Kalo te përmbajtja

Surja El-Mumtehine 60:4 الممتحنة

Ky është ajeti 4 nga 13 i sures El-Mumtehine, ajeti 5154 nga 6236 në Kuran, xhuzi 28. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 549.

قَدۡ كَانَتۡ لَكُمۡ أُسۡوَةٌ حَسَنَةٞ فِيٓ إِبۡرَٰهِيمَ وَٱلَّذِينَ مَعَهُۥٓ إِذۡ قَالُواْ لِقَوۡمِهِمۡ إِنَّا بُرَءَٰٓؤُاْ مِنكُمۡ وَمِمَّا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ كَفَرۡنَا بِكُمۡ وَبَدَا بَيۡنَنَا وَبَيۡنَكُمُ ٱلۡعَدَٰوَةُ وَٱلۡبَغۡضَآءُ أَبَدًا حَتَّىٰ تُؤۡمِنُواْ بِٱللَّهِ وَحۡدَهُۥٓ إِلَّا قَوۡلَ إِبۡرَٰهِيمَ لِأَبِيهِ لَأَسۡتَغۡفِرَنَّ لَكَ وَمَآ أَمۡلِكُ لَكَ مِنَ ٱللَّهِ مِن شَيۡءٖۖ رَّبَّنَا عَلَيۡكَ تَوَكَّلۡنَا وَإِلَيۡكَ أَنَبۡنَا وَإِلَيۡكَ ٱلۡمَصِيرُ

Shembull i mrekullueshëm për ju është Ibrahimi dhe ata që kanë qenë me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne shkëputemi nga ju dhe nga ato që ju i adhuroni në vend të Allahut; ne ju mohojmë dhe armiqësia e urrejtja midis nesh është e përhershme, derisa të besoni tek Allahu Një dhe i Vetëm”. Përjashtim (nga ky shembull) bën fjala e Ibrahimit për të atin: “Unë do të kërkoj falje për ty, por nuk kam kurrfarë mundësie për të të mbrojtur para Allahut. O Zoti ynë, tek Ti mbështetemi, Ty të drejtohemi dhe tek Ti do të kthehemi.

60:4 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Mumtehine
0/13
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Mumtehine 60:4 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 60:4

Al-Mukhtasar

Vërtetë ju -o besimtarë- keni shembull të mirë mirë Ibrahimin -paqja qoftë mbi të!- e besimtarët që ishin me të, kur iu drejtuan popullit të vet jobesimtar me fjalët: “Ne distancohemi prej jush dhe prej idhujve që ju adhuroni në vend të Allahut. Ne e mohojmë fenë tuaj dhe mes nesh tashmë ka dalë në shesh armiqësia e urrejtja derisa ju t’i besoni Allahut të Vetëm dhe të mos i bëni Atij shok askënd. Kështu, si ata edhe ju duhet të distancoheni nga populli juaj jobesimtar. Përjashtim nga ky shembull është fjala e Ibrahimit, kur ai iu drejtua të atit e i tha: “Unë do t’i kërkoj falje Allahut për ty e do t’i lutem Atij të të falë, edhe pse unë nuk kam në dorë kurrfarë mundësie për të shpëtuar ty prej dënimit të Allahut!”. Këto fjalë Ibrahimi ia ka thënë babait të tij para se Allahu t’i tregonte atij se i ati do të vdiste mohues e idhujtar. Pastaj Ibrahimi iu lut Allahut e tha: “O Zoti ynë, vetëm tek Ti mbështetemi për çdo punë tonën; vetëm Ty të drejtohemi me lutje e pendim! Vetëm tek Ti do të jetë kthimi i të gjithëve për të dhënë llogari.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
28
Numri i fjalëve
52
Mushafi i Medinës (604 faqe)
549
Mushafi IndoPak (610 faqe)
549
Mushafi Naskh (612 faqe)
550
Në cilën sure është ajeti 60:4?

Surja El-Mumtehine (الممتحنة). Surja 60 nga 114 · 13 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 60:4?

Xhuzi: 28.

Në cilën faqe është ajeti 60:4?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 549 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 549 · Mushafi Naskh (612 faqe): 550.

Sa fjalë ka ajeti 60:4?

Numri i fjalëve: 52.

Sa shkronja arabe ka ajeti 60:4?

Ajeti 60:4: 219 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 60:4 në Kuran?

Ajeti 60:4 është ajeti 5,154 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Mumtehine?

Surja El-Mumtehine ka 13 ajete. Është surja numër 60 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Mumtehine është mekase apo medinase?

Surja El-Mumtehine klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 60:4?

Po. Ajeti 60:4 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Mumtehine?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 13 ajetet dhe 348 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play