Surja Et-Tevbe 9:40 التوبة
Ky është ajeti 40 nga 129 i sures Et-Tevbe, ajeti 1275 nga 6236 në Kuran, xhuzi 10. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 193.
إِلَّا تَنصُرُوهُ فَقَدۡ نَصَرَهُ ٱللَّهُ إِذۡ أَخۡرَجَهُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ثَانِيَ ٱثۡنَيۡنِ إِذۡ هُمَا فِي ٱلۡغَارِ إِذۡ يَقُولُ لِصَٰحِبِهِۦ لَا تَحۡزَنۡ إِنَّ ٱللَّهَ مَعَنَاۖ فَأَنزَلَ ٱللَّهُ سَكِينَتَهُۥ عَلَيۡهِ وَأَيَّدَهُۥ بِجُنُودٖ لَّمۡ تَرَوۡهَا وَجَعَلَ كَلِمَةَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلسُّفۡلَىٰۗ وَكَلِمَةُ ٱللَّهِ هِيَ ٱلۡعُلۡيَاۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
Nëse ju nuk e ndihmoni atë (Muhamedin a.s.), Allahu tashmë e ka ndihmuar ditën kur atë e dëbuan mohuesit vetë të dytin, kur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!” Atëherë, Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të, e ndihmoi me një ushtri të padukshme (engjëjsh) dhe bëri që fjala e mosbesimtarëve të jetë më e poshtëruara, kurse Fjala e Allahut të jetë më e lartësuara. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
9:40 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 9:40
Al-Mukhtasar
Nëse ju, o besimtarë, nuk e ndihmoni të Dërguarin صلى الله عليه وسلم dhe nuk i përgjigjeni thirrjes së tij për të dalë në mbrojtje të Rrugës së Allahut, dijeni se Allahu e ka ndihmuar atë edhe kur nuk ishit ju, kur idhujtarët e dëbuan atë dhe Ebu-Bekrin. Ishin vetëm ata të dy dhe asnjë i tretë me ta, kur ashtu të fshehur në shpellën Theur, femohuesit po i kërkonin. Dhe i Dërguari صلى الله عليه وسلم i tha shokut të tij, kur ai u frikësua për jetën e Profetit: “Mos u mërzit, o Ebu Bekër, se Allahu është me ne, me ndihmën dhe mbështetjen e Tij!” Atëherë, Allahu zbriti qetësi në zemrën e të Dërguarit të Vet dhe një ushtri të padukshme me engjëj të gatshëm për ta mbështetur atë. Dhe kështu Ai bëri që të poshtërohej fjala e idhujtarëve dhe të lartësohej Fjala e Allahut, kur ngriti Islamin. Allahu është i Plotfuqishëm në Qenien, në Fuqinë e në Sundimin e Tij dhe Atë nuk mund ta mposhtë askush. Ai është i Urtë në mënyrën se si drejton, përcakton dhe vë ligj.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 10
- Numri i fjalëve
- 43
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 193
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 193
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 194
Në cilën sure është ajeti 9:40?
Surja Et-Tevbe (التوبة). Surja 9 nga 114 · 129 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 9:40?
Xhuzi: 10.
Në cilën faqe është ajeti 9:40?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 193 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 193 · Mushafi Naskh (612 faqe): 194.
Sa fjalë ka ajeti 9:40?
Numri i fjalëve: 43.
Sa shkronja arabe ka ajeti 9:40?
Ajeti 9:40: 175 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 9:40 në Kuran?
Ajeti 9:40 është ajeti 1,275 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Et-Tevbe?
Surja Et-Tevbe ka 129 ajete. Është surja numër 9 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Et-Tevbe është mekase apo medinase?
Surja Et-Tevbe klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 9:40?
Po. Ajeti 9:40 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Et-Tevbe?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 129 ajetet dhe 2,498 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.