Kalo te përmbajtja

Surja El-Bekare 2:275 البقرة

Ky është ajeti 275 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 282 nga 6236 në Kuran, xhuzi 3. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 47.

ٱلَّذِينَ يَأۡكُلُونَ ٱلرِّبَوٰاْ لَا يَقُومُونَ إِلَّا كَمَا يَقُومُ ٱلَّذِي يَتَخَبَّطُهُ ٱلشَّيۡطَٰنُ مِنَ ٱلۡمَسِّۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ قَالُوٓاْ إِنَّمَا ٱلۡبَيۡعُ مِثۡلُ ٱلرِّبَوٰاْۗ وَأَحَلَّ ٱللَّهُ ٱلۡبَيۡعَ وَحَرَّمَ ٱلرِّبَوٰاْۚ فَمَن جَآءَهُۥ مَوۡعِظَةٞ مِّن رَّبِّهِۦ فَٱنتَهَىٰ فَلَهُۥ مَا سَلَفَ وَأَمۡرُهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِۖ وَمَنۡ عَادَ فَأُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet, sepse ata thonë se tregtia është njëlloj si kamataria. Porse Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatarinë e ka ndaluar. Ai të cilit i vjen këshilla nga Zoti i tij dhe i shmanget kamatës, le ta mbajë atë që tashmë ka fituar dhe fati i tij është në duart e Allahut. Ndërsa ata që i kthehen kamatës sërish, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

2:275 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Bekare
0/286
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Bekare 2:275 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 2:275

Al-Mukhtasar

Pasi Allahu i Lartësuar nxiti besimtarët për të dhuruar në Rrugë të Tij, nëpërmjet bashkëpunimit dhe ndihmës së ndërsjellë mes myslimanëve, u bëri thirrje të bëjnë kujdes nga ajo që është e kundërta e saj, që është kamata. Allahu thotë:

Sa u përket atyre që merren me kamatën dhe përfitojnë prej saj, Ditën e Ringjalljes ata do të ngrihen prej varreve ashtu siç ngrihet i prekuri nga shejtani, që përpëlitet si i sëmuri nga epilepsia. Kjo, për arsye se ata i kanë lejuar vetes fitimin prej kamatës, duke mos bërë dallim mes fajdes dhe fitimit të lejuar me anë të tregtisë dhe thonë: “Në fakt, fitimi me tregti është si fitimi me kamatë në qenien e tij hallall, sepse të dyja synojnë shtimin e pasurisë.” Allahu u kthen përgjigje, duke ua hedhur poshtë si të pavërtetë këtë krahasim. Allahu sqaron se Ai e ka lejuar fitimin nëpërmjet tregtisë, sepse tek ajo ka dobi të përgjithshme dhe vetjake. Në anën tjetër, Zoti Fuqiplotë e ka ndaluar fitimin nëpërmjet kamatës, për shkak të padrejtësisë që ndodh aty, ku shfrytëzohet nevoja e tjetrit dhe merret pasuria e tij pa i dhënë asgjë në këmbim. Prandaj, kush mëson për këtë urdhër nga Zoti i botëve për ndalimin dhe rrezikshmërinë e kamatës dhe heq dorë prej saj i penduar për çfarë ka bërë, atij i falet ky gjynah dhe i lejohet t'i mbajë fitimet e kaluara. Sa i takon së ardhmes, çështja e tij mbetet tek Allahu. Kështu, nëse ai vazhdon të merret me kamatë edhe pasi ka mësuar për ndalimin e saj nga Allahu dhe i është sqaruar argumenti, atëherë ky njeri e meriton hyrjen në Zjarr dhe qëndrimin aty në përjetësi. Me termin "përjetësi" nënkuptohet ose dënimi i përjetshëm për ata që e quajnë të lejuar kamatën, ose qëndrimi shumë i gjatë, por i fundmë, në Xhehenem, sepse qëndrimi i pafundmë në Zjarr do të jetë vetëm për ata që vdesin si jobesimtarë, ndërsa pasuesit e Teuhidit nuk do të jenë të përjetshëm në të.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
3
Numri i fjalëve
45
Mushafi i Medinës (604 faqe)
47
Mushafi IndoPak (610 faqe)
47
Mushafi Naskh (612 faqe)
48
Në cilën sure është ajeti 2:275?

Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 2:275?

Xhuzi: 3.

Në cilën faqe është ajeti 2:275?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 47 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 47 · Mushafi Naskh (612 faqe): 48.

Sa fjalë ka ajeti 2:275?

Numri i fjalëve: 45.

Sa shkronja arabe ka ajeti 2:275?

Ajeti 2:275: 186 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 2:275 në Kuran?

Ajeti 2:275 është ajeti 282 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Bekare?

Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Bekare është mekase apo medinase?

Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 2:275?

Po. Ajeti 2:275 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play