Kalo te përmbajtja

Surja El-Mumtehine 60:10 الممتحنة

Ky është ajeti 10 nga 13 i sures El-Mumtehine, ajeti 5160 nga 6236 në Kuran, xhuzi 28. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 550.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا جَآءَكُمُ ٱلۡمُؤۡمِنَٰتُ مُهَٰجِرَٰتٖ فَٱمۡتَحِنُوهُنَّۖ ٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِإِيمَٰنِهِنَّۖ فَإِنۡ عَلِمۡتُمُوهُنَّ مُؤۡمِنَٰتٖ فَلَا تَرۡجِعُوهُنَّ إِلَى ٱلۡكُفَّارِۖ لَا هُنَّ حِلّٞ لَّهُمۡ وَلَا هُمۡ يَحِلُّونَ لَهُنَّۖ وَءَاتُوهُم مَّآ أَنفَقُواْۚ وَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكُمۡ أَن تَنكِحُوهُنَّ إِذَآ ءَاتَيۡتُمُوهُنَّ أُجُورَهُنَّۚ وَلَا تُمۡسِكُواْ بِعِصَمِ ٱلۡكَوَافِرِ وَسۡـَٔلُواْ مَآ أَنفَقۡتُمۡ وَلۡيَسۡـَٔلُواْ مَآ أَنفَقُواْۚ ذَٰلِكُمۡ حُكۡمُ ٱللَّهِ يَحۡكُمُ بَيۡنَكُمۡۖ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ

O besimtarë, kur ju vijnë besimtaret të mërguara, provoni (besimin) tek ato. Allahu e di më mirë besimin e tyre. Nëse bindeni se ato janë besimtare, mos i ktheni te jobesimtarët. Ato nuk janë (bashkëshorte) të ligjshme për ata dhe as ata nuk janë (bashkëshortë) të ligjshëm për ato. Kthejuni jobesimtarëve pajën, që u kishin dhënë atyre363. Nuk ka pengesë që t’i merrni ato për bashkëshorte, pasi t’u jepni pajën e martesës. Mos qëndroni në martesë me idhujtare. Kërkoni atë që keni dhënë (si pajë), por dhe jobesimtarët le të kërkojnë atë që kanë dhënë. Ky është ligji i Allahut, Ai ju gjykon ju; Allahu di çdo gjë dhe është i Gjithëdijshëm e i Urtë.

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 363 Pra, grave besimtare që emigruan nga Meka në Medinë.

60:10 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Mumtehine
0/13
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Mumtehine 60:10 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 60:10

Al-Mukhtasar

O ju që keni besuar Allahun dhe vini në zbatim porositë e Tij! Nëse ju vijnë besimtaret e shpërngulura prej një vendi ku u ndalohet Islami, gjithsesi merrini në pyetje për sinqeritetin e besimit të tyre, edhe pse Allahu e di më mirë se çdokush besimin e tyre. Nëse kuptoni se ato besojnë Allahun Një e të Vetëm dhe të Dërguarin e Tij, atëherë ju detyroheni t’i merrni ato nën mbrojtje e të mos ua ktheni më bashkëshortëve të tyre jobesimtarë. Kjo pasi as besimtareve nuk u lejohet që të martohen me jobesimtarët dhe as jobesimtarëve nuk lejohet që t’u jepen besimtare për martesë. Kështu që jepuni atyre (jobesimtarëve) shpenzimet e bëra për to, nëse ata jua kërkojnë këtë dhe pasi ato të kenë kaluar periudhën e pastrimit pas ndarjes, nuk është gjynah për ju që ju të martoheni me to e t’i merrni për bashkëshorte, nëse u jepni atyre mehrin (prikën) e martesës. Kurrsesi mos u martoni me një grua që është mohuese e as mos i mbani, nëse janë të tilla. Nëse jeni martuar me to dhe ato kanë ikur, duke kërkuar strehim tek idhujtarët, atëherë kërkojuni idhujtarëve aq pasuri sa ju keni shpenzuar për to dhe ata le të kërkojnë prej jush aq pasuri sa ata kanë shpenzuar për ish-gratë e tyre, nëse vijnë tek ju si besimtare. Ky është gjykimi i Drejtë i Allahut për ju, me të cilin Allahu gjykon mes palësh. Dijeni se Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë dhe i Urtë në gjithçka që urdhëron e vendos.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
28
Numri i fjalëve
55
Mushafi i Medinës (604 faqe)
550
Mushafi IndoPak (610 faqe)
550
Mushafi Naskh (612 faqe)
551
Në cilën sure është ajeti 60:10?

Surja El-Mumtehine (الممتحنة). Surja 60 nga 114 · 13 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 60:10?

Xhuzi: 28.

Në cilën faqe është ajeti 60:10?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 550 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 550 · Mushafi Naskh (612 faqe): 551.

Sa fjalë ka ajeti 60:10?

Numri i fjalëve: 55.

Sa shkronja arabe ka ajeti 60:10?

Ajeti 60:10: 254 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 60:10 në Kuran?

Ajeti 60:10 është ajeti 5,160 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Mumtehine?

Surja El-Mumtehine ka 13 ajete. Është surja numër 60 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Mumtehine është mekase apo medinase?

Surja El-Mumtehine klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 60:10?

Po. Ajeti 60:10 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Mumtehine?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 13 ajetet dhe 348 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play