyre, sepse nga Mëshira e Vet e bëri të ligjshme për ta martesën me skllavet, në rast pamundësie për t’u martuar me një grua të lirë, kur ekziston frika e rënies në imoralitet.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 5
- Numri i fjalëve
- 58
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 82
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 82
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 83
Në cilën sure është ajeti 4:25?
Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 4:25?
Xhuzi: 5.
Në cilën faqe është ajeti 4:25?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 82 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 82 · Mushafi Naskh (612 faqe): 83.
Sa fjalë ka ajeti 4:25?
Numri i fjalëve: 58.
Sa shkronja arabe ka ajeti 4:25?
Ajeti 4:25: 253 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 4:25 në Kuran?
Ajeti 4:25 është ajeti 518 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nisa?
Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nisa është mekase apo medinase?
Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 4:25?
Po. Ajeti 4:25 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.